Një traget i mbipopulluara është ndarë në dysh dhe është fundosur gjatë një stuhie të ashpër në verilindje të Indisë, duke lënë të paktën 103 të vdekur dhe shumë të humbur. Kishte gra dhe fëmijë në mesin e pasagjerëve në traget, i cili u fundosë duke kaluar lumin Brahmaputra në Assam. Fati i rreth 100 të tjerëve nuk dihet , agjencia e lajmeve AFP njoftoi se rreth 150 persona u shpëtuan. Trageti ishte nisur nga Dhubri në drejtim të Fakirganjit, udhëtimit me traget është një nga format më të lira të transportit në Indi, fshatarët në fshatra të vogla nuk kanë asnjë mundësi tjera për të udhëtuar për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
Kjo çfarë ka ndodhur është një nga aksidentet më të rënda ndonjëherë në Indi. Ushtria dhe forcat e sigurisë Indiane po bëjnë përpjekje për ti shpëtuar të mbijetuarit e mundshëm në aksident. /mesazhi/