Merre shokun dhe ejani së bashku në xhennet Transmeton hazreti Enesi: Rinim bashkë me të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s) Në një moment buzëqeshi. E pyeta përse buzëqeshi? Ai mu përgjigj: Dy vetë prej ummetit tim dlain para Allahut .
Njëri thotë, Zoti im unë kam hak te ky njeri, merre prej tj dhe ma jep mua.
Allahu i Lartëmadhëruar i drejtohet tjetrit: Ktheja hakun.
Njeriu i përgjigjet:
Zoti im, mua nuk më ka mbet ansjë sevap.
Allahu thotë:
A e sheh këtij njeriu nuk i ka mbet ansjë sevap, ë`do të bësh?
Njeriu tjetër thotë:
Atëherë le t`i merr gjynahet e mija.
Pejgamberi a.s kur e tregonte këtë nga sytë i pikuan lot dhe tha : Ajo ditë është një ditë e madhe. Njeriu dëshiron ti merren gjunahet.
Pas kësaj Allahu i drejtohet atij që i është bërë padrejtësi.
Çoje kokën dhe shikojë xhenentin.
Njeriu thotë:
Ja Rabb shoh xhenente të punuara me gurë të çmueshëm dhe pallate prej ari dhe argjendi. Për kë janë këto, për cilin pejgamber, për cilin dëshmor?
Allahu i Lartëmadhëruar urdhëron.
Këto janë për ata që e kanë blerë nga unë dhe e kanë paguar.
Njeriu thotë:
Kush mund t`i blej këto?
Allahu i thotë: Nëse dëshiron këto mund të jenë të tuat.
Njeriu pyet.
Ja Rabb si është e mundshme kjo?
Allahu i thotë:
Nëse ia fal hakun këtij njeriu.
Njeriu thotë:
Atëherë unë ia fala hakun tim.
Pas kësaj Allahu urdhëron.
Merre shokun , bashkërisht hyni në xhennet.
Muhamemdi a.s urdhëroi;
“Keni drojë Allahun, nderoni shumë Atë dhe rregulloni marrëdhëniet mes veti. A e shihni se Vetë Allahu i rregullon marrëdhëniet mes besimtarëve.”