Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.
Gostivar, polici maqedonas vret dy shqiptarë-Video
Autori
Mesazh
Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
Titulli: Gostivar, polici maqedonas vret dy shqiptarë-Video Tue 28 Feb 2012 - 21:29
Gostivar, polici maqedonas vret dy shqiptarë-Video
Vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Gostivar. Polici 39 vjeçar Jakim Trifunovski ka vrarë dy të rinj Besnik Shehapin 26 vjeç dhe Imran Memetin 30 vjeç. Deri te ky akt i shëmtuar mësohet se ka ardhur për motive krejtësisht banale, ku sipas dëshmitarëve, polici i cili nuk ka qenë në detyrë është grindur me dy të rinjtë për një vend parkimi të veturës afër sallonit për mobile ‘Montenegro’ e cila grindje më pas ka kaluar në përleshje fizike. Sipas dëshmitarëve që refuzojnë të flasin para kamerave, pas grindjes polici ka nxjerr revolen dhe ka shtirë në drejtim të tyre duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. “Rasti ka ndodhur rreth orës dy të mesditës së sotme pikërisht në këtë vend ku gjendemi tek vetura e cila ndodhet prapa nesh”. Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme. Zëdhënësi Ivo Koetevski është shprehur se polici ka gjuajtur në vetë mbrojtje ndërsa në zënkën në fjalë sipas tij kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë. “Arsyeja e incidentit respektivisht vrasjes së dyfishtë është zënka verbale për një çështje banale, respektivisht për parkingun afër ndërtesës ku ka jetuar i dyshuari, ndërsa sipas informatave që posedoj në afërsi kanë jetuar edhe katër persona që kanë marrë pjesë në zënkën verbale. Zënka verbale shumë shpejt është shndërruar në zënke fizike. Dhe sipas deklaratës së të dyshuarit, ai me qëllim të mbrojtjes ka shtënë dy plumba në ajër, ndërsa pastaj ka shtënë në drejtim të dy personave të cilët janë plagosur dhe fatkeqësisht më pas iu nënshtruan plagëve. Zyrtari policisë Jakim Trifunovski është 39 vjeç, i lindur në Gostivar, është i punësuar në vitit 2002 në Ministrinë e Brendshme ”, tha Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB.
Menjëherë pas kryerjes së aktit, polici është arrestuar nga organet e SPB-së së Gostivarit ndërsa në vendin e ngjarjes hetimet janë kryer nga gjykatësi hetues, prokurori dhe policia e Gostivarit. Ndryshe banorët e lagjes që nuk pranuan të flasin publikisht thanë për Alsat se polici Jakim Trifunovski është i njohur për banorët e kësaj lagje për prishje të qetësisë dhe rendit publike dhe se i njëjti sipas tyre më parë ke qenë pjesëtar i forcave speciale ‘tigrat’ dhe se më pas është transferuar në policinë kufitare. Bashkim Sulejmani
Gostivar, polici maqedonas vret dy shqiptarë-Video