Erdogan bëri me dije se kjo xhami do të jetë aq e madhe sa do të mund të shihet nga çdo kënd i qytetit të Stambollit
Kryeministri islamik konservator i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (Recip Tayyep Erdogan) paralajmëroi se shumë shpejt do të nisin punimet për ndërtimin e një xhamie të re tejet të madhe mbi një kodër në qytetin e Stambollit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Erdogan bëri me dije se kjo xhami do të jetë aq e madhe sa do të mund të shihet nga çdo kënd i qytetit.
Ndërtesa e re e xhamisë do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë, mbi një kodër në Camlica, në pjesën aziatike të qytetit historik turk.
Ish-kryebashkiaku i Stambollit, aktualisht kryeministri turk Erdogan lajmëroi se punimet për ndërtimin e xhamisë do të nisin pas dy muajsh.