Pershendetje Redaksi e Kohes Ditore
Ne artikullin e dates 17.10.2011 keni shkruar nje artikull ne lidhje me demtimin e varrezave te deshmoreve ne komunen e vushtrrise shih linkun http://www.koha.net/index.php?page=1,13,73361 i titulluar "Një mjekrosh u vizatoi mjekra martirëve në varrezat e Vushtrrisë"
Me vone doli se per keto vizatime qe nuk ishin bere vetem ne varre por edhe ne mure te shtepive kishte qene nje grup femijesh. Sipas raportit te dhene nga ju keni thene se banoret e kesaj lagjeje kan pare nje mjekrrosh duke i larguar lulet nga varri dhe duke bere vizatime. Une nuk kam bere hulumtim te kesaj ceshtje por dyshoj se puna e mjekrroshit eshte fantazuar nga Koha Ditore.
Koha ditore per kete trillim nuk kerkoi asnjehere falje, por pasi ne Kosove nuk sundon drejtesia perndryshe per kete manimpulim te lajmit koha ditore do te ishte dashur te gjobitej per perhapje te islamofobise.
Tani ne te njejtin rast te dates se sotme shkruan sipas policise "Varrezat e hebrenjve janë dëmtuar nga dy persona me mjekra"
http://www.koha.net/?page=1,13,81561
Sipas Policise kjo eshte bere nga dy persona me mjekrra, Policia nuk ofron asnje deshmi ( Incizim, fotografi, shenja te gishterinjeve) pervec qe prape koha ditore potencon banoret se gjoja ne kushte anonimiteti kan pare dy persona me mjekrra. Krejt kjo duket nje trillim i bere nga qarqe qe kan per qellim perhapjen e frikes nga Muslimanet. Koha Ditore nuk ka qene dhe nuk eshte ne gjendje te kuptoj se muslimanet qe mbajne mjekrra nuk jane perkrahes te nazizmit apo te perdorin simbole qe jane ne kundershtim me parimet islame.