Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Unë të besoj O I Dërguari i Allahut Thu 29 Dec 2011 - 11:30 | |
| Qabeja është vend I shenjtë.Ajo është ndërtuar nga Hazreti Ademi dhe e restauruar nga Hazreti Ibrahimi. Meka është vendi I shenjtë që nga koha e njeriut dhe profetit të parë.Këtu janë ngritur panaire të ndryshme, pasi ishte vend I begatë.Në këtë qytet vinin karvanet nga shtetet fqinje dhe qytetet e tjera. Në një nga lagjet e Mekës ndodhi kjo ngjarje… Një pasdite kur fëmijët po përfundonin lojën e tyre dhe zogjtë po iknin një nga një në cerdhe,papritur një fëmijë dhe ky ishte Enesi, u nda nga grupi I bashkëmoshatarve.Në vend që të shkonte në shtëpi, u nis drejt tregut.Kur mbërriti pranë kodrës safa, vuri re se një grup njerëzish, të cilët rrethonin një njeri. Dicka paska ndodhur….”,-mendoi me vete Enesi dhe kureshtja e ftoi t`I drejtohej turmës. Me t`u afruar, dalloi një njeri.Ai po ligjeronte para njerëzve. “Po, ky është Muhammedi, I Besueshmi! Cfarë thotë vallë?..” mendoi përsëri me vete. Enesi u afrua dhe dëgjoi më qartë fjalët e Tij. -O populli Kurejsh! Nëse u them se pas këtij mali keni armiqtë tuaj që do t`iu sulmojnë dhe do t`iu grabisin mallrat, a do të më besonit?... Të gjithë njerëzit bashkë me Enesin thanë: -Të besojmë! Deri tani, nuk na ke gënjyer.Ti je njeri I sigurtë! Ti je më I besueshmi dhe më I rregullti ndër ne! -Atëherë unë po ju them se, mua më ka dërguar Allahu I Lartëmadhëruar për t`ju udhëzuar në rrugën ë drejtë. Papritur ra heshtja.Të gjithë shihnin njëri tjetrin të habitur.Kihsin marrë një ftesë të papritur…. Heshtjen e theu Ebu Lehebi, Xhaxhai I Muhammedit a.s, I cili përdori fjalë të rënda e të pahijshme kundër nipit të tij. Pas këtij qëndrimi të ashpër të Ebu Lehebit, njerëzit nisën të shpërndahehsin, të pavendosur dhe të habitur.Sikur s`po kuptonin asgjë.Vështronin Ebu Lehebin, I cili ngjante I vetmuar. Muhammedi a.s, zbriti nga kodra Safa dhe hodhi një shikim dasham,irës Enesi që kishte mbetur I cuditur dhe kishte rënë në mendime të thella. Ai nuk ia ndante vështrimin Muhammedit a.s dhe nga zemra I dolën këto fjalë:
-Unë të besoj, o I Dërguari I Allahut!...
| |
|
Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Re: Unë të besoj O I Dërguari i Allahut Sat 31 Dec 2011 - 20:15 | |
| Atehere kur zemra e ketij djaloshi e shprehu kete fraze ishn pak ato qe e thonin kete. Tash jane zemrat e atyre njemilarde e shtaqinde milion muslimaneve qe e thone kete fjale NE TE BESOJME O I DERGUARI I ALLAHUT!! | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Unë të besoj O I Dërguari i Allahut Sat 31 Dec 2011 - 22:33 | |
| ...Allahu ju shperblefte te dashure muliman | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Unë të besoj O I Dërguari i Allahut | |
| |
|