Dy flakë gjigande diellore janë shkëputur nga sipërfaqja e diellit në atë që mjaft ekspertë e përshkruajnë si eventin më të madh solar që prej 2006-ës. Të tilla pohime shoqërohen edhe me paralajmerimin se flakët mund të shkaktojnë probleme në tokë: bllokim të radiove, rënie të rrjeteve elektrike apo ndryshim kursi për avionët. Të dy lëshimet u klasifikuan si stuhi diellore të tipit më të fuqishëm që ekziston.
Shpërthime të kësaj natyre paraqesin rrezik për infrastrukturën qëndrore gjithmonë e më të varur nga satelitët që janë nga ana e tyre shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të fushave rrethuese elektromagnetike. Por edhe teknika e thjeshtë elektrike është e ndikueshme nga rrezatimi diellor. Kjo është vënë re që në vitin 1973, shumë kohë para epokës së internetit dhe navigacionit satelitor. Atëherë një shpërthim diellor pati shkaktuar ndërprerjen e energjisë në provincën kanadeze të Quebec-ut, duke lënë gjashtë milionë njerëz në errësisë. Deformimi i fushës magnetike të tokës nga grimcat e ngarkuara, që hynin, kishte çuar në në sistemet e shpërndarjes së energjisë.