Kështu, në një manifestim simbolik të titulluar “Mirë se Vjen Muaji Ramazan”, i cili do të mbahet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, FRI shpalos planprogramin e aktiviteteve të cilat do t’i organizojë në ditët në vijim, qoftë në nivel qendror apose në nivel të degëve të FRI-së, e të cilat janë të shumta për nga lloji dhe sasia. Në mesin e këtyre aktiviteteve, theks i veçantë u vu mbi aktivitetet që vijojnë:
Aktivitete mediatike Tashmë disa vite me radhë, FRI ka arritur të jetë mjaft efektiv me
prezencën e tij nëpër media, qoftë ato të shkruara, apo elektronike. Një
prezencë e këtillë zakonisht intensifikohet gjatë muajit të Ramazanit.
Andaj, edhe sivjet, FRI, në nivel të mediave të shkruara, përpos
lajmërimit mbi aktivitetet e tij, do të paraqitet edhe me disa shkrime
me tematikë fetare, të cilat do të botohen në gazetën Koha në ditët që
vijojnë. Kurse, në sferën e mediave elektronike, FRI, për këtë Ramazan
ka përgatitur një sër emisionesh dhe programesh të cilat do të
transmetohen nëpër disa televizione dhe radio.
Në sferën e emisioneve televizive vlen të theksohet seriali i
emisioneve fetare me titull “Ramazani, muaj i dritës” (30 emisione),
premiera e të cilave do të emitohet në TV Era gjatë gjitha netëve të
Ramazanit, ndërsa seriali i vitit të kaluar (Ramazani, muaj i
ndryshimit), i cili u transmetua vitin e kaluar ekskluzivisht në TV Era,
sivjet do të transmetohet në disa televizione tjera lokale, si: TV
Festa në Kumanovë, TV Koha në Tetovë, TV Gurra në Kërçovë dhe TV
Kaltrina në Strugë.
Ndërsa në sferën e emisioneve për në radio, është bërë përgatitja e
disa audio emisioneve të cilat do të emitohen në disa radio në mbarë
Maqedoninë, si: Radio Shkupi, Radio Haraçinë (Shkup), Radio Bleta,,
Radio Bleta dhe Radio Fama (Tetovë), Radio Jehona (Kumanovë), Radio
Rinia (Prilep) , Radio Rrapi (Strugë), etj.
Aktivitete kulturore Mbrëmje kur’anoreDuke marrë parasyshë se Ramazani është muaji i Kur’anit, Forumi Rinor
Islam do të vazhdojë të i realizojë Mbrëmjet kur’anore në disa qytete
të Maqedonisë, konkretisht nëpër shumicën e degëve të FRI-së, si: në
Shkup, Kumanovë, Tetovë, Kërçovë. Mbrëmjet në fjalë do të ngërthejnë një
ligjëratë të shkurtër mbi vlerën dhe rëndësinë e Kur’anit famëlartë, e
më pas leximin e disa pjesëve nga ana e disa lexuesve të njohur nga
vendi, rajoni dhe nga jashtë.
Poashtu, edhe Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam do të
realizojë Mbrëmje kur’anore nëpër disa qytete si: në Shkup, Tetovë dhe
Kumanovë.
Tribuna dhe ligjërata fetareTribunat dhe ligjëratat janë pjesë e pandarë e FRI-së, e në veçanti gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Gjatë këtij muaji të bekuar do të realizohen disa ligjerata dhe tribuna nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme.
Po ashtu duhet të përmendim se edhe Sektori i Femrës do të realizojë disa tribuna dhe ligjërata enkas për femrat dhe gratë.
Kuize shkencoreKuizet shkencore janë pjesë e pandashme e aktiviteteve të FRI-së gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe jashtë tij.
Gjatë këtij viti do të realizohen një sër kuizesh shkencore, disa
prej të cilave do të realizohen edhe përmes mediave, si në televizion
dhe radio.
Aktivitete humanitare Edhe pse Forumi Rinor Islam nuk është organizatë humanitare, mirëpo
pasi që nevoja është e madhe për ndihmë ndaj skamnorëve, ai e sheh të
arsyeshme që së paku gjatë muajit të Ramazanit të jetë pranë këtyre
familjeve duke u ndihmuar atyre.
Andaj, këtë, në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë, dhe nën
moton “Shporta e Ramazanit”, ky aktivitet do të realizohet në Tetovë,
Kërçovë dhe Kumanovë.
Iftare Marrë parasyshë se iftaret janë simbol i muajit të bekuar të
Ramazanit, dhe duke pas parasyshë rolin e tyre në vëllazërimin, afrimin
dhe njoftimin me shtresat e ndryshme të popullatës, Forumi Rinor Islam
do të organizojë disa iftare nëpër degët dhe nëndegët e tij.
Me këtë rast, Forumi Rinor Islam shfrytëzon rastin që t’u apelojë të
gjithë besimtarëve që t’i bashkangjiten karvanit të aktiviteteve të tij,
gjatë këtij muaji të bekuar, si dhe më pas.
Forumi Rinor IslamZyra për Marrëdhënie me Publikun