Allahu Teala në Kuran ka thënë:
“S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve.” (en-Nisa 114)
I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë:
-Lum ai që lë fjalët e tepërta për më vonë, lum ai që jep shumë pasuri, pra lum ai që zgjidh lidhësen e trastës së parave e me të lidh gjuhën e tij!
Në lidhje me të njëjtën temë Profeti (a.s.) ka thënë:
“Nuk ka gjë më të keqe për njeriun se sa të flasë tepër.”
Një herë tjetër ai është shprehur:
-Për njeriun, i cili kur flet nuk kundërshton, nuk mbjell armiqësi dhe nuk thotë asnjëherë fjalë të pavërteta, do të ndërtohet një saraj në xhenet. E nëse hesht edhe kur ka të drejtë, atij do t’i dhurohet një saraj në xhenetin më të lartë.
Më poshtë do të japim vetëm disa prej fjalëve të të Nderuarit të Gjithësisë, të sahabeve të nderuar dhe të të urtëve të nderuar në lidhje me të folurit e pakët:
Krijesa më e nderuar e njerëzimit, Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë:
-Vepra që do më shumë Allahu i Lartmadhëruar është mbrojtja e gjuhës prej gjërave të padobishme e të ndaluara.
-Sadakaja më e mirë është mbrojtja e gjuhës prej fjalëve të ndaluara.
- Heshtja është pika kulmore e moralit të lartë.
- Njeriu që hesht dhe nuk flet gjëra të kota ka shpëtuar prej rreziqeve të kësaj bote dhe botës tjetër.
- Heshtja ndaj së kotës është adhurimi më i rëndësishëm.
- Ka shpëtuar ai njeri, i cili heshtjen e ka të mbushur me meditim, që shikimin e ka të pajisur me aftësinë e të nxjerrurit mësim dhe që ka shumë istigfare në librin e veprave të tij.
- Qëndroni sa më afër atij që është i përkorë e fjalëpak, sepse ai njeri ia ka arritur urtësisë me siguri.
- Heshtja është urtësi dhe njerëzit që e kanë një virtyt të tillë janë të paktë. Ai që flet gjëra boshe bën detyrimisht shumë gabime.
- Shumë gabime njerëzore burojnë nga gjuha.
- Ai që do të ketë më shumë gjynahe Ditën e Kijametit është ai që flet shumë fjalë boshe.
Krenaria e Gjithësisë (a.s.) ka thënë gjithashtu:
- Braktisja e fjalëve të tepërta e të panevojshme dëshmon për moralin e bukur të njeriut.
- Lum ai që ka nën kontroll (sundim) gjuhën e tij, ai të cilit shtëpia e vet i duket e gjerë dhe e rehatshme e që përlotet për gabimet e tij.
- Ajo që i ka hije një njeriu të mençur është të mos flasë për diçka tjetër përpos çështjeve të jetesës (çështjeve ekonomike për të siguruar ekzistencën), çështjeve që lidhen me Ahiretin dhe çështjeve familjare.
Umeri (r.a.) ka thënë:
- Heshtja është rroba më e bukur e njeriut.
- Atij që qesh shumë i pakësohet madhështia. Ai që flet shumë gabon shumë dhe një njeriu të tillë i pakësohet ndjenja e turpit.
Hazreti Ali – kerremallahu vexhheh – ka thënë:
- Njeriu është fshehur nën gjuhën e tij. Bëjeni të flasë dhe atëherë do të kuptoni se sa shumë e sa shpejt ka për t’i humbur vlerat e tij.
Përsëri i Dërguari i Allahut sallallahu – alejhi ve sellem
– ka thënë:
- Ushqeji të uriturit, jepu ujë të eturve, urdhëro për mirë dhe ndalo të keqen. Nëse nuk ke mundësi t’i bësh këto, atëherë ruaje gjuhën tënde prej fjalëve të padobishme.
- Për sa kohë zemra e njeriut të mos jetë e drejtë, as besimi i tij nuk mund të jetë i drejtë. Për sa kohë gjuha e tij të mos jetë e drejtë, as zemra e tij nuk mund të jetë e drejtë.
Hirësia e tij, Hazreti Mahmud Sami –kuddise sirruhkishte raste që nuk fliste fare me orë të tëra, sigurisht në ato raste kur e folura nuk ishte e nevojshme. Kur heshte, ai përkushtohej gjithmonë me dhikër e me thellimin e botës së tij shpirtërore. Allahu e di më së miri, këto zhytje në mendime ishin prej meditimeve të Ebu Bekrit radijallahu anh, prej ashabeve të nderuar e prej të mëdhenjve dhe
miqve të Allahut. Ata që gjendeshin pranë tij përjetonin të njëjtën gjë, por kur largoheshin nuk ishin më të zotët të qëndronin në të njëjtën gjendje.
Kalonin ditë e javë të tëra nëpër udhëtimet e Hixhazit e të Anadollit dhe nga goja e tij dilnin vetëm tetë ose dhjetë fjalë që duheshin thënë domosdoshmërisht, me përjashtim të bisedave shpirtërore e të kuvendimeve të ngrohta fetare. Kur e lypte nevoja ai fliste me orë të tëra plot kënaqësi dhe nuk ndjente në vetvete as lodhjen më të vogël.
Në fjalët e tij nuk vërehej as tepri e as mangësi.
Ai i donte shumë ata që heshtnin e që kishin moral të lartë. Ulej pranë tyre dhe i lavdëronte. Kujdesej shumë për edukatën e tyre, dëshironte që edhe ata të zbukuroheshin me cilësi të vyera si të tijat dhe për realizimin e kësaj i lutej Allahut të Lartmadhëruar.
Kur shkonte në Medinen e ndritur vizitonte Hazreti Mevlana Ziyaeddin El-Kadirin, të cilin e donte shumë. Takimi me të ishte krejtësisht shpirtëror dhe zakonisht zgjaste vetëm gjysmë ore. Gjatë kësaj kohe thuhej vetëm “Esselamu alejkum” në hyrje dhe “Esselamu alejkum” në dalje.