Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Falja, ulja e njeriut në sexhde,parandalon kancerin Tue 10 Jan 2012 - 21:44 | |
| Sipas analizës së bërë në institute kombëtar I Teknologjisë Laserike në Kairo të Egjiptit,sexhdeja ndaj Allahut mbron njeriun nga kanceri. Sexhxhdeja ndikon shumë pozitivisht tek gratë shtatzëna, duke e mbrojtur embrionin e tyre nga deformimet e mundshme. Krahas kësaj, ndihmon edhe ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjike.Kryetari I Institutit Kombëtar të Teknologjisë Laserike, njëherë edhe professor I biologjisë,Muhamed Zijaedin Hamid, pohon se në ditët e sotme trupi I njeriut është duke u përballur me valë të shumta elektromagnetike që vijnë nga cdo anë.Prandaj,është e nevojshme që kjo energji e tepërt të largohet nga trupi. “Duke qëndruar në , njeriu ngacmohet më pak nga valët elektromagnetike dhe me kontaktin e ballit me tokën, largon nga trupi më tepër energji”,pohon professor Zijadin, Profesori thotë se në pozitën e sexhxhdes, njeriu prek tokën me shtatë pjesët e trupit të tij dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së liruar.Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në shëndetin e njeriut. Sipas profesorit Zijadin,për të liruar energjinë në mënyrë sa më të shëndoshë gjatë qëndrimit në , duhet të kthehemi në drejtim të Qabes që, sipas tij, është edhe qendra e tokës dhe drejtimi ka qendra e tokës është pozicioni më ideal për të liruar energjinë nga trupi. Pesë kohët e namazit farz (obligim) janë të mjaftueshe për të larguar energjinë e tepërt nga trupi”, deklaron shkencëtari egjiptian, duke theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit, largohen gjatë fajes së namazit të sabahut, duke mudnësuar një fillim të mbarë dhe të shëndoshë për një ditë të re. Namazi I drekës, I iqindisë dhe akshamit, pakësojnë lodhjen de stresin ditor, duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa namazi I jacisë I largon pjesën tjetër të energjisë së tepërt të marrë gjatë ditës, duke mundësuar një gjumë të shëndoshë për njeriun. | |
|