Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Indi: Thirrje për sterilizim të detyruar të muslimanëve dhe të krishterëve | |
- Udhëheqësja e grupit ‘Hindū Mahāsabhā’ ka ngjallur polemika pas deklaratës së saj javën e kaluar kur tha se të gjithë muslimanët dhe të krishterët duhet të sterilizohen për t’u kufizuar rritja e tyre e cila përfaqet kërcënim për hindusët. "Popullsia muslimane dhe krishtere po rritet dita ditës. Për t’u kufizuar kjo rritje, Qendra duhet të ndërmarrë masa emergjente që muslimanët dhe të krishterët të detyrohen t'i nënshtrohen sterilizimit që numri i tyre mos të rritet", tha, nënpresidentja e organizatës më të madhe të grupeve hindu ‘Hindū Mahāsabhā, Sadhvi Deva Thakur. Ajo gjithashtu ftoi të gjithë hindusët që të kenë më shumë fëmijë që të rrisin numrin e tyre dhe të kenë ndikim në botë. Në vazhdim të deklaratës së saj kontroverse, ajo tha se statujat e hyjnive hindu duhet të vendosen në xhami dhe kisha.:
| |
|