Kërcënohen përmes internetit ata “që tallen me fenë islame”
Publikuar: E enjte, më 15 prill 2010
Artikuj të ngjashëm
Prej vitit 2011, nga Serbia në Kosovë vetëm me pasaportë
Limaj ka marrë porosi të gjejë një avokat të mirë
Raporti antikorrupsion nxeh deputetët
LDK-ja kërkon shkarkimin e Ramadan Mujës
Prishtinë, 15 prill – Net më parë persona të panjohur kanë rrahur humoristin e estradës së Kosovës, Rasim Thaçi, i njohur me nofkën Cima. Sot, në adresat elektronike të medieve në Prishtinë ka arritur një kërcënim për të gjithë ata “që luajnë dhe tallen me Fenë Islame”, që duhet të jetë shqetësues jo vetëm për mediat, por edhe për ruajtësit e rendit në Kosovë,
Po e japim në vazhdim pa kurrfarë ndërhyrjesh letrën kërcënuese, që ka arritur edhe në adresën e redaksisë sonë:
“Të nderuara media, me anë të këtij e-maili duam të ju informojmë rreth të vërtetës së rastit Rasim Thaqi "CIMA" , nuk është e vërtetë se ka qenë tentim vjedhje , po aq e pa vërtetë marrja e kartelës së bankës sepse nuk është e vërtetë ti mirret kartela dhe ti lihen të hollat .
I bëjmë me dije gjithë opinionit se arsyeja e vetme e rastit "CIMA" është humori i tij i pa moralshëm dhe marrja nëpër këmbë e Fesë Islame dhe Dijetarëve të sajë .
Me anë të kësaj letëre ju terhekim vërejtjen të gjithë atyre që luajnë dhe tallen me Fe Islame .
Kjo e cila ka ndodhur me Cimën nuk është asgjë në krahasim me at qfar mund të ju ndodhë atyre të cilët tallen dhe luajnë me Fe Islame , pra le të jetë kjo një mësim për të gjithë”, përfundon letra.
Faleminderit për rekomandimin