Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Zemra e dhënë pas ibadetit të natës Wed 21 Dec 2011 - 11:11 | |
| Zemra e dhënë pas ibadetit të natës “Ngrihu natën nga gjumi, Të shfaqen të fshehtat, Nuk privohet ai që thotë Allah, Përgjërohu rob,përgjërohu Allahut.”
Netët, bashkë me agimet që mbartin nëvetvete, kanë një klimë shpirtërore të vecantë dhe veprat që kryhen në atë kohë janë të pranueshme.Netët që janë pjesë floriri e kohës e shumë formimeve e arritjeve. Kur`ani Fisnik me shprehjen e tij të mrekulluehsme tregon këtë vlerë të netëve e cila I shpie te Allahu të dashurit dhe miqt e tij.Kështu,duke e përmendur 114 herë fjalën natë njofton se edhe ai vetë ka filluar të zbresë në një natë të shenjtë. “Dyert e mëshirës happen natën” “Kaloje një pjesë të natës,si falje shtesë për ty (O Muhammed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar(Makamu Mahmud)” (El-Isra,79) “Ata ngrihen nga shtrati, I luten Zotit me frikë e me shpresë dhe japin në rrugë të Allahut nga ajo që I kemi furnizuar:. (Edh-Dhurijat, 17-18) I Nderuari ynë,sal-lallahu alejhi ves-selem, na përgëzonte se Zoti I Madhëruar në kohën e agimit zbret në qiellin e dunjasë dhe I pranon lutjet që bëhen në atë kohë.Ai thotë: “Unë ju këshilloj që të ngriheni natën(dhe të falni namaz nate (dhe falni namaz nate), sepse ky është shkak për afrimin tuaj me Zotin dhe ju mbron nga mëkatet.Është kefaret për të këqijat dhe mbrojtës nga sëmundjet fizike” (Tirmidhi,Deavat,112) “Leximi I sures Mulk cdo natë, është shkak për shpëtimin nga ndëshkimi I varrit dhe për mbrojtjen nga zjarri I xhehenemit.” Nuk ka asnjë vlerë që mund ta zë vendin e namazit të natës, I cili falet në agim për ta lartësuar shpirtin e njeriut.Vecanarisht namazet e natës që fallen në moshën e rinisë. “Dijeni mirë se nderi I besimtarit është në namazin e natës ndërsa respekti I tij është në faktin që të mos ndjejë nevojë për njerëzit.” Ditët janë të lidhura me botën e dukshme, ndërsa netët me botën e gajbit.”(Ibn Arabi,Futuhat, 1.395) Cdo njeri që fal namaz nate në kohën e agimit, duke qëndruar me zemër të të zgjuar në audiencën e Allahut, e ndjen me gëzim se në zemrën e tij po zbresin begatitë hyjnore ashtu sic bie shiu I qetë I pranverës.Atë ditë jeton I gëzuar dhe e mer malli për namazin e natës të radhës”.(Kamil Miras,Texhrid vëll.4,faq.33) Tehexhudi (namazi I natës) është namazi që ndricon errësirën e berzahut.Për këtë arsye,ata që dëshirojnë ta kenë të ndricuar jetën e berzahut, nuk duhet ta lënë këtë namaz.Sepse drita që ndricon varrin është namazi I natës. Dihet s emistikët ikanë dhënë shumë rëndësi gjallërimit të netëve.Si: Junus Emre,Mevlana Xhelaludin Erumiu etj. E ky I fundit ka thurur disa avrgje për namazin e natës: O ti sy! Cfarë është gjumi?! Kështu që zgjohu natën Shikoj yjet sesi shëtisin!
Profeti,salall-llahu alejhi ëes-selem, ka thënë: “Natën ka një kohë që, nëse muslimani e arrin dhe kërkon nga Allahu mirësinë e kësaj bote e të ahiretit,Allahu ia jep patjetër.Kjo kohëndodhet cdo natë.”Po ashtu ka thënë: “Dy rekate namaz që I fal biri I Ademit në agim, janë më të mira se kjo botë dhe cdo gjë që ka Brenda saj.Sikur ta dija se nuk do të ishte e vështirë për ummetin tim, do t`ua bëja farz atyre”. “Mos e kalo natën pa namaz qoftë kjo kohë e faljes edhe sa mjeljae një devejeapo deleje.Edhe namazi që fallen në fund të namazit të jacisë,është prej namazit të natës.” “Dy rekate namaz që fallen në mesnatë janë kefaret për mëkatet.” Epërsia e namazit të natës ndaj namazit të ditës është si epërsia e lëmoshës që jepet në mënyrë të fshehtë ndaj asaj që jeept haptazi.” Nëse besimtari e përdor natën me qëllim dhe merr pjesë nga klima shpirtërore e përkujtim të Allahut, nata e tij bëhet më e mirë se dita. Netët janë kohët më të rëndësishme për lutje dhe përgjërime për shpëtimin nga ndëshkimi hyjnor. Nëna e Hz.Sulejmanit I tha birirt të saj: “O biri im I dashur! Mos fli shumë natën,sepse fjetja e shumtë natën e le të varfër njeriun ditën e kijametit.” Muhammedi, salallahu alejhi ves-selem,qëndronte në kijam e falte namaz natën derisa t`I plasnin këmbët dhe derisa I enjteshin pulpat. Ai, salallahu alejhi ve selem, nuk ishte dikush tjetër por I Nderuari I dy botrave,shpirti I shpirtrave sulltani I zemrave, I dashuri I Allahut e I Rahmanit. Kurse Hazreti Aishe e pyeti: “O I Dërguari I Allahut ! Allahu t`I ka falur të gjitha gabimet që ke bërë në të kaluarën dhe ato që mund të bësh në të ardhmen.Përse e lodhni kaq shumë veten?” I Nderuari ynë iu përgjigj: “A të mos jem një rob që e falenderon Allahun?” Domethënë: A ta lë tehexhudin? Nëse veproj kështu,nuk mund të jem një rob falënderues. Të mos I kalosh gjithmonë netët duke fjetur, port ë ngrihesh dhe të falësh namaz nate,është punë imani,sepse namazi I natës e shpëton njeriun nga dëshkimi I xhehenemit. Lus Allahun që të jemi prej fatmirëve,të cilët e lënë gjumin për në varr dhe reatimin për në xhenet.
| |
|