Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: MUAJ DHULHIXHXHE MUAJ I KOMPLETIMIT TË KUR`ANIT Mon 7 Dec 2009 - 20:23 | |
| Kjo Hudbe u Mbajt më: Ligjerues:Mr.Uzeir Ibrahimi 04/12/2009-E Xhuma Mualim dhe Zv.Imam në F.sh Xhamija e Re F.sh Kamjan Kamjan
MUAJ DHULHIXHXHE MUAJ I KOMPLETIMIT TË KUR`ANIT
Xhemat i nderuar së pari ti falemenderohemi Allahut xh.sh.i cili na bëri pjesëtar të fesë Islame, poashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj qe të mbërijmë edhe këtë ditën e sodit për të falur edhe këtë namazin e xhumas së bashku. Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojmë pejngamberit tonë njeriut më të dashur, komentatorit më të mirë të Kuranit, predikuesit të fesë Islame.
Ja pra kaluam edhe festën e Kurban bajramit ku kjo festë për Muslimanët ka një domethënje të vecantë, sepse përvec që është festë e sakrificës, e kryerjes së kushtit të pestë të fesë Islame është edhe kompletimi i Kur`anit famëlartë. Më datën 10 të muajt dhulhixhxhe do të përfundon edhe shpallja e Kuranit famëlartë,pa mos ndrishuar asnjë shkronjë dhe i tuajtur edhe në ditët e sodit dhe se Allahu xh,sh, garanton se edhe në të ardhmen do ta mbroj kët libër të shenjtë ku edhe vet Allahu xh,sh, garanton për këte ku thot:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ {9}
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.(Suretul Hixhr 9)
Kurani është dhe do të mbetet muxhizeja më e mirë dhe e përherëshme e Muhammedit a.s.,por kjo nuk don të thot se Kurani është një libër që i është shpallur Muhammedit a.s. dhe vlen vetëm për të, apo vetëm për kohën kur ai ka jetuar,por Kurani eshtë fjal e Allahut xh.sh. ku u dedikohet njerëzimit gjë që tregohet edhe një herë mëshira e Allahut xh.sh. ndaj njeriut. Edhe pse Allahu xh.sh.krijesën njeri e vecoi nga krijesat tjera duke ia falurllogjikën por ai prapseprap mundë të devijoj e të haroj Krijuesin,ia shpalli librin që të ket ate udhëzues si dhe dërgoj pejngamber që ai të jet më praktikues i këtij udhëzuesi. Kurani është dhe do të ngel një libër që askush nuk ka pasur munësi e as që do të ket edhe në të ardhmen të shkruajn një libër të ngjajshëm si ki, edhepse jan munduar por është krejt e kotë. Kjo edhe një herë vërteton se Kurani nuk është libër i Muhammedit birit të Abdullahut por është libër i krijuesit i Allahut,por ne si Musliman sa kujdesemi për këtë libër të shenjtë? Sa e lexojmë këte dhe sa po i përmbahena këtij uhdëzimi.
Xhemat i nderuar po qese na vjen ndonjë letër prej ndonjë vendi tjetër,apo vjen ndonjë vizë pune, e marim ehapim menjëherë dhe me kujdes e lexojmë ate,nëse nuk e kuptojmë në lexim të parë e përsërisim derisa ta kuptojmë,ose nuk e dijmë at gjuh me të cilën është shkruar gjejmë përkthyes dhe menjëherë mundohena ti plotësojmë kushtet që na kërkohen, por sa mundohena ta lexojmë Kuranin që është jal e Allahut xh, dallues i së vërtetës nga e pavërteta,udhërëfyes për njeriun si për këte poashtu edhe për botën tjetër, ku dhe vet Allahu xh.sh. thot: هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ Që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).(Suretul bekare 185)
Kurani nuk ka zbritur mundim për njeriun por këshillë për ata që i frikësohenatij la se si shprehet Allahu xh.sh. ne librin e Tij:
مَا أَنزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَى {2} إِلَّا تَذْكِرَةً لِّمَن يَخْشَى {3} تَنزِيلًا مِّمَّنْ خَلَقَ الْأَرْضَ وَالسَّمَاوَاتِ الْعُلَى {4} الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى {5} Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet. (kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.(E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.(Suretu taha2-5).
Për fatt të keq sot ki libër ndoshta më së tepërmi lexohet nga ata njerëz që nuk i besojnë se është fjal e Allahut se sa nga Muslimanët. Muhammedi a.s. në Haxhin e lamtumirës në Arafat mbajti nje ligjërat, ku në mes tjerash tha edhe këte”O njerëz pas meje ua lë di gjëra poqese u përmbaheni përcdoherë do të jeni përparimtarë,e poqese largoheni nga këta di gjëra do të jeni të nëncmuar po ua lë Librin e Allahut si dhe hadirhet e mia.
Pra xhemat i nderuar edhe na po qese dëshirojmë që të jemi njerëz të dashur te Allahu xh.sh. si dhe të dashur edhe ndaj njerzive tjerë, rrugëdalje tjetër nuk kemi përvecse tu përmbahena rregullave të Kur`anit dhe si shmbëlltyrë të kemi vet Muhammedin a.s. Dhe si perfundim me shpres që teë vazhdojm në javët në vijim të lusim Allahun xh.sh. që të na mundësojë tu përmbahena flalëve të Allahut xh.sh., të punojmë sipas porosive të Kur`nit dhe të largohemi nga ndalesat e Tija. Dhe shembëlltirë në jetën tonë të kemi vet Muhammedin a.s. Si dhe të lusim Allahun xh.sh. t`na i pranoj namazet,tona të na falë gjunahet, t`na udhëzoj në rrugë të drejt të shpetimit, si dhe të na japë te mira si ne kete poshtu edhe ne botën tjetër
………………………….. ……..AMIN……………………………………………………[center]
Edituar për herë të fundit nga Admin në Sat 12 Dec 2009 - 9:29, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e All-llahut,por All-llahu e përhap dritën e Tij edhe pse nuk e duan ata pabesimtarët) | |
|