Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Definimi i kohës | |
Pasha kohën! Njerëzit janë në humbje të sigurt. Përveç atyre që besuan, bënë vepra të mira e këshilluan njeri tjetrin në të vërtetën, dhe këshilluan njëri tjetrin në durim. Nëse shfletojmë pak fjalorët filozofikë e ndalemi në termin kohë, do të hasim mendime të shumta që do të mundohen ta përkufizojnë atë si fenomen, e disa të tjerë nuk e quajnë atë as fenomen, që t’u lënë rrugën të tretëve të cilët do të abstenojnë në komentimin e saj, dhe marrin vetëm atë që mund të dihet prej kohës, e djeshmja e sotmja dhe e nesërmja. Është pyetur Toma Akuini, ç’është me kohën kur e djeshmja shkoi, të nesërmes s’i dihet, e të sotmen s’e definojmë dot? Dhe të tërë këto mendime edhe më shumë na turbullojnë qëndrimet dhe ne s’arrijmë ta krijojmë një të tillë tonin. Pamfletet historikë të biografive të mendjeve të ndritura të historisë së njerëzimit na tregojnë se edhe pse s’e definuan dot, filozofë e dijetarë megjithatë s’e lanë pa shfrytëzuar asnjë çikë të saj, e arabët kur patën në dorë thesaret e dijes së gjallë thanë: Koha është si shpata, nëse s’e pret, të pret. Madhështinë e këtij nocioni të shkencës dashamirëse të urtësisë e gjejmë në vetë faktin se All-llahu fuqiplotë betohet në të. Për njerëzit është e ndaluar të betohen në gjë tjetër pos Allllahut, e All-llahu betohet në krijesa për të treguar vlerën e sendit në të cilin betohet, e padyshim që koha, të cilës Ai ia kushtoi një kaptinë të tërë kur’anore, duhet të shfrytëzohet, meqë kalon shpejt, e Pejgamberi na porosit shumë bukur kur thotë:Assesi mos e leni punën e sotme për nesër. Edhe pse kalon shpejt, ajo ngërthen në gji popuj e njerëz, perandori e mbretëri dielli i së cilave s’shihej të perëndonte kurrë, mban vendbanime që pas vetes lanë vetëm gërmadha, mban në vete emra që si vetë ajo mbetën të padefinuar sepse u mbytën në lumin e rrjedhës së pakthyeshme të kohës, njerëz që çelësat e sëndukëve të pasurisë s’ia mbanin dot një turmë të fuqishmish, e çka?! E gëlltiti toka, si atë, si Faraonin, si Hamanin, si Adin e Themudin si Popullin e Ejkesë, Tubbeit. E s’tha kot poeti: S’kam parë sikur koha për njeriun këshillues, e as si fatkeqësia për të udhëzues. Shprehia e punës është virtyt i imanit të pastër. Besimtari duhet maksimalisht ta shfrytëzon çdo minutë të lirë, e ta shpenzojë, në të mira, devotshmëri, në thirrje në të mirë e ndalesë nga e keqja, e jo në të shëmtuara e armiqësi. Jo kot, sot në botë vlerësohen popujt që shfrytëzojnë kohën dhe që janë të vetëdijshëm për pakthyeshmërinë e saj, vetëm në saje të shfrytëzimit të kohës së lirë ne muslimanët mund të kthejmë atë që kishim, dhe të bëhemi edhe një herë ajo që ishim, kur lavdishëm mbanim në dorë lapidarët e lavdisë e feja i përcaktonte kombet, e jo kombi fenë, atëherë do të jemi të aftë t’i gjunjëzojmë evropianët e t’u tregojmë se mbi supe tona u rilindën, se ne gjyshërve të tyre ua dhamë lapsin të shkruajnë e ata me të na nxorën sytë, se ne i mëshiruam, u hapëm shtigje suksesi, u mundësuam jetë më të mirë, e i mbrojtëm më shumë se veten, se ashtu na mësonte feja, se ne ishim, se ne gjithmonë kemi qenë çliruesit e asnjëherë pushtuesit, se ne ia çelëm rrugën dijes, e cila kishte ngecur në baltë. Ne kemi një rrugë, e kemi rrugën e shpëtimit, prandaj, të mos rrimë duarkryq, e të dëgjojmë tiktaket orës si kalojnë e të na deh monotonia e tyre, por çdo goditje e akrepave të saj, të na godasë zemrën, dhe të lëshojmë një “ah” për çdo sekondë të kaluar huq e të pashfrytëzuar.
| |
|