Ish futbollisti i njohur francez Erik Kantona i është bashkuar zemërimit ndërkombëtar mbi ndalimin e futbollistëve palestinez në burgjet izraelite duke bërë thirrje për fund të mosndëshkimit ndaj Izraelit, mbi shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj palestinezëve.
Ka ardhur koha që të jepet fund mosndëshkimit dhe të insistohet në standarde të njëjta, të drejtësisë, barazisë dhe respektit për ligjin ndërkombëtar, tha ndër të tjera Kantona në një letër drejtuar Mishel Pllatinit, presidenti i UEFA-së, raporton AFP.
Futbollisti palestinez Mahmud Sarsak është në burgjet izraelite që nga viti 2009 pa akuza.
Ai u arrestua në vitin 2009 pasi donte të shkonte në Bregun Perëndimor nga Gaza e rrethuar.
Sarsak është duke mbajtur një grevë urie qe 80 ditë, në shenjë të ndalimit të tij pa akuzë dhe gjendja e tij shëndetësore thuhet të jetë përkeqësuar./mesazhi/