Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Xhamia e dy Kibleve Thu 6 Aug 2009 - 10:10 | |
| XHAMIA E DY KIBLEVE
Një ndër xhamitë më të njohura në Medine dhe që ka vlerë të madhe historike, është edhe xhamia e dy kibleve, e cila gjendet në perëndim të Medinës, 3,5 km larg Xhamisë së Pejgamberit a.s. Në këtë vend në kohën e Muhammedit a.s.ka jetuar fisi Beni Seleme, fis arab. Është ndërtuar në kohën e Pejgamberit a.s prej materialit te thjeshtë ,gurëve,drunjve të hurmave dhe fletëve të saj. Historianët pohojnë se Shahin El-Xhemali në vitin 893 H. e rindërtoi këtë xhami për herë të parë ndërsa në vitin 950 H. për herë të tretë e rindërtoi sultan Sylejmani, në kohën e Pushtetit Osman .Rindërtimi i xhamisë nuk mbeti vetëm me kaq, Mbretëria Saudite i kushtoi rëndësi të madhe këtij objekti madhështor, i cili u rindërtua edhe dy herë të tjera, herën e parë në kohën e mbretit Halid, kurse herën e dytë në vitin 1988 mbreti Fahd, bëri rindërtimin modern të saj.
Pse kjo xhami e mori emrin xhamia e dy kibleve? - Kible i thuhet anës, kah e cila drejtohen muslimanët gjatë faljes së namazit. Pas shpërnguljes së Muhamedit a.s. në Medine, më tepër se një vit e gjysmë u fal në drejtim të xhamisë së Aksasë - Kudsit, ndërsa Qabeja përveç, që ishte në duar të idhujtarëve, ishte e mbushur përplot idhuj.
Pejgamberi a.s. kishte dëshirë të flaktë të kthehet kah Qabeja, këtë e vërteton edhe ajeti kur’anor ku thuhet: “Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabes), që ti edo atë. Pra, kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes) dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah kjo anë…” Muhammedi a.s. përderisa ishte duke e falë drekën në këtë xhami, i drejtuar në drejtim të xhamisë së Kudsit, i erdhi shpallja nga Allahu xh.sh., për ndryshimin e drejtimit të kibles gjatë faljes. Ai reqatin e parë dhe të dytë e fali në drejtim të Kudsit, e pasi I erdhi shpallja u kthye bashkë me xhematin në drejtim të Qabes dhe vazhduan faljen e dy reqateve të fundit. Kjo është arsyeja e emërtimit të kësaj xhamie me emrin: “Xhamia e dy kibleve”.Pejgamberi a.s. dhe muslimanët u gëzuan pa masë kur u urdhëruan nga All-llahu, që të kthehen në drejtim të Qabes, ngase ky ishte edhe një paralajmërim, se ajo do të kalojë në duart e muslimanëve, siç edhe ngjau. Në anën tjetër, ndryshimi i kibles ishte edhe një sprovë, ku u dalluan të sinqertit nga të luhatshmit, e këtë, ja se si e ilustron Kur’ani: “E kiblen nga e cila u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të sprovuar atë që shkon pas Të Dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirësi për disa, por jo edhe për ata, të cilët Allahu i drejtoi.” Ndryshimi I kibles shkaktoi polemikë edhe te ithtarët e librit, krishterët dhe hebrenjtë, sepse mendonin se vetëm kibleja kah e cila kthehen ata është e drejtë dhe talleshim me muslimanët, duke thënë se Islami bën lojë me kiblen, here në anë të Kudsit - Jerusalemit të sotëm, e herë, në anë të Mekës. Për këtë arsye zbret ajeti kur’anor nga All-llahu xh.sh. ku thotë: “Nuk është tërë e mira (e kufizuar), të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që I beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librave,pejgamberëve dhe i cili pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë dhe të durueshmit në skamje ,në sëmundje dhe në flakën e luftës, të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit”
Jasir Osmani III- A Shkolla Qendrore
| |
|