Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Portali Presheva jonë del me kundër reagim dhe prononcim:MYFTIU TERNAVA KETO PRONONCIME I KA DHËNË PËR « PRESHEVA JONË » Sun 1 Jan 2012 - 21:09 | |
| - Cito :
Përshëndetje dhe selam të gjithëve..Pa dashur të hymë në polemikë me BIK dhe të nderuarit, myfitun e Republikës së Kosovës Naim Tërnava, sespe ne si agjenci jemi shumë të vegjël të polemizojmë, por po përpiqemi të japim ketë sqarim lidhur me një reagim në web faqen e BIK-së ku përmendet agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë” Preshevë, 1 dhjetor / AIK-Presheva Jonë
Nuk po hyjmë në detaje të letrës së BIK në Prishtinë rreth një reagimi kundër agjencisë informative « Presheva Jonë », ne nuk kundërshtojmë atë, dmth rrespektojmë mendimin dhe shprehjen e lirë të cdo përfaqësuesi të ndonjë organizate ose individi qoftë edhe kundër nesh. Por, kjo nuk donë të thotë se nuk kemi të drejtë edhe ne si redaksi ta japim fjalën tonë. Në fakt më 30 dhjetor të viti të kaluar në orët e pasdites drejtuesi i agjencisë informative ka marrur në telefon kryetarin e BIK-së Naim Tërnava dhe përmes telefonit nga Presheva i ka bërë pyetjen që e keni lexuar dhe ai është përgjigjur ashtu siq e keni e lexuar në web faqen e agjencisë. (për ketë redaksia posedon edhe zërin e incizuar të myftiut tonë).
Ne mund ta marrim si përgjegjësi vetëm se deklarimet, prononicmet e Myftiut Tërnava nuk janë të reja, të freskëta.. por të përsëritura. Por, për shkak aktualitetit të ndërrimeve të motmoteve dhe reflektimi i tij ndër muslimanët shqiptarë..dhe ashtu redaktori ynë për cështje religjioni ka marrur dhe e ka botuar pa pasur kurrëfarë të keqe e as prapavije, thjesht ishte një deklaratë duke mos dashur të njullosë askënd as BIK e as z.Terënava i cili para një viti kishte deklaruar për agjencinë tonë shkurt se « kush nuk e feston, nuk e feston, por ai që e feston nuk është edhe aq haram.. ». Pas kësaj përgjigjie ai ka dhënë dhe shpejgime tjera, ku sipas tij « Po do të ishte haram, nëse aty përdoren gjërat e ndaluara nga feja jonë, pra alkooli, droga e gjëra tjera të pahijshme..Mundësisht vëllezërit tanë duhet te kursehen në këto kremtime dhe mundësisht t’mos harxhojne shumë pa nevojë. Dhe do të ishte mire dhe mjaft humane dhe solidare nëse dikujt i shkon ndermend qe me ato të holla, që do ti harxhonte për këso kremtimesh, mbrenda një nate, t’i dërgoje skamnorëve, te varfurve, femijeve bonjak apo ne ndonje shtëpie invalidesh me probleme sociale…Sepse Kosova, ne shqiptaret ende nuk i kemi bash rendet aq sa duhet per te harxhuar për një natë qindra euro, kur dihen hallet dhe situata ekonomike e sociale e vëllezërve dhe motrave tona në Kosovën e pasluftës..”.
Dhe tash nëse Myftiu ynë Naim Tërnava paska deklaruar kështu para një viti dhe agjencia në fjalë paska ritransmetuar, ribotuar, nuk di cfarë krimi ketu qenka berë nga Myftiu Tërnava apo nga agjencia « Presheva Jonë » ?! Në fakt ky prononcim i z.Tërnava dhënë para një viti agjencisë informative « Presheva Jonë » përvec se është inqizuar zëri i tij (për hirë të profesionalizmit) mund ta gjeni edhe në ëeb faqet e internetit (psh. në google, nëse shtypni Naim Tërnava – presheva jonë ») dhe automatikisht aty del se keto prononcime jane dhënë dhe botuar pikërisht para nje viti me 31 dhjetor 2010. Dhe tash secili do të shtronte pyetjen, se pse BIK (nuk po them z.Tërnava, se ndoshta reagimi është lëshuar edhe pa bekimin e tij) nuk paska reaguar para një viti, por tash kur agjencia jonë, s’ka bërë gjë tjetër vetëm ka përsëritur deklaratën për shkak aktualitetit, natyrisht duke hjekur datën 2010. Ja po ju dërgojmë edhe linkun, ku dëshmohet se ky prononcim i z.Tërnava daton nga vitit i kaluar (31. Dhetor 2010) që sigurisht edhe lexuesi shqiptarë kanë mund te lexoj edhe më herët, dmth para se të ri-publikohet ne faqen e agjencisë « Presheva Jonë »
http://www.preshevajone.com/myft-naim-ternava-i-pergjigjet-presheva-jone-a-eshte-haram-te-kremtohet-viti-i-ri/
Pra ishte kjo përgjigjie e agjencisë informative „Presheva Jonë“ ndaj reagimit botuar sot ne ëeb faqen e BIK-së e drejtë kjo e jona për hirë të së vërtetës dhe të letrave të lexuesve, vizitorëve tanë (mbi 1400 sish dhe 370 tjera te pablikuara për shkak fjalëve banale dhe fyese).
Sidoqftë, një prononcim apo intervistë të dhënë nga një personalitet, sikur rasti i fundit, cdo medium sikurse edhe redaksia „Presheva Jonë“ ka të drejtë ta përsëris kur të duan dhe sa herë të duan dhe besoj se edhe për vitin 2013 ndoshta do ta ribotojmë të njejtin tekst siq kemi verpuar tash , natyrisht nëse Myftiu Tërnava pajtohet dhe nëse ai nuk ka presione apo kercnime nga dikush. Po përsërisim se sikur redaktori i rubrikës relegjioni ashtu edhe vetë redaksia « Presheva Jonë » ka respekt ndaj BIK dhe personalitetit të Myftiut Naim Tërnava për cka kjo ishte njëra nga tri apo katër prononcimet dhe intervistat të tija dhënë agjencisë informative « Presheva Jonë ». Prandaj, kërkojmë falje nga lexuesit, sidomos nga BIK dhe i nderuari Tërnava që do të jetë mundur të krjohet konfusion, ndoshta edhe pa dijen e tij. Edhe kur të vertetohet dhe dëshmohet se keto prononcime të z.Tärana janë publikuar para një viti ne jemi në gjendje që për shkak rrespektit dhe autoritetit të BIK dhe z. Tërnava, mund ta përbijmë një reagim të tillë dhe ta pranojmë: „valla kemi gabuar, na i bëni hallall“. Fundaj ku punohet edhe gabohet, vetem Allahu (xh.h) është i pagabueshëm. Aleyku selam dhe me rrespekt ! | |
|