Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Paraja (Tregim islam për fëmijë) Thu 29 Dec 2011 - 11:19 | |
| Ishte ditë Ramazani, Ethemi,pak para se të afronte iftari,shkoi në furrë për të marrë byrekun.Përpara furrës ishte një radhë e gjatë.Kur u afrua koha e iftarit,njerëzit që prisnin në radhë,filluan të mos duronin më.Furaxhiu ishte edhe më I shqetësuar.Nuk ishte e lehtë t`u jepje byrekët atyre që vinte radha dhe t`u merrje paratë. Pak para se të binte daullja e iftarit, I erdhi radha Ethemit.Furaxhiu ishte tepër I lodhur dhe gabimisht I ktheu më shumë kusur. Mos ndodhi ndonjë gabim,bir? Ethemi u përgjigj: -Jo xhaxha! Mori paratë dhe shkoi në shkoi në shtëpi duke vrapuar. Në tryezën e iftarit, Ethemi kishte humbur në mendime.Kur hyri në shtrat,shqetësimi iu shtua edhe më shumë.Sikur një njeri I padukshëm po i kërkonte llogari dhe I thoshte: “Pse e bëre këtë? Përse I more paratë,të cilat nuk ishin të tuat?” Ai mendoi t`ia tregonte nënës së tij ato që kishin ndodhur. Pastaj menjëherë hoqi dorë.Me siguri nëna do ta qërtonte dhe do të zemrohej shumë. Gjatë natës pa ëndrra të frikshme.Kur u zgjua në mëngjes, ishte edhe më I shqetësuar dhe dicka e mundonte në zemër.Këputi fletën e kalendarit dhe filloi ta lexonte.Aty shkruhej ky hadith fisnik I Pejgamberit tonë a.s: “Mëkati është ajo gjë që ta bren zemrën dhe nuk dëshiron që ta dinë të tjerët.” (Muslim,Birr, 14-15) Ethemi ndjeu se iu skuq fytyra.Sikur këtë hadith Pejgamberi ynë I Nderuar e kishte shjkruar tamam për të.Shkoi drejt e te furra.Paratë,të cilat nuk ishin të tijat, ia dorëzoi furaxhiut duke I kërkuar ndjesë. | |
|