NË CILAT PUNË KANË PËRPARËSI PJESËT E DJATHTA E NË CILAT PJESËT E MAJTA TË TRUPIT
Është e njohur se është mustehab t’u jepet përparësi organeve të djathta në të gjitha punët e ndershme si: abdesti, gusli, tejem¬mu¬mi, veshja e rrobave, mbathja e këpucëve, rrobave të brend¬shme, hyrja në xhami, përdorimi i misvakut (furçës së dhëmbëve), prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, mënjanimi i qimeve nga ven¬det e mbuluara të trupit, qethja e flokëve, dhënia e selamit në na¬maz, në ushqim e pije, përshëndetje, kapjen e Haxheri Esvedit, dal¬jen nga banjo, për çdo marrje dhe dhënie etj.
Është mustehab t’u jepet përparësi organeve të majta në punët e kundërta me ato që i përmendëm si: pështyerja në të maj-të, hyrja në banjo, dalja nga xhamia, zbathja e këpucëve, rrobave të brend¬shme, rrobave, gjatë istinxhait (pastrimit të organeve të ne¬vojës së madhe dhe të vogël), si dhe të gjitha punëve të papast-ra.
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ai të cilit do t’i jepet libri në dorën e djathtë të tij, do të thotë: ‘Ja, lexomani librin tim!”
(el-Hâkka:19)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe ata të djathtët, e çka di ti se kush janë të djath-tët? Po të majtët, kush janë të majtët”
(el-Vakia:8-9)
Hadithi 725
Aishja r.anha thotë: “Pejgamberit s.a.v.s. i pëlqente përdorimi i pjesëve të djathta të trupit në të gjitha çështjet e tij: në gjërat e pastra, ecje si dhe në mbathje.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 726
Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. e përdorte dorën e djath¬të për punët e pastra dhe ushqim, ndërsa dorën e majtë e për-dorte për punët e papastra dhe izjet.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 728
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të mbatheni, filloni me të djathtën tuaj, ndërsa kur të zbatheni, fillo¬ni me të majtën, le të jetë e djathta e para që mbathet dhe e mbrama që zbathet.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 729
Nga Hafsa r.anha tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. përdorte do¬rën e djathtë për ushqim, pije dhe veshje, ndërsa dorën e majtë për gjërat e tjera.
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe të tjerët)
Hadithi 730
Nga Ebu Hurejra r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të visheni dhe kur të merrni abdest, filloni me të djathtat tuaja.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith sahih)