Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Incident në sheshin e Shkupit(Zullumi i maqedonve ska te ndalur) Thu 1 Mar 2012 - 23:21 | |
| Një grup tifozësh maqedonas të nisur për në ndeshjen basketbollistike mes dy klube maqedonase, kanë sulmuar dy persona të përkatësisë shqiptare. Fillimisht tifozët gjatë parakalimit të tyre në sheshin e Shkupit kanë brohoritur parulla antishqiptare si “Shqiptarë, shqiptarë, Shqiptarë të vdekur”, dhe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.
Gjatë kalimit të grupit prej mbi 150 huliganë të cilët vazhdimisht brohorisnin, ata ishin të shoqëruar prej rreth 15 policë. Për një moment disa prej tyre sulmuan dy kalimtarë të rastit, por menjëherë reagoi policia dhe arriti të ndalojë huliganët të cilët vazhdonin edhe më tej të godasin ndaj kalimtarëve.
Sipas burimeve jo zyrtare të portalit Zhurnal, por edhe të kalimtarëve të rastit, dy personat e sulmuar kanë qenë shqiptarë. Policia ka arrestuar dy prej të përfshirëve në incident. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, ka thënë se nuk mund të japë asnjë informatë pa u bërë hetimi i incidentit. Incidenti i këtillë pason një ditë pas vrasjes së dy qytetarëve shqiptarë të Gostivarit nga një polic maqedonas./zhurnal/ | |
|