Në xhumanë e kaluar, në xhaminë e qytetit francez Bordo, për herë të parë është përkthyer hytbeja e xhumasë për personat shurdhmemecë
Shoqata Islame për personat shurdhmemecë në bashkëpunim me shoqatën Dorus, filloi implementimin e programit të përkthimit të hytbeve për personat shurdhmemecë , i cili, për momentin, është përgatitur vetëm për xhaminë e qytetit në Bordo.
Qëllimi i programit është inkurajimi i personave shurdhmemecë për pjesëmarrje në programet fetare, namazet me xhematë dhe namazin obligativ të xhumasë.
Iniciatorët e projektit shpresojnë se ky program së shpejti do të fillojë të zbatohet edhe në xhamitë tjerë në të gjithë Francën.