Së paku shtatë persona janë vrarë dhe të paktën 30 janë plagosur gjatë përleshjeve në kryeqytetin jemenas, Sanaa. Dhuna shpërtheu pasi rebelët shi'it sulmuan ndërtesën e sigurisë kombëtare me armë automatike dhe granata. Ata kërkuan lirimin e të burgosurve politikë, njoftoi një zyrtar për agjencinë e lajmeve AP, duke shtuar se ata qëlluan në drejtim të rojeve, përderisa ishin duke u përpjekur për të sulmuar selinë e inteligjencës. Sipak po këtij burimi, disa nga të burgosurit ishin arrestuar për kontrabandën e armëve dhe drogës. Incidentet ndodhën një ditë pasi Jemeni filloi një raund të dytë të dialogut kombëtar në Sanaa, dialog i cili synon hartimin e një kushtetute të re dhe përgatitjen për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. /mesazhi/[justify]