I Dërguari i Allahut alejhi selam dhe dëshirat e sahabeve të mëdhenj
(Tri dëshirat e çuditshme të Ebu Dherrit)
I Dërguari i Allahut i pyeti një ditë sahabet e tij:-Çfarë dëshiron, o Ebu Bekër?- Ai tha:
-Unë dua tre gjëra, o i Dërguari i Allahut!- Ai e pyeti, cilat janë ato dhe ai iu përgjigj:
-Shpenzimin e pasurisë time për ty, ndeja me ty dhe të shikoj vazhdimisht ty…
-Po ti, o Omer çfarë dëshiron?- Ai tha:-Edhe unë dua tre gjëra, o i Dërguari i Allahut: Dashurinë ndaj të vërtetës, të them të vërtetën dhe të ndaloj nga e keqja.
-Po ti, o Osman?- Ai tha:-Unë dëshiroj dhënien e ushqimit, shpërndarjen e selamit dhe faljen e namazit natën kur njerëzit flenë.
-Po ti, o Ali?- Ai tha:-Unë dëshiroj respektimin e mysafirit, agjërimin gjatë ditëve të verës dhe të vras armiqtë me shpatë.
Po ti, o Ebu Dherr? Ai tha:-Unë dua gjëra të çuditshme!- I Dërguari i Allahut alejhi selam e pyeti atë: -Cilat janë ato?- Ai iu përgjigj:
-Unë e dua urinë, e dua sëmundjen dhe e dua vdekjen?!…- I Dërguari i Allahut alejhi selam i tha:
-Këto nuk i don askush?- Ai iu përgjigj:
-O i Dërguari i Allahut, unë kur uritem më zbutet zemra, nëse sëmurem me
pakësohen mëkatet dhe nëse vdes do të takoj Allahun tim.
Pershtati: Valdet Kamberi