Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ndikimi i Kur’anit tek muslimanët Mon 9 Apr 2012 - 19:11 | |
| Kur’ani është fjalë e Allllahut xh.sh. Mesazhi i Tij i fundit që e ka shpallë për banorët e tokës, duke e vulosur me këtë Kur’an hyjnor për njerëzimin.Kur’ani që është vula e librave qiellorë iu shpall Pejgamberit të fundit Muhammedit a.s., vulës së Pejgamberëve. Kur’ani Famëlartë është përgëzues për ato zemra të lodhura, të vuajtura me problemet e jetës, vuajtje që nuk i largon askush përveç Kur’anit ku Allllahu xh.sh. thotë: “Thuaj:Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë se veshët e tyre kanë shurdhim dhe ai për ta është vebim . Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë” . Ndikimi i Kur’anit në botë është jashtëzakonisht i madh, gjë që është vërtetuar duke mos lënë asnjë dyshim në madhështinë e Tij. Këtë e vërejmë se si Kur’ani Famëlarte me ajetet e Allllahut xh.sh. ndriçon zemrat duke i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë. T’u hedhim një sy tregimeve që tregojnë për kohën e injorancës, në atë kohë ku Allllahut të Lartmadhëruar, i shoqëroheshin edhe zota tjerë (I lartësuar është Ai nga ajo që ata i përshkruajnë Atij), kur zjarri adhurohej, i vjetri nuk nderohej, femra nuk çmohej si njeri, kur varrosej e gjallë duke menduar se ajo është pengesë e lumturisë së tyre. Mirëpo , Allllahu xh.sh. me mëshirën e vet e zbriti Kur’anin e përkryer dritë dhe libër të qartë. Ku Allllahu xh.sh. thotë: “Allllahu e vë me Kur’anin në rrugët e shpëtimit atë që e ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë”. “Çdo njeri kur e lexon Kur’anin, apo e dëgjon e ndjen një ëmbëlsirë në zemrën e tij. Këtë e shohim më së miri në rastin e përqafimit të Islamit nga Omer b. Hattabi. “Një ditë Omeri r.a. u nis për ta vrarë Muhammedin a.s. Gjatë rrugës e takoi një musliman që e mbante fshehur besimin e tij në Allllahun xh.sh. Kur e sheh Omerin të armatosur e pyeti: Për ku kështu, o Omer? Po shkoj ta vras Muhammedin. Nëse do ta vrasësh Muhammedin, do të ngrihet fisi i tij e do të vrasë ty, o Omer. A të të tregoj diçka më të mirë se sa ta vrasësh Muhammedin? Cfarë? i tha Omeri. Shko te motra jote Fatimeja se edhe ajo e ka pranuar Islamin. Omeri nevrikoset edhe me shumë, shkon te shtëpia e motrës dhe i thotë: “Më kanë thënë se e ke pranuar Islamin. O Omer i përgjigjet motra, po sikur feja që e kam zgjedhur të jetë më e mire se feja jote? Atëherë Omeri e godet Fatimen saqë filloi t’i rrjedhë gjak nga buzët dhe veshi. Pastaj burri i Fatimes i tha: O Omer, po sikur Islami të jetë më i mirë se feja jote? Atëherë, Omeri filloi ta qëllojë edhe atë. Fatimja duke u munduar ta largojë Omerin i bien disa ajete nga Sureja Taha. Omeri e pa këtë dhe ia kërkoi motrës që t’ia jep. Ti nuk je i pastër i tha ajo. Shko njëherë pastrohu , pastaj t’i jap. Shkoi u pastrua dhe i lexoi. Me të përfunduar leximin, shkoi te Muhammedi a.s. për ta pranuar Islamin. Në atë moment Omer b. Hattabi e pranon Fenë Islame në prani të Muhammedit a.s. All-llahu xh.sh. në një ajet kur’anor thotë: “A nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e Allllahut dhe në atë të vërtetën që e zbriti me Kur’an, e të mos bëhet si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës”. | |
|