Udhëheqësit muslimanë në Indi kanë kërkuar nga autoritetet shtetërore që shkrimtarit Selman Rushdi t’i ndalohet hyrja në vend
Rushdiu pritet të merr pjesë në festivalin më të madh letrar aziatik në Jaipur, i cili mbahet nga 20 deri më 24 janar.
Romanin e tij, “Vargjet satanike” shumë muslimanë e kanë vlerësuar blasfemik e fyes, dhe kanë bëri thirrje për vrasjen e tij, duke e detyruar atë të fshehet për disa vite.
"India është një vend ku respektohen ndjenjat e çdo komuniteti dhe kaste, për këtë arsye njerëzve të tillë nuk duhet t’ju lejohet hyrja në vend", tha për ‘Reuters’ kreu musliman Maulana Khalid Rashid Farangi Mahali.
Komentet e tij ishin të ngjashme me zyrtarët tjerë muslimanë të cilët pretendojnë se Rushdiu me fyerjet ndaj Pejgamberit, Muhamed s.a.v.s., ka ofenduar dhjetëra miliona besimtarë.
Shkrimtari, duke reaguar ndaj kërkesave që t'i refuzohet hyrja në Indi, në Twitter shkroi: "Vetëm le të dihet, unë nuk kanë nevojë për vizë"
Rushdiu u lind në Indi, ndërsa çmimin ‘Man Booker’ për romanin më të mirë në fushën e fantastikës e fitoi në vitin 1981 për librin Fëmijët e natës, i cili është një histori alegorike e lindjes së kombit modern indian.
Udhëheqësi fetar iranian, Ruhollah Khomeini, në vitin 1989, me anë të fetvasë ia ka shqiptuar dënimin me vdekje, dhe vrasësit të tij i ka premtuar një çmim prej katër milionë dollarësh.
I ballafaquar me kërcënime me vdekje, Rushdiu është fshehur pothuajse një dekadë me ndihmën e qeverisë britanike dhe policisë, duke u paraqitur vetëm herë pas here në publik. Sidoqoftë, në vitin 1998, ish presidentin e Iranit Mohammed Hatim e ka tërhequr fetvanë.
Në Indi jetojnë 1.2 miliardë njerëz, 13 për qind janë muslimanë.