Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Dëshira e Hz.fatimes Thu 4 Feb 2010 - 10:26 | |
| Dëshira e Hz.fatimes Një ditë Hazreti Osmani kishte bërë gosti për Resalullabun. Pas gostisë Hazreti Aliu u kthye i mërzitur në shtëpi. Hazreti Fatimeja e cila e pa në këtë gjendje e pyeti për arsyen. Hazreti Aliu u pergjigj: "Sikur të bëheshim edhe në të pasur që ta ftonim Resulullahun për gosti në shtëpinë tonë! Sot Atë e ftoi Hazreti Osmani." Hazreti Fatimeja tha: "Ta ftojmë edhe ne" Hazreti Aliu i tha: "0 bija e Resulullahut, e me cfarë gjellesh do ta gostitësh?" Hazreti Fatimeja i'u përgjigj: "Ai është robi i dashur i Allahut, Allahu e gostit Ate". Kështu Hazreti Aliu shkoi tek Resulullahu dhe i tha: "0 Resulullah bija jote të fton për gosti në shtëpinë e saj" Resulullahu tha: "Vetëm mua apo sëbashku me sahabet e mi?" Hazreti Aliu tha: "Edhe sahabet të urdhërojnë sëbashku me ju" Resulullahu u ngrit dhe sëbashku me sahabet shkuan në shtëpinë e Hazreti Aliut dhe Hazreti Fatimesë. Hazreti Fatimeja bëri këtë dua: "0 Allah! Robi Jot i dashur sëbashku me sahabet e tij kanë nderuar shtëpinë time. Në shtëpi nuk kam asgjë që tu jap atyre. Jepi atyre të mira dhe ushqime për të ngrënë!" Hazreti Fatimeja kishte një tenxhere të cilën e vuri në zjarr, Allahu teala me mirësinë e Tij e mbushi tenxheren me gjellë. Hazreti Fatimea i'a coi tenxheren Resulullahut dhe hëngrën të gjithë sëbashku me sahabet. Resulullahu tha: "Kjo është nga gjellet e Xhennetit". Hazreti Fatimeja shkoi në dhomën e saj dhe ra në dhe bëni këtë dua: "0 Allah nuk kam skllav, që t'i fal Lirinë. Prandaj po të kërkoj Ty që të lirosh nga Xhehennemi disa nga njerëzit gjynahqarë të këtij ymeti. Menjëherë zbriti Xhebraili "alejhis-selam" dhe i tha Resulullahut: "0 Resulullah Vajza jote Fatimeja bën dua për gjynahqarët e ymetit Tënd. Allahu të dërgon selam ty dhe tha: "Për cdo hap të 100 burrave dhe 100 grave që erdhën tek shtëpia e Fatimesë, kam liruar një njeri nga Xhehennemi". | |
|