Deputeti për çështje fetare i Organizatës për Marrëdhënie dhe Kulturë Islame (ICRO) tha se rritja e aktiviteteve kur’anore është një prioritet i madh.
Ahmed Zarnegar tha se komisioni për çështje kur’anore i ICRO ka plane të reja për organizimin e aktiviteteve kuranore për qendrat kulturore në vende të ndryshme.
“Ne kemi kërkuar qendra të cilat ofrojnë materiale të ndryshme për mbajtjen e aktiviteteve Kuranore,” tha ai, duke shtuar se çdo vend ka kushte të caktuara , prandaj, planifikimet e veçanta janë të nevojshme në zhvillimin e aktiviteteve kur’anore në çdo vend, citon agjencia e lajmeve Irib.
Gjithashtu, vlen të theksohet se vala e aktiviteteve të këtilla ka përfshirë edhe vendet tona shqiptare ku shohim organizime të ndryshme me përmbajtje kur’anore si mbrëmjet kuranore, garat kuranore, kurset sezonale për mësimin e Kur’anit, tribuna e organizime të tjera që synojnë eksplorimin e vlerës dhe madhështisë së Kur’anit famëmadh.