Alejkumusselam.
Njeherit ju kerkoj ndjes per vonesen e pergjigjes.
Do mundohem me qs sa kam njohuri rreth kesaj ceshtjeje pasi kjo eshte pak sa e koklavtur por un do te jap mendimin e dijetarve te cilet kan pru vendim rreth kesaj ceshtjeje.
Rreth kësaj çështjeje Kolegjiumi i Fetvave në Xhedde të Arabisë Saudite në vitin 1986, pas debatit, shqyrtimit dhe analizimit të shumë studimeve rreth fekondimit artificial sollën këto vendime:
Kolegjiumi lejoi që femra e cila nuk mundë të ngelë shtatzënë përmes marrëdhënieve natyrore, por që ajo dhe bashkëshorti i saj dëshirojnë të kenë pasardhës, atëherë i lejohet fekondimi artificial, vetëm përmes këtyre tri metodave që janë:
Metoda e parë: Kur merret spermatozoidi i mashkullit dhe përmes gjilpërës mbillet në mitrën e bashkëshortes së tij përmes fekondimit të brendshëm artificial.
Metoda e dytë: Kur merret spermatozoidi i mashkullit dhe vezorja e femrës që janë bashkëshortë mes veti dhe vendosen në epruvetë, e pastaj prej epruvetës morulla vëndohet apo mbillet në mitrën e femrës, pra në mitrën e femrës nga e cila është nxjerrë vezorja.
Metoda e tretë: Kur merret spermatozoidi i mashkullit dhe vezorja e femrës që janë bashkëshortë dhe vendosen në epruvetën eksperimentale, e pastaj prej epruvetës mbillet në mitrën e gruas së dytë po të atij burri (ortakes), natyrisht pasi të ketë arritur pëlqimi i gruas së parë dhe të dytë. Gruaja e dytë konsiderohet nëna e fëmijës nga qumështi dhe pasojnë të gjitha dispozitat islame rreth kësaj çështjeje.
Pra e nderuar, këto tri mundësi të fekondimit artificial sipas dijetarëve islamë, janë të lejuara por edhe lejohet përdorimi i tyre vetëm atëherë kur nuk ka alternativë tjetër të shtatzënisë natyrore, sepse islami prioritet gjithnjë i jep ruajtjes së natyrshmërisë. Nga krejt kjo nënkuptohet se në shprehje të fekondimit artificial apo shtatzënisë artificiale mund të bëhet vetëm në mes të bashkëshortëve.
Mirepo pasiqe pyetja juaj ka te bej me marjen e vezores nga nje grua tjeter e panjohur nuk lejohet fekondimi artificial për muslimanen nëse spermatozoidi apo vezorja janë të pa njohura, pra të bëhet fekondimi duke e marrë spermatozoidin nga bankat spermatozoide që nuk dihet për to. Ky veprim është i ndaluar haram.
Por nese do gjej ndonji pergjigje tjeter serrish do mundohem tju pergjigjem
Allahu e din me se miri.
Me respekt.