Të paktën 25 persona u vranë dhe 80 u plagosën në përleshjet në qytetin libian Bengazi. Përleshjet ndodhën në mes të protestuesve dhe milicisë. Banorët thanë se dhjetëra protestues, disa prej tyre të armatosur, po marshonin jashtë selisë së brigadës Shield Libi, duke kërkuar shpërbërjen e milicive, dy vjet pas rrëzimit të diktatorit Muamar Gadaf. Pas disa orë luftimesh, forcat ushtarake speciale u sollën në vend për të rivendosur rendin, me ç'rast humbën jetën pesë pjesëtarë të policisë. Një mjek në spitalin El-Jala në Bengazi, tha se kishte numëruar 25 të vdekur dhe 80 të plagosur. Pakënaqësitë ndaj milicisë së Libisë kanë qenë në rritje në muajt e fundit, sidomos pasi ata rrethuan Tripolin muajin e kaluar. Por qeveria qendrore, të cilit vetë janë të dobët për të ruajtur sigurinë në një vend të mbushur me armë, e ka gjetur veten të pafuqishme përballë këtyre kërcënimeve.[justify]