Pyeta veten, pse dhëmbët çdo ditë i pastroj ndërsa për pastrimin e fjalorit kaq pak kujdesem?
Kur të dal nga shtëpia çdo ditë shikohem në pasqyrë por… sa herë mendoj se a thua si janë sjelljet e mija?!
Mërzitem kur humb 5 euro ndërsa harroj sa kohë të namazit i kam humbur?
Për çudi, pse kur dikush me mashtron hidhërohem prej tij dhe nuk i flas, ndërsa shejtani qe vazhdimisht më mashtron serish gjen derë në jetën time??!
E sa here qe dua të pavarësohem duke ikur nga te qenit rob i Allahut e gjej veten se jam bere rob i te tjerëve! Pse?
E sikur një zë më vije e më pyet: Pse me gjynahe krekosesh, a nuk ka ardhur koha të turpërohesh?!
Pyes vetën, pse kur arrite në pozitë, njerëzit filluan të mërziten me sjelljet tua?!
Pse njollat në rrobat tua shumë i vëren ndërsa sjelljet e tua të këqija aspak nuk i vëren?!
Serish pyeta veten, pse vallë pret prej njerëzve fjalë të mira ndërsa harron se që kur ata nuk dëgjuan fjalë të ëmbla nga ti!?
A nuk e di se kur shanë tjetrin ke sharë nënën e vet?
Pse mashtrimin e tjerëve e konsideron zgjuarsi a ke harruar se mashtruesit i pret një fund i dëshpruar?
Pse e fal vetëm një xhuma dhe ke harruar se rezultati momental është 34 me 1?!
A nuk e ke venë re se vetja të duket perfekt ndërsa gjithë të tjerët kanë defekt?
Sikur ke harruar se dita e provimit flet për rezultatin e mësimeve tua, epo dita e gjykimit c’ka flet?
Sikur kapa veten duke imituar këngëtar apo sportist me sjelljet e mia dhe harrova se askush nuk është më shëmbëlltyrë e mirë për t’u emituar se Muhamedi a.s?!
Mesazhi/Enis Cakaj