- Allahu nuk të pyet çfarë makine ke vozitur, por sa veta që nuk kanë pasur mjet udhëtimi ke bartur me të.
- Allahu nuk të pyet sa metra katrorë ke pasur shtëpinë, por sa veta ke pranuar në atë.
- Allahu nuk të pyet për rrobat e tua të shumta në orman, por sa veta i ke veshmbathur.
- Allahu nuk të pyet sa e ke pasur rrogën mujore, por si e ke shfrytëzuar atë.
- Allahu nuk të pyet çfarë punë ke pasur, por si e ke kryer atë punë sipas mundësive që ke pasur.
- Allahu nuk të pyet sa shokë ke pasur, por me sa prej tyre ke qenë i sinqertë.
- Allahu nuk të pyet në cilën lagje ke jetuar, por çfarë fqinji ke qenë me ata.
- Allahu nuk të pyet çfarë ngjyre të lëkurës ke pasur, por çfarë sekrete dhe mendime ke pasur për të tjerët.
Përktheu: Valdet Kamberi