Allahu i Lartësuar na Kur’an thotë: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre..” (Sure Nur, 30-31)
Sytë janë margaritarë të çmuar të cilat nuk ka çmim që mund t’i paguaj. Allahu i ka qujatur “Gjëra të dashura”, ose “ gjëra të shtrenjta”, siç ka ardhur në hadithin e Buhariut, Tirmidhiut dhe Ibën Hibanit se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “ Allahu ka thënë, ‘ Nëse Unë e privoj robin tim nga dy gjërat e tij të dashura (sytë e tij) dhe ai qëndron durimtar, Unë do t’ia garantoj Xhennetin si kompezeim për ato.”
Krijimi i syrit është një nga fshehtësitë e fuqisë së Zotit, që këtë është edhe një argument.Në krahasim me të gjtiha organet përreth tyre dhe përkundër madhësisë së tyre të vogël, fusha e tyre e shikimit mbërthen tërë universin e gjërë duke përfshirë qiellin, tokën, detin, dhe të gjitha krijesat tjera.
Shqisa e të pamurit sipas rrëndësisë është është shqisa e dytë pas dëgjimit, siç thotë Zoti në Kur’an për këtë gjë: “Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.” (Sure Insan, 2)
Të pamurit është pasqyrë ose reflektim i trupit dhe mjeti i saj për të dalluar. Është dritarja përmes së cilës e shohim botën që na rrethon, dhe me anë të së cilës mund t’i hetojmë format, madhësitë dhe ngjyrat. Të pamurit është mjeti i njeriut për t’i njohur dhe për të medituar për krijesat e Zotit. Allahu thotë: “Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtet se All-llahu ka mundësi për çdo send.” (Ankebut, 20)
Meqë sytë janë gjërat më të çmuara që i kemi, siç e përmendem më lart, ne duhet të kujdesemi mirë dhe t’i mbrojmë ato kundër çdo dëmi apo lëndimi të mundshëm.
Midis shumë gjërave që na ndihmojnë t’i mbrojmë sytë tanë, të rruajmë shëndetin dhe fuqinë e tyre, është përmbajta e përdorimit të tyre në atë që e ka ndaluar Allahu, sepse ato janë vetëm disa nga dhuntitë e shumta të Allahut për neve. Njër prej këtyre veprave që i lodhin sytë është shikimi i filmave pornografikë. Në këtë konteskt Allahu në Librin e Tij të Shenjtë thotë: “…pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi” (Isra, 37). Prandaj, Muslimani duhet t’i largojë shqisat e tij/saj nga ajo që hidhëron Allahun, dhe nuk duhet t’i harxhojë ato në atë që nuk është e dobishme. Lejimi i shikimit të bredhë lirshëm në atë që i ngjall epshet dhe shkakton ftineh (joshje) është krejtësisht në kundërhshtim me fitren (natyrën e brendshme të njeriut) e shëndoshë që na ka dhënë Allahu.
Taberani dhe Hakimi transmetojnë nga Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “ I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë “ Shikimi është shigjetë e helmuar e shejtanit. Kush e ul shikimin e tij për Allhun, Ai do T’i dhurojë ëmbëlsi freskuese, të cilën do ta gjejë në zemrën e tij ditën kur do ta takojë Atë.”
Ulja e shikimit dhe dobitë shëndetësore
Bie fjala: A sjellë ndonjë dobi për shëndetin njerëzor ulja e shikimit? Kërkimet shkencore dhe studimet kanë dëshmuar se të shikuarit e vazhdimtë me joshje në gjininë e kundërt, dhe nevoja e ardhshme për t’i përmbushur epshet e shtypura dhe të pa përmbushura, shpie drejt shumë problemeve si sëmundje të sistemit reproduktiv, siç është çregullimi i funksionit të prostatës, impotenca, apo shterpërsia e plotë.
Disa studime sociale gjithashtu kanë dëshmuar se, në shoqëritë perëndimore, mos ulja e shikimit shpie drejt depresionit dhe drejt çregullimeve të ndryshime psikologjike. Studimet e këtilla njashtu tregojnë se shpërbërja morale dhe shthurjet seksuale në këto shoqëri janë disa nga rezuletatet e mos ekzistimit të doktrinës fetare apo kufizimeve etike dhe morale të cilat e rregullojnë këtë shiqsë kaq fisnike dhe që e kahësojnë ate në atë që i përshtatet shëndetit fizik dhe psikologjik të njeriut.
Shqisa e të pamurit është absolutisht shqisa më e fuqishme për sa i përkët ngacmimit seksual. Përdorimi i pandërgjegjshëm i kësaj shqise dhe mos bërja dallimit në të shikuarit e asaj që i ngjall epshet, thjeshtë nënkupton se pronari e harxhon ate duke mos e ditur, dhe rrjedhimisht e rrënon baraspeshën e tij/saj psikologjike në të kotë që nuk i kthehet përveç iluzionit të gëzimit dhe kënaqësisë.
Ilaçi më i mirë për shikimin me epsh në gjininë e kundërt është të mbahet mend se Allahu na shikon në çdo kohë, dhe i shikon veprat tona. Përkujto vetën se ti nuk e sheh Allahun por Ai të sheh ty, pra ku në faqe të dheut mund të bësh gjynah ku nuk mund të zihesh? Ku do të ishte ky vend? Njëashtu përkujto veten për faljen dhe shpërbilimin e Allahut për ata që e ulin shikimin e tyre nga frika dhe në nënshtrim ndaj Tij, siç na ka treguar Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, sipas transmetimit të Ahmedit dhe Taberanit, “ Cili (musliman) i sheh bukuritë e nje grauje, pastaj e ulë shikimin e tij, Allahu do ta shpërblejë më një vepër adhurrmi që zemrës së tij do t’i japë ëmbësli.”
Një njeri nga qytetet bregedetare tregon: “Kur isha i ri, kohën e kaloja me shokët e mi vetëm duke u shoqëruar në rrugë dhe në palzhe për t’i shikuar gratë dhe vajzat e bukura dhe për t’i ngacmuar ato. Në fillim kjo ishte një kënaqësi e madhe, ndërsa fotografitë e vajzave dhe të grave të cilat i shikoja nguliteshin në mendjen time dhe asnjëherë nuk më linin kur isha i zgjuar e as kur isha në gjumë.
Kështu ato filluan të paraqiten në ëndrrat e mia. Fillova të jetoj një jetë të çuditshme; një përzierje e realitetit dhe ëndrrave. Për dallim nga shokët e mi, unë deshtova të formoj një lidhje serioze me ndonjërën nga koleget e mia. Rrash në një gjendje shumë të ulët shpirtërore, andaj shkova në psikiatër, fillova të marr edhe sedativë, derisa dikush më këshilloi që të martohem, që edhe u martova. Mendova, siç mdonin gjithë të tjerët, se me martesë problemet e mia do merrnin fund, se dëshirat e mia të ndrydhura do të shfryheshin natyrshëm. Lëhtë për t’u thënë! E kuptova se unë vuaja nga ftohtësia seksuale deri në atë shkallë që nuk mund ta paramendoja. Jeta u bë e zezë në sytë e mi dhe qaja sikur fëmijë çdo natë.
Ditë pas dite, pasi fillova të falem dhe të lexoj Kur’an vazhdimisht, qetësia u këthye në shpritin tim. Një ditë, e lezova atë ajetin në surën Nur, në të cilën Zoti thotë: (Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet), dhe kjo ditë ishte një ditë shumë e madhe në jetën time. M’u bë e qartë se ky Libër (Kur’ani) nuk mund të jenë fjalët e ndonjërit por vetëm se të Krijuesit të këtij universi. Prej asaj dite e dua shumë Allahun dhe e dua Librin e Tij. Libri, shkronajt dhe fjalët e të cilit e prekin çdo pjesë të shpritit njerezor, dhe e udhëzojnë drejt dritës, pastërtisë dhe ndershmërisë. Pasi që e njoha Allahun, u ktheva në gjendjen time normale si më herët.”