SINQERITETI I GJASHTË VJEÇARES
Ishte një herë një vajzë e vogël (gjashtë
vjeçare) e cila agjëronte Ramazanin, edhe pse kjo nuk është e detyrueshme për
njerëzit nën moshën e pjekurisë. Ajo ishte në shkollë, në kohën e drekës, kur
të gjithë fëmijët e tjerë dolën jashtë për të ngrënë drekën, ajo ishte ulur në
klasë, sepse ishte duke agjëruar. Mësuesja e saj jomuslimane mendoi se ajo
ishte e re për të agjëruar, dhe kështu i tha asaj se nuk ishte e nevojshme të
agjërosh dhe se ajo mund të ngrënte bile pak. Por vajza nuk hante. Pastaj
mësuesja i tha: “Prindërit tuaj nuk janë këtu, nuk ka gjë të keqe nëse han pak.”
Vajza iu përgjigj: “Unë nuk jam duke agjëruar për prindërit e mi, unë agjëroj
për Allahun”. Ky qëndrim i thjeshtë pati një efekt të madh tek mësuesja e cila
më vonë pranoi Islamin.