HUDBE 7.05.2010
AFET BEADINI
IMAM NE F.DOBERDOLL
PADREJTËSIA (ZULLUMI)
Falënderimi i takon vetëm Allahut! Vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e falje. Kërkojmë mbrojtje prej Tij nga e keqja dhe veprat tona të shëmtuara. Atë që Allahu e udhëzon, nuk do të devijojë, ndërsa atë që e lë në devijim, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe nuk ka tjetër pos Tij! Dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
“O ju që besuat, kine frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë e mos vdisni, veçse duke qenë myslimanë (besimtarë).” (Al-i Imran: 102).
•
Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t'ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar. Hud 113
Xhemat i nderuar! Ata që i përkrahin zullumqarët, ata që bënë padrejtësi në mesin e njerëzve, e meritojnë mallkimin e All-llahut. All-llahu xh.sh nuk do ti mbrojë këta njerëz, dhe zullumqarët do të mbeten të pandihmuar.
Sepse "Nuk ka mëkat më të madh se padrejtësia. Për mëkatin i cili është në mes teje dhe All-llahut, ka shpresë se - All-llahu është Fisnik dhe do ta falë atë. Nëse mëkati është në mes teje dhe njerëzve tjerë, atëherë nuk ka shpresë tjetër vetëm se të ta falë ai që e ke ofenduar, shpifur, përgojuar apo që i ke bë ndonjë dëm. Zullumqari do të duhej të pendohet për padrejtësinë që ua ka bërë tjerëve dhe të kërkojë falje prej atij që i ka bërë dëm qysh në dynja.
Shenohet prej Ebu Hurejres se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë:
"Kush i ka bërë ndonjë të padrejtë vëllait të vet musliman, qoftë morale apo materiale, le të kërkojë sot t'iafalë dhe t'ia bëjë hallall, para se të vijë dita kur nuk do të ketë as dinarë, as dirhemë. Atë ditë do të merren prej veprave të mira të tij, nëse do t'i ketë, aq sa vlen ofendimi që e ka bërë. Nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do të merren prej mëkateve të atij që i është bërë e padrejtë dhe do t'i ngarkohen atij".
Shenohet prej Ebu Hurejres r.a. se i Dërguari s.a.v.s. një herë i ka pyetur as'habët:
A e dini se kush është humbës? Ata u përgjigjën: "Humbës është ai i cili nuk ka as dinarë as dirhemë, as ndonjë pasuri të patundshme". I Dërguari s.a.v.s. tha: Humbës prej ummetit tim është ai i cili do të vijë në Ditën e Kiametit me namaz, me zekat dhe agjërim, e këtë e ka sharë, atë e ka shpifur, prej tij ka vjedhur, ka derdhur gjakun e tjetrit, atë e ka goditur... Secilit prej tyre do t'i jepet prej veprave të mira të tij. Kur të mbarojnë veprat e mira, para se t'i përmbush obligimet e veta ndaj tjerëve, do të merret prej mëkateve të tyre dhe me to do të ngarkohet ai, e pastaj do të gjuhet në Xhehennem.
Xhemat i nderuar!.Besimtari nuk duhet t i bëj padrejtëesi dhe dëm askujt . Po ashtu Besimtari obligohet që tu ndihmojë njerëzvë që u është bërë padrejtësi
Shënohet prej Ibën Mejserit se ka thënë: "Pasi të varroset, do t'i vijnë Munkeri dhe Nekiri dhe do t'i thonë: 'Do të rrahim me njëqind goditje me kamxhik'. I vdekuri do të thotë: Njeriu do tye tregojë për veprat e tij të mira që i ka bë në këtë botë'. Ata do ta marrin parasysh këtë dhe do t'ia zvogëlojnë numrin e goditjeve për dhjetë. Ai vazhdimisht do t'u tregqjë se çfarë veprash ka bërë, e ata do t'ia zvogëlojnë numrin e goditjeve derisa të arrijë në një. Atëherë do t'i thonë: 'Do të biem vetëm një herë'. Nga ajo goditje do të mbushet varri me flakë, kurse ai do t'i pyes: 'Pse më goditët?' Ata do të përgjigjen: 'Ke kaluar pranë njeriut të cilit i është bërë e padrejtë. Ka kërkuar që t'i ndihmosh, e ti ke refuzuar'. Kjo është gjendja e atij i cili nuk e ka ndihmuar atë që i është bërë e padrejtë, e çka do të bëhet me atë që ka bërë padrejtësi dhe ka qenë zullumqar?!"
Xhemat i nderuar! "Nuk ka mëkat më të madh se padrejtësia. Për mëkatin i cili është në mes teje dhe All-llahut, ka shpresë se - All-llahu është Fisnik dhe do ta falë atë. Nëse mëkati është në mes teje dhe njerëzve tjerë, atëherë nuk ka shpresë tjetër vetëm se ai që e ke ofenduar të ta falë. Zullumqari do të duhej të pendohet për padrejtësinë që ua ka bërë tjerëve dhe të kërkojë falje prej atij që i ka bërë dëm qysh në dynja. Nëse nuk është në gjendje ta bëjë atë, atëherë do të duhej të kërkqjë falje për atë që e ka ofenduar dhe ta lusë All-llahun për të dhe pastaj të shpresojë se ai do t'ia falë".
Mejmun bin Mihrani ka thënë: "Njeriu, kur e dëmton dikë dhe ka për qëllim të kërkojë falje prej tij, por nuk arrin, e pastaj e lutë All-llahun pas çdo namazi ta falë të dëmtuarin, do të lirohet nga përgjegjësia për padrejtësinë që e ka bërë".
Prej Ibën Mes'udit r.a. shënohet se ka thënë: "Kush i ndihmon zullumqarit, ose e mëson se si ta nëpërkëmbë të drejtën e muslimanit, do të vijë në Ditën e Kiametit me hidhërimin e All-llahut dhe do të mbajë barrën e asaj padrejtësie në shpinën e vet".
Shënohet se hazreti Omeri e ka pyetur Ahnef bin Kajsin: "Kush është më i padijshëm në mesin e njerëzve?" Ky u përgjigj: "Ai që e shet Ahiretin e vet për dynjanë". Omeri e pyeti: "A dëshiron të ta them se kush është më i padijshëm se ky?" Ahnefi i tha: "Po, o prijës i besimta-rëve". Omeri i tha: "Ai i cili e shet Ahiretin e vet për dynjanë e njeriut tjetër".
Prej hazreti Aliut shënohet se ka thënë: "Kam vepruar edhe mirë edhe keq ndaj njerëzve tjerë vetëm për shkak të fjalëve të All-llahut:
•
"Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes" (Fussilet, 46). Kjo do të thotë se, nëse bëj mirë, e bëj për vete, e nëse dikujt i bëj keq, vetë i kam bërë dëm vetvetes".
Shenohet prej Ebu Seid Hudriut r.a. se ka thënë: "Një muhaxhir ka dashur ta takojë të Dërguarin s.a.v.s. vetëm dhe t'ia paraqesë nevojën e vet. I Dërguari s.a.v.s. ishte në kampin në Bathë. Do të vinte natën të bënte tavaf, e kur do të afrohej agimi, do të kthehej dhe e falte sabahun. Një herë mbeti në tavaf deri në
sabah. Kur zbriti prej deveje, njeriu i doli para, ia mori dizgjinët e devesë dhe tha: 'O i Dërguar i All-llahut, kam nevojë për ty'. Ai i tha: Më lësho, nevoja jote do të plotësohet. Njeriu nuk dëshiroi ta lëshojë. Pasi që i Dërguari s.a.v.s. u frikësua se njeriu do ta vonojë në namazin e sabahut me xhematë, i ra pak me kamxhik, e mandej shkoi dhe e fali sabahun me xhematë. Kur e mbaroi namazin, u kthye nga njerëzit, e ata u tubuan rreth tij. Atëherë tha: Ku është ai që pak më parë e godita me kamxhik? Le të ma kthejë goditjen. Njeriu u përgjigj: 'All-llahu më mbrojt, e pastaj edhe i Dërguari i Tij s.a.v.s.' I Dërguari s.a.v.s. e thirri: Afrohu, afrohu. Njeriu kur iu afrua, i Dërguari s.a.v.s. u ul para tij, ia dha kamxhikun e vet dhe i tha: Merre të drejtën tënde për goditjen e pranuar dhe ma kthe me të njëjtën masë. Njeriu u përgjigj: 'All-llahu më mbrojt prej asaj që ta godas të Dërguarin e Tij. Ta kam falur, o i Dërguari i All-llahut'. I Dërguari s.a.v.s. atëherë tha: O njerëz, kinifrikë Zotit tuaj. Askush prej jush nuk do t'i bëjë padrejtësi besimtarit, e All-llahu të mos i hakmerretpër të në Ditën e Kiametit.
Prej të njëjtit transmetues shënohet se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: Madhllumët (atyre që u është bërë e padrejtë) do të jenë të suksesshëm në Ditën e Kiametit.
Shënohet se Sufjan Thevri ka thënë: "Të takohesh me All-llahun me shtatëdhjetë mëkate, të cilët janë në mes teje dhe Atij, e ke më lehtë se sa të takohesh me Të me një mëkat, i cili është në mes teje dhe ndonjë njeriu tjetër".
Shënohet se Ibrahim bin Ed'hemi ka thënë: "Asnjë njeri nuk do te duhej të parfumohet me erë vaji, as me diçka që është më e lirë se ajo. nëse ka borxh, derisa ta kthejë borxhin e vet".
Fudajl bin Ijjadi ka thënë: "Ta lexoj një ajet prej Librit të All-llahut dhe ta zbatoj në jetë, është më e dashur për mua se sa të lexoj njëmijë hatme. T'i gëzoj besimtarët dhe t'iu ndihmoj në zgjidhjen e problemeve të tyre, është më e dashur për mua se sa tërë jetën ta kaloj në ibadet. Ta lë dhe ta braktisi dynjanë, është më e dashur për mua se sa të kem vlerën e ibadetit të gjithë banorëve të qiejve dhe të tokës. Ta lë një masë drithi të haramit, është më e dashur për mua se sa të kryej njëqind haxhxhe me pasuri hallall".
Shënohet se Ebu Bekër Verraku ka thënë: "Më shumë çka e nxjerr imanin nga zemra është padrejtësia ndaj njerëzve".
Transmetohet se Abdulhamid ibën Mahmud Moguli ka thënë: "Isha ulur tek Ibni Abbasi r.a., kur i erdhën disa njerëz. Ata i thanë: 'U nisëm për të shkuar në haxhxh dhe me ne ishte edhe një shok. Kur erdhëm afër Zatussafahit, ai vdiq. E përgatitëm dhe ia hapëm varrin, por në varr gjetëm shumë gjarpërinj. E lamë atë. Hapëm tjetër varr, por edhe ai ishte plot me gjarpërinj. Edhe atë e lamë. E hapëm edhe varrin e tretë, por edhe ai ishte plot me gjarpërinj. Edhe atë e lamë dhe erdhëm te ti'. Ibni Abbasi tha: 'Kjo është për shkak të sjelljeve të tij. Shkoni dhe varroseni në njërin prej atyre varreve. Për All-llahun, sikur të hapni varre në tërë tokën, në secilin varr do të kishit gjetur gjarpërinj. Ashtu i thoni edhe familjes së tij'. Shkuam dhe e varrosëm. Kur u kthyem, gjërat e tij që i ka pasur me vete ia dërguam gruas së tij dhe e pyetëm se çka ka punuar. Ajo tha: 'Ka shitur grurë. Çdo ditë ka marrë aq sa ka pasur nevojë, e mungesën e ka mbuluar me krunde dhe me lëvozhga".
Dijetaret, All-Ilahu e mëshiroftë, ka thënë: "Në këtë transmetim argumentohet se mashtrimi është shkak i vuajtjeve në varr. Ajo që ata kanë parë është mësim për të gjallët, në mënyrë që të heqin dorë nga mashtrimi. Thuhet se toka pesë herë në ditë e drejton thirrjen. Herën e
Ebu Kasim Hakimin e kanë pyetur: "A ka mëkate që e nxjerrin imanin nga zemra e njeriut?" Ai u përgjigj: "Po. Tre vepra e nxjerrin imanin nga zemra. E para është të mos e falënderojë All-llahun e Madhëruar për Islamin. E dyta është të mos ketë frikë për humbjen e Islamit dhe e treta është që njeriu t'u bëjë padrejtësi muslimanëve"
Humejdi transmeton prej Enesit r.a. se ka thënë: "I Dërguari s.a.v.s. i ka dhënë një njeriu tri këshilla. I ka thënë: Më shpesh sille ndërmend vdekjen dhe preokupimi i saj do të largojë prej çdo gjëje tjetër. Bëhu falënderues, sepse ajo do t'i shtojë të mirat. Më shpesh bën lutje, sepse s'e di se kur All-llahu do ta pranojë lutjen.. Assesi mos e the detyrimin dhe mos ndihmo që ai të thyhet. Ruaju mirë prej imoralitetit dhe padrejtësisë, sepse atij që i bëhet padrejtësi All-llahu i ndihmon. Ruaju mirë prej intrigave, sepse intrigat dhe fryti i saj i kthehen intrigantit.
Mensuri transmeton prej Muxhahidit, e ky prej Jezid bin Semuretit, se ka thënë:
"Në Xhehennem ka lugina e gotulla ku ndodhen gjarpërinj të mëdhenj si deve, e akrepat si mushka. Banorët e xhehennemit kur do të kërkojnë t'u lehtësohet dënimi, do t'u thuhet: 'Dilni prej birave tuaja'. Atëherë gjarpërinjtë do t'i kapin për fytyre, buze dhe për organet e tjera, për të cilat All-llahu do të dëshirojë, dhe do t'ua heqin lëkurën. Ata në atë rast do të kërkojnë mbrqjtje prej tyre dhe të kthehen në dhomat e tyre në Xhehennem. Pastaj do të dënohen me zgjebe, kështu që do ta kruajnë lëkurën aq shumë saqë do të shfaqen eshtrat e tyre. Njëri prej tyre do të pyetet: 'O njeri, a të pengon kjo?' Ai do të përgjigjet: 'Po, natyrisht se më pengon'. Atëherë do t'i thuhet: '
Kjo është për atë që e ke shqetësuar besimtarin'. Për këtë flasin fjalët e All-llahut: "U shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime" (Nahl, 88).
Shënohet se Omeri r.a. ka thënë: "Besimtarit i mjafton fatkeqësia e tre të metave: Nëse i qorton njerëzit për të metat të cilat i ka edhe vetë; Nëse te të tjerët e vëren çdo të metë, e të vetat nuk i sheh dhe nëse bashkëbiseduesin e vet e shqetëson me diçka që atij nuk i intereson".
Transmetohet se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë:
Lajmëtari nën Arsh, në Ditën e Kiametit, do të thërras: "O ummeti i Muhammedit, ato (vërejtje) që i kam pasur ndaj jush, ua kam falur dhe ua kam dhuruar. Kanë mbetur mospajtimet dhe padrejtësitë në mes jush. Faleni njëri tjetrin dhe hyni në Xhennet me mëshirën time".
HUDBE 7.05.2010
AFET BEADINI
IMAM NE F.DOBERDOLL