FRENIMI I MLLEFIT DHE FALJA NDAJ NJERËZVEMe emrin e Allahut të Lartësuar.
Allahu thotë: ”…që frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” Ali Imran 134.
Gjithashtu Allahu ka thënë: ”Ti je i butë ndaj atyre vetëm
nga mëshira e Allahut, por sikur të ishe i ashpër dhe zemërfortë do të
iknin prej rrethit tënd. Prandaj faljau dhe lutu të jenë të falur dhe
konsultohu me ata në punë…”. Ali Imran 159.
Muhamedi
alejhi selam ka thënë: ”Kush e përmban hidhërimin e tij, Allahu ia
mbulon të metat, dhe kush përmban mllefin e tij, edhe pse ka mundësi të
hakmerret, Allahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Gjykimit”. Silsile
Sahihah e shejh Albanit-Allahu e mëshiroftë-.
Njeriu
në këtë jetë të dunjasë është në sprovë, sado që mundohet të jetë i
drejtë në raport me njerëzit dhe të shpëtojë nga e keqja e tyre në fjale
dhe vepër, le të jetë i qëndrueshëm për shkak të divergjencave të
njerëzve.
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Njerezit janë si metalet e arit dhe argjendit”. Muslimi.
Ka
mundësi të gjejë ftohje prej shokut, apo ashpërsi dhe vrazhdësi në
fjalët e fqinjit, e që prej kësaj nuk ka shpëtuar askush, e sikur të
shpëtonte, do të shpëtonte Muhamedi alejhi selam, i cili ishte i butë, i
qetë, i mëshirshëm, i afërt me njerëzit, bujar, por megjithatë edhe ai
hasi në: keqtrajtim, izolim, largim, gurëzim, saqë i rrodh gjak nga dy
këmbët e tij të ndershme. Kur i shkon atij Meleku i Kodrave dhe i thotë:
-Nëse dëshiron do t’i bashkoj atyre dy malet,- ndërsa i Dërguari i
Allahut i përgjigjet: -Shpresoj që Allahu të nxjerr nga palca e tyre
pasardhës, që do ta adhurojnë Allahun një të vetëm, duke mos i bërë
shok.- Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Kjo
nuk është gjë tjetër pos praktikim i fjalës së Allahut, ku thotë: ”Ti
merri me të mire, urdhëro për vepra të mira dhe hiqu nga injorantët!”-
A’raf 199.
Po
ashtu rasti i beduinit, që e kishte kapur të Dërguarin e Allahut për
rrobash, duke e tërhequr me forcë, saqë kishte lënë shenja në qafën e të
Dërguarit, duke i thënë: -Më dhuro nga pasuria e Allahut që ti zotëron.
Islami
na nxit në pajtimin mes armiqve, dhe në këtë rast ka lejuar edhe
gënjeshtrën, për shkak të realizimit të interesave të përgjithshme:
largon zilinë, urrejtjen, armiqësinë dhe derdhjen e gjakut, e në vend të
saj mbjell: dashurinë dhe butësinë, paqen, sigurinë. E gjithë kjo bëhet
duke falur dhe frenuar mllefin, e me këtë arrihet një mirësi e madhe
dhe mënjanohet një e keqe e madhe.
Vëllezër
të nderuar: le të ruhemi nga sprovat, qofshin ato sprova të cështjeve
të kësaj bote, apo sprova për të cilat nuk di askush tjetër pos Allahut.
O Allah, ne kërkojmë mbrojtje nga sprovat, ato të dukshmet dhe të
padukshmet. Amin.
Përshtati: Valdet Kamberi