Molla e ndaluar, të cilën e ndaloje Islami. Mollë të cilën po e hanë të gjithë. Mollë e cila në ditët tona është bërë si diçka tepër normale.
Mollë me të cilën po ushqehemi në çdo kohë dhe çast, në çdo vend dhe në çdo sferë të jetës.
Mollë, kjo e cila ka filluar të i pengon njerëzit nga puna e tyre ndërsa në kohën e lirë ajo është shoqëruesja më e mire e tyre.
Është mollë të cilën po e hanë të gjithë, të pasurit e të varfëritë.
Ndërsa kjo është mollë të cilën na e ndalojë Allahu xh,sh ngrënien e saj në librin e Tij, ndërsa ngrënësin e saj e cilësoi me cilësitë më poshtëruese. Për këtë mollë na ndaloi dhe na e tërhoqi vërejtjen edhe i Dërguari ynë s,a,,v,s.
Vëllezër dhe motra, shpresojë të e keni kuptuar se për cilën mollë e kemi fjalën...??!!
Ajo është molla e përgojimit ( Gibetit )...
Hasan El-Basriu e kishte cilësuar si '' Molla e grave '', por sot, më sa duket, nuk po i përket vetëm femrave. Sot ajo është bërë mollë e të gjithëve burra qofshin apo gra.
Është e vërtet se grat janë më shumë të prekura nga të ushqyerit me këtë mollë por nuk mund të themi se burrat kanë mbetur të pa prekur nga shija e saj.
A thua vallë ka ardhur koha, a thua tani është momenti i duhur që ta ndalojmë veten tonë nga të ushqyerit me këtë mollë të ndaluar? Të ndaluar për shkak se është e helmuar ??!!.
Ejani që së bashku të i mbushim zbrazëtirat e kohës sonë me përmendjen e Allahut xh,sh dhe të ndalojmë nga përfolja për nderin e këtij apo atij, për të metat e kësaj apo asaj.
Do të ishte e mjaftuar për neve që për këtë të e përmendim vetëm një citat Kuranor në të cilin thotë Allahu xh,sh '' Mos përgojoni? A dëshiron dikush prej jush që të ushqehet me mishin e vëllait të tij të vdekur, ju e urreni këtë ''. Ndërsa i Dërguari i Allahut s,a,v,s thotë ( Dështaku nga umeti imë është ai i cili vije në Ditën e Gjykimit me namaz, agjërim, zekat ndërsa ai ka ofenduar, nënçmuar, sharë, fyer dhe ka ngrënë të drejtat e njerëzve. Këtij i merret prej të mirave të tij dhe u epet atyre që u ka hyrë në hak e nëse mbarojnë të mirat e tij atëherë u merren mëkatet e tyre dhe i epen atij derisa të përfundojë kështu gjykimi dhe të përfundojë në zjarr )-Transmeton Muslimi-.
Sa ka prej këtyre gjuhëve që ofenduan...
Sa ka prej këtyre gjuhëve që gjakra shkaktuan...
Sa ka prej këtyre gjuhëve që nëna shkurorëzuan...
Sa ka prej këtyre gjuhëve që të ndershme ç'nderuan...
Sa ka prej këtyre gjuhëve që të pa fajshëm robëruan...
Sa ka prej këtyre gjuhëve që të dobët shkatërruan...
Sa e sa ...??!!
Kuptimi i përgojimit ( Gibetit ) në aspektin etimologjik dhe terminologjikë të tij:
Fjala Gibet në gjuhën arabe rrjedhe nga fjala mungesë apo të munguar, ndërsa është quajtur me këtë emër për shkak të mungesës së personit ndaj të cilit flitet.
Ndërsa sa i përket definicionit të saj në aspektin terminologjikë, këtë e ka bërë vetë i Dërguari s,a,v,s kur thotë ( A e dini se çka është përgojimi ?) ndërsa të pranishmit iu përgjigjen se Allahu xh,sh dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Ndërsa Pejgamberi s,a,v,s vazhdojë ( Përgojimi është të përmendurit e asaj që e urren njeriu në mungesën e tij ). Pejgamberi s,a,v,s nuk e ka përkufizuar me përmendjen e asaj që e urren njeriu në prezencën e tij por kjo kuptohet prej kuptimeve gjuhësore të kësaj fjale. Ndërsa Imam En-Nevevi thotë ( Përgojimi është përmendja e asaj që njeriu e urren kur ai nuk është prezent ).
Format e përgojimit:
Përmendëm më herët se Pejgamberi s,a,v,s e ka sqaruar se prej formave të përgojimit është të përmendurit e asaj që njeriu e urren. Ndërsa Imam En-Nevevi thotë se prej formave të përgojimit është të përmendurit e çdo gjëje që njeriu e urren siç është përmendja e mangësive në trupin, fenë, pasurinë, cilësitë, veset, virtytet, sjelljet, pasurinë, fizionominë, prindërit, fëmijët, bashkëshorten, shërbëtorin, rrobat, lëvizjet, ecjen, qëndrimin, etj, pra me një fjalë përmendja e çfarëdo mangësie që ndërlidhet me të pavarësisht a përmendet me të shprehur, me bërje me gisht apo me ndonjë shenjë tjetër.
Ndërsa prej formave tjera të përgojimit siç e cekë Imam En-Nevevi janë po ashtu përmendja e kërkim faljes nga Allahu xh,sh kur përmendet personi, apo falënderimi i Allahut xh,sh si shenjë e mos posedimit të atyre mangësive kur përmendet ndokush. Ndërsa prej formave të përgojimit Ibn Tejmijeh i llogaritë edhe të shprehurit e habis kur dikush përmend dikën, apo të thëntë: I gjori ai, si nuk/ punon kështu apo ashtu... .
Dallimi në mes thashethemeve, shpifjeve dhe trillimeve:
Pejgamberi s,a,v,s ka bërë dallimin në mes të thashethemeve, shpifjeve dhe trillimeve, ku në një hadith i është përgjigjur pyetësit rreth asaj se çka nëse tek personi ndodhen cilësitë e përmendura, Pejgamberi s,a,v,s i tha ( Nëse ndodhen ti e ke përgojuar ndërsa nëse ato nuk ndodhen atëherë ti i ke bërë shpifje ). Në një hadith tjetër të cilën e transmeton Abdullah Ibn Amri ku thotë se ata e kishin përmendur një njeri në prezencën e Pejgamberit s,a,v,s duke i përmendur disa cilësi të tij ndërsa Pejgamberi s,a,v,s u kishte thënë ( Po e përgojoni?) ata u justifikuan duke u arsyetuar se po përmendin cilësi të cilat ai i ka! Ndërsa Pejgamberi s,a,v,s ju tha ( Mjafton për përgojim të përmendi vëllanë tuaj dhe cilësitë e tij ). Ndërsa shpifja është në gjëra të pabaza dhe të pavërteta, ashtu siç thotë Allahu xh,sh '' Ata të cilët i bëjnë dëm besimtarëve dhe besimtareve pa të drejtë, ata kanë bërë shpifje dhe për këtë do të kenë dënim të rënd''.
Shpifja mund të jetë në mungesën dhe në prezencën e vetë personit. Thotë Imam En-Nevevi: Esenca e shpifjes është të thëntë e të pavërtetës në prezencën e personit.
Ndërsa Hasan El-Basriu thotë se: Përgojimi është tre llojesh, thashetheme, shpifje dhe trillime e që të tria janë të ndaluara në librin e Allahut xh,sh.
Si përfundim i kësaj është se përgojimi është : Të flasësh ndaj personit në mungesën e tij. Shpifja është: Të flasësh ndaj personit atë që e ke dëgjuar. Ndërsa trillimi është: Të flasësh ndaj personit diçka që nuk ekziston fare.
Dispozita e përgojimit:
Përgojimi është i ndaluar me koncesionin e të gjithë dijetarëve bazuar në atë qe e transmeton Imam En-Nevevi sa i përket kësaj çështjeje.
Ndërsa dijetarët kanë rënë në divergjenca rreth asaj se a është përgojimi prej mëkateve të mëdha apo të vogla. Transmeton Kurtubiu se kjo është prej mëkateve të mëdha duke u bazuar në qortimin e rreptë që ka ardhur në Kuran dhe në Sunet nuk mos i dhënë rëndësi fare llogaritjes së saj nga mëkatet e vogla prej një pakice të dijetarëve.
Ndërsa mendimi se ajo është prej mëkateve të mëdha është mendimi i shumicës absolute të dijetarëve siç e transmeton këtë edhe vetë Imam El-Gazaliu.
Ndërsa Ibn Haxheri, duke u mundur të bëjë bashkimin në mes të dy mendimeve thotë se: Nuk është e njëjtë si ai që përgojon një dijetar apo udhëheqës si ai që përgojon një njëri të thjeshtë. Sipas Ibn Haxherit nëse dikush përgojon një prej dijetarëve atëherë
kjo është prej mëkateve të mëdha ndërsa nëse përgojimi bëhet ndaj një personi të thjeshtë atëherë kjo llogaritet prej mëkateve të vogla.
Ka prej dijetarëve që kanë thënë se ndarësi mes këtyre dy mendimeve është vetë përgojimi do të thotë varësisht nga ajo që përmendet gjykohet se a është prej mëkateve të mëdha apo të vogla.
Përshtati: Artan Musliu