Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Greqia jep policinë me qira Fri 13 Apr 2012 - 20:50 | |
| N ë gazetën qeveritare madje është publikuar edhe katalogu me çmimet e shërbimeve në të cilat veçohen, përdorimi i një makine policie 40 euro në një orë, i një motoçiklete 20 euro në orë, i një polici të thjeshtë 30 euro e duke përfunduar deri tek helikopteri i policisë që shkon në 1500 euro në orë
Μe vendim të Ministrisë së Financave dhe asaj të Mbrojtjes së Qytetarit, gjithë forca njerëzore e policisë greke si dhe ajo materiale, që përfshin mjetet e motorizuara të saj, mund të jepet me qira ndaj subjekteve dhe bizneseve private, të cilat dëshirojnë këtë shërbim për sigurinë e tyre. Shërbimet e policisë përkundrejt pagesës do të jenë në dispozicion vetëm në raste të veçanta dhe kur ka një problem serioz të sigurisë. Ato përfshijnë shoqërimin e lëndëve eksplozive dhe materialeve të rrezikshme, transportin e mallrave tepër të vlefshme, të veprave të artit, të sasive të mëdha të parave apo të ruajtjes së vendeve ku xhirohen filma dhe shfaqje të mëdha televizive. "Ky është një shërbim që bëhet në nivel global. Disa forca policore evropiane kanë kohë që e ndjekin këtë praktikë", tha Thanasis Kokalakis, zëdhënësi i policisë greke për Reuters.
Në gazetën qeveritare madje është publikuar edhe katalogu me çmimet e shërbimeve në të cilat veçohen, përdorimi i një makine policie 40 euro në një orë, i një motoçiklete 20 euro në orë, i një polici të thjeshtë 30 euro e duke përfunduar deri tek helikopteri i policisë që shkon në 1500 euro në orë. Sipas zëdhënësit të policisë greke kjo trupë jeton dhe vepron në një ekonomi që është në buzë të kolapsit, ndërsa vendi ka marre një paketë të huajë prej 130 miliardë eurosh për të dalë nga kriza me kusht reduktimin në maksimum shpenzimet buxhetore. "Të ardhurat nga ky operacion, që përfitohen nga ky shërbim, do të shkojnë në buxhetin e shtetit dhe do të përdoren si kapital për përmirësimin ne te ardhmen të pajisjeve dhe nevojat të tjera te forcave të policisë", tha zëdhënësi. Për vite të tëra këto shërbime u janë ofruar falas privatëve, por tani e tutje ato do të paguhen. Megjithatë në shërbimet falas ngelet ende ruajtja e politikanëve grekë sipas ligjit ekzistues. Mediat vendase ndërkohe kritikojnë aprovimin e këtij ligji duke theksuar se ky shërbim u ofron siguri vetëm personave që kanë mundësi pagesë ndërsa pjesën më të madhe të popullsisë që është prekur nga kriza, e lë përsëri të jetojë në pasiguri në kushtet, kur kriminaliteti në vend është rritur tejmase. (T.ch.) | |
|