Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Përgatiteni Veten Për Dimër Mon 19 Dec 2011 - 2:17 | |
| Përgatiteni Veten Për Dimër Ky sezon ka të mirat dhe të këqijat e tij. Duke u munduar të abuzoni me ushqimin harroni ato që janë më thelbësoret; hani shëndetshëm dhe gjithçka duke përfshirë edhe frutat dhe perimet. Për të luftuar kundër lodhjes dhe dëshpërimit, përdorni frutat dhe perimet e sezonit. Nëna natyrë i ka menduar të gjitha dhe për këtë sezon ka sjellë agrumet, të cilat japin plot energji. Në mëngjes, shtrydhni disa portokalla ose hani ndonjë frutë të freskët. Nëse keni mundësi, blini herë pas here edhe ndonjë ananas apo mango. Të ngrënit shëndetshëm dhe marrja e vitaminave, ngre edhe moralin. Nuk iu tërheqin aspak perimet? Nëse doni të shijoni një supë të mirë, edhe “armiqtë” ushqimore bëhen “miqtë” tuaj më të mirë. Përdorni ato edhe kur bëni kek me djathë. Kungulli i njomë apo edhe kungulli normal duhet përdorur sa më shumë. Mundohuni të përdorni edhe sa më shumë erëzat dhe bimët aromatike. Disa mbrojnë organizmin nga infeksionet dhe nga gripi. Përdorni pa kursim koprën, majdanozin, sherbelën, etj. Për t’u mbrojtur nga problemet e dimrit, mos harroni as frutat e thata. Ato nuk të shëndoshin dhe organizmit i nevojiten mjaft. Përsa i përket mishit, peshkut apo vezëve, konsumoni ato por mundohuni t’i varioni sa më shumë. | |
|