Organizata për Zhvillim infrastrukturor në New Delhi ka rrënuar
xhaminë “Nur” në regjionin Jangpura të qytetit Nizamuddin, njofton
‘Indian Expres’.
Organizata thotë se xhamia “Nur”, e cila daton që para 200 viteve,
është ndërtuar në mënyrë ilegale dhe është rrënuar në prani të forcave
policore.
Edhe pse zyrtarët e policisë deklaruan se do të ndërtojnë një xhami
të re, muslimanët e këtij qyteti reaguan ashpër. Në përleshjet mes
policisë dhe protestuesve janë plagosur 15 persona, ndërsa 17 vetura
janë djegur.
Gjithashtu të mërkurën protestat e muslimanëve indianë përfunduan me trazira dhe përleshje me forcat e rendit.
Popullata e Indisë kalon numrin prej 1 miliardësh, ndërsa muslimanët përbëjnë 11% të banorëve të këtij vendi.
(Breziiri)