Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mynih, Igori bëhet Abdurrahman Mon 25 Jun 2012 - 14:36 | |
| Në ambientet e Bashkësisë Islame të Mynihut, në prani të një grupi të madh njerëzish, me rastin e natës së Israsë dhe Miraxhit, Igor Fornezi me prejardhje nga Maribori e shqiptoi Shehadetin para imamit Izet Babiq, bën të ditur faqja ilmuddin.com.
Programi i mbrëmjes filloi me ilahi dhe kaside e pastaj erdhi momenti kryesor i planifikuar për atë mbrëmje, shqiptimi i shehadetit nga Igori. Pasi shqiptoi shehadetin, me lot gëzimi në sy, Igori iu drejtua të pranishmëve: “Falënderoj shumë imam Izetin, i cili gjeti kohë për mua dhe juve vëllezër dhe motra të rinj për mbështetjen tuaj”.
Çasti i shqiptimit të shehadetit u përcoll me lot dhe tekbire nga vëllezërit e shumtë që ishin të pranishëm, të cilët kishin ardhur për të përkrahur Abdurrahmanin në rrugën e tij të kthimit në Islam. Igori për vete kishte zgjedhur emrin Abdurrahman dhe kështu vendosi që pjesën e mbetur të jetës së tij ta kalojë si rob i të Gjithëmëshirshmit.
Abdurrahmani punon si teknik i lartë mjekësor në një klinikë në Mynih.
Përktheu: Arsim SYLA | |
|