I dobësuar dhe pothuaj
i ngrirë është gjetur një suedez në veturën e tij të mbuluar plotësisht
nga akulli. Dy muaj ka qëndruar i ngujuar në këto temperatura të
skajshme, thotë suedezi, falë thesit për fjetje. Është "ushqyer" vetëm
me borë!
Siç shkruan gazeta
Västerbotten-Kurir" e të shtunës, policët e kanë gjetur një njeri në një
veturë në një rrugë të izoluar malore, të rrethuar nga një sasi e madhe
bore. Një makinë bore ka zbuluar së pari kulmin e veturës pothuaj
tërësisht të mbuluar nga bora dhe ka ngritur alarmin. Personi që u gjet i
gjallë në atë masë bore e akulli, thotë se aty ka qëndruar nga 19
dhjetori i vitit të kaluar.
Burri 45 vjeçar nuk ka
qenë në gjendje të japë informata më të hollësishme. Por, autoritetet e
spitalit në Uma, thonë se, krahasuar me rrethanat nëpër të cilat ka
kaluar, personi në fjalë është mirë me shëndet.
Sipas policisë,
rrëfimi i "njeriut të borës" është i besueshëm për faktin se rreth
makinës së tij nuk është parë asnjë gjurmë që do të tregonte se dikush
ka kaluar andej pari.
Temperaturat në
regjionin Västerbotten, ku është gjetur i lartpërmenduri, javëve të
kaluara kanë zbritur deri në minus 30 gradë./albinfo/