Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ulja e Shejtanit Thu 6 Oct 2011 - 10:40 | |
| I Dërguari i Allahut gjithmonë ishte i kujdesshëm në edukimin e shokëve të tij me gjëra të mira, gjithashtu ai ishte i kujdesshëm edhe në largimin e tyre prej veprave që i përngjajn veprave të shejtanit. Po ashtu, ai ishte i kujdesshëm në përkujdesjen e xhamive dhe i mësonte shokët e tij në mënyrën se si duhet të ulen në xhami.
Një ditë Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ishte me disa shokë të tij dhe që të gjithë hynë në xhami.Një njeri ishte i ulur në mes të xhamisë me këmbë dhe duar të bashkuara për tjetrin.Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem pasi që e pa, ia bëri me shenjë që t`i ndajë gishtërinjtë, mirëpo njeriu nuk e kuptoi këtë dhe vazhdoi që gishtërinjtë, mirëpo njeriu nuk e kuptoi këtë dhe vazhdoi që gishtërinjtë e tij t`i mbajë të lidhur.
Me këtë rast, Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: "Nëse ndonjëri prej jush është në xhami, mos t`i bahskojë (lidhë) gishtërinjtë e tij njëri me tjetrin, sepse lidhja e tyre është prej shejtanit, përshkak se secili prej jush është nç namaz derisa është në brendi të xhamisë." (Ahmedi) | |
|