Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Rrah gruan për patate Thu 22 Mar 2012 - 22:01 | |
| R. Z, 58 vjeçar nga Guri i Kuq i komunës së Rahovecit është paraqitur para gjykatësit dje, 20 mars sepse gruaja e tij e kishte denoncuar atë në vitin 2008 në polici, për shkak se e kishte rrahur me dru.
Arsyeja e rrahjes ka qenë se viktima ia ka larguar nga furra dy patate, të cilat i kishte vënë për ti pjekur.
Pas leximit të propozim akuzës nga prokurorja komunale, i akuzuari, nuk e pranon fajësinë duke mohuar se e ka goditur bashkëshorten. Ai insistonte se ajo vetveten e kishte goditur.
Pasi që i akuzuari nuk e pranoi fajësinë për veprën e vitit 2008 që i vihej në barrë, ‘lëndim i lehtë trupor’ nga neni 153 i Kodit Penal të Kosovës, gjykatësi me propozim të prokurores e mori në pyetje në cilësi të dëshmitares, të dëmtuarën Xh. Z.
Në deklaratën e dhënë në polici, e dëmtuara me trup të vogël, Xh. Z kishte thënë ‘më shumë kam hangër dajak, se bukë qe tridhjetë vite’.
Familja e varfër, me 35 vite martesë, kanë 11 fëmijë, me më të vjetrin i cili i ka 34 vjet.
Ajo edhe pse nuk mund të i numëronte të rrahurat që i kishte marrë si ‘shpërblim’ nga bashkëshorti, nuk iu bashkëngjit ndjekjes penale.
“Edhe kësaj here po ia fali, po nuk do të duroj më“, tha ajo në fjalën e saj të fundit.
Pasi që në fund të seancës i akuzuari e pranoi fajësinë, gjykatësi i çështjes Shaqir Zika, të akuzuarin e dënoi me gjashtë muaj burg, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk do të kryej ndonjë vepër tjetër penale brenda një viti.
E pakënaqur me vendimin e gjykatës, prokurorja komunale paralajmëroi ankesë./gazetajnk/ | |
|