Ezani i Bilalit në Wien i la me lot në sy të gjithë të pranishmit në shfaqjen e dramës ....Unioni i shqiptareve musliman në Austri, Xhamia e Vilit në Zvicër dhe Bashkësia Islame në Maqedoni para muslimanëve shqiptarë më datën 09.06.2012 në qendër të Vjenës mundësuan shfaqjen e dramës „Ezani i Bilalit“.
Kjo iniciativë u ndërmor nga xhamia e Vilit në Zvicër në krye me imamin Bekim Alimi ,pasi që pas shumë kohe ky xhemat morën leje për ndërtimin e një xhamie të re gjë qe është shumë e rralle ne Zvicër dhe kudo ne Evropë.
Nëpërmjet kësaj shfaqjeje të dramës “Ezani i Bilalit”, para xhematëve te ndryshme si ne Zvicër po ashtu edhe ne Austri te ardhurat qe tubohen nga kjo shfaqje shkojnë direkt për ndërtimin e kësaj qendre Islame ne Vil te Zvicrës,u shpreh Imami i xhamisë se Vilit Bekim Alimi.
Pastaj e mori fjalën Kryetari i unionit te shqiptareve musliman ne Austri Mr.Muhidin Ahmeti i cili përshëndeti këtë aktivitet dhe uroj qe edhe ne te ardhmen aktivitete te këtilla te mos mungojnë. Fjalën e rastit e morën edhe kryetari i këshillit te xhamisë së Wilit dhe imami i xhamisë shqiptare ne Vjenë.
Më pas filluan aktoret shqiptare me shfaqjen e dramës ku te pranishmit me te vërtetë mbeten pa tekst dhe me frymëmarrje te ngadalësuar, sepse te gjithë e njohim historinë e Hz. Bilalit.
Ne fund dhashë Allahu i lartemadheruar qe manifestime te këtilla te ketë sa me shpesh ne mbare trevat evropiane ku jetojnë dhe veprojnë muslimanet shqiptare.
Abdurahim Kamili (imam në Krems-Austri)