Kam dëgjuar për atë se çfarë më është mveshur nga disa gazeta dhe media për një deklaratë për shtyp të cilën nuk e kam dhënë në asnjë prej mjeteve të informimit, ku kanë pretenduar se gjoja kam thënë: disa armiq të Lëvizjes së Vëllezërve Musliman janë si populli i Lutit, dhe janë majmun, papagaj... e fjalë të tjera.
Falënderimi I takon Allahut, Zotit të botëve, kurse përshëndetjet dhe selamet qofshin për zotërinë tonë Muhamedin a.s., për familjen dhe shokët e tij.
Kam dëgjuar për atë se çfarë më është mveshur nga disa gazeta dhe media për një deklaratë për shtyp të cilën nuk e kam dhënë në asnjë prej mjeteve të informimit, ku kanë pretenduar se gjoja kam thënë: disa armiq të Lëvizjes së Vëllezërve Musliman janë si populli i Lutit, dhe janë majmun, papagaj... e fjalë të tjera.
Jam informuar për këtë gjë përderisa isha në vizitën e parë në Tunizinë e gjelbëruar, pas revolucionit të begatshëm, dhe në të vërtet e kisha agjendën e ngjeshur, si dhe aktivitetet e konferencës në të cilën prezantuam, të cilat ma pamundësuat ta bëj një deklaratë për shtyp, apo ndonjë reagim për atë se çfarë qarkullonte nëpër gazeta, dhe për këtë i kemi disa vërejtje:
1- Burimi i këtyre shkëputjeve janë prej një libri tim, titulli i të cilit është: “ Vëllezërit Musliman 70 vite në davet ( thirrje ) dhe edukim dhe luftim “ të cilin e kam shkruar për përvjetorin e 70-të të themelimit të lëvizjes, dhe 50 vjetorin e rënies dëshmor të themeluesit të saj Hasan el-Bena, libër i përbërë prej 360 faqeve, që disa nga faqet elektronike i kanë publikuar rishtazi këto fragmete, duke mos iu referuar burimit apo librit nga i cili është shkëputur ky material, dhe kjo është bërë duke i publikuar fragmente nga librat e mi dhe nga librat e dijetarëve të tjerë.
2- Unë nuk i kam akuzuar kundërshtarët e Vëllezërve Musliman se ata janë prej popullit të Lutit, apo e bëjnë veprën e popullit të Lutit – Allahu na ruajt nga kjo – por unë në përmbyllje të librit kam folur për ata që i armiqësojnë Vëllezërit Musliman, dhe pse na armiqësojnë? Dhe kam thënë: “ Ka prej njerëzve që kanë gjetur në këtë davet ( thirrje ) pengesa në vjedhjet, lakmitë, interesat dhe privilegjet e tyre, dhe për këtë e armiqësojnë thirrjen e vëllezërve musliman, në mbrojtje të interesave të tyre të cilat i arritën padrejtësisht, por ata nuk e publikojnë ( këtë armiqësi ) haptazi , por e anashkalojnë me çdo mënyrë, që të mos zbulohet hajnia e tyre, dhe padrejtësit e tyre ndaj njerëzve.
Kurse të tjerët kanë hasur në thirrjen e Vëllezërve Musliman pengesa ndaj kënaqësive dhe epsheve të tyre të shfrenuara, në alkool, bixhoz, prostitucion dhe gjëra tjera që ua ofrojnë sistemet aktuale, dhe për këtë e luftojnë këtë davet i cili ua ngushton sferat të cilat ishin të hapura për ta, si populli i Lutit a.s. të cilët i ftoi Profeti i tyre në Besim dhe pastrim nga fëlliqësirat kurse ata thanë: "Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!" ( en-Neml 56 )
Kurse ka prej tyre që i armiqësojnë Vëllezërit Musliman sepse nuk e dinë realitetin e thirrjes së tyre, dhe nuk i dinë synimet e tyre e as metodologjinë e tyre e as mekanizmat e tyre, e as veprimtarët e tyre, dhe veçse kanë thënë arabët: Ai që nuk e njeh një gjë, e armiqëson atë. Kurse Allahu i madhëruar thotë: “ Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij.” ( Junus 39 ).”
A gjendet në këto fjalë ndonjë fyerje? Apo mos e kemi lëndu ndonjë person, apo ndonjë grup përveç atyre “ Të cilët e tepruan me krime në tokë. Dhe në të shtuan shkatërrimin. “ ( el-Fexhr 11-12 )
3- Ka moskujdes dhe lëshime profesionale në disa prej medieve, të cilat nuk e cekin burimin e lajmit, dhe nuk e cekin a ka qen intervistë, apo ndonjë temë e përzgjedhur prej librave të mi, pastaj e titullojnë me një titull që nuk përkon me temën, pastaj debatojnë rreth titullit të cilin nuk e kam përzgjedhur e as pranuar, dhe e funksionojnë në margjina të një lufte politike, kurse realiteti është ndryshe. Kështu që kërkoj nga mediat që kanë huazuar prej meje fjalë duke mos i verifikuar, të kthehen dhe ti qartësojnë gjërat sepse këto janë rregullat më të thjeshta të profesionalizmit.
4- Disa kanë shpejtuar të më hakmerren mua bazuar në këto deklarata, duke mos u përmbajtur, dhe disa të tjerë nga vëllezërit e mi – ndoshta e kanë llogaritur vonimin e reagimit tim në atë që është publikuar si konfirmim i saj – kanë vepruar sikur ata të cilët nuk më njohin, kurse e llogarisja se ata do ta përjashtonin mundësin të dal një gjë e till prej meje, ose do ta përmbanin veten dhe do ta thoshin atë që e tha Ebu bekri: Nëse është kjo e vërtet atëherë ajo është thënë.
E ndoshta nuk është thënia e vërtet, ose precize dhe e drejt siç ka ndodh.
5- Si mund ta refuzoj kritikën ndaj Vëllezërve Musliman apo kundërshtimin e tyre në mendime, ide dhe veprim, kurse libri nga i cili janë marrë fjalët e kam cekur ajo çka i dallon ata, siç i kam kritikuar Vëllezërit Musliman në më shumë se një çështje, dhe nuk dihet ndonjëherë për mua se jam kundër kritikës, ose ndaj kritikës me edukatë e njohur për pronarët e saj.
Allahu e di më së miri qëllimin tonë, dhe Ai është i vetmi që na udhëzon.
Dr. Jusuf Kardavi
Kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman
18 Xhumada al-Akhar 1433 hixhri / 09 Maj 2012
/mesazhi/