Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Zjarri i xhehenemit nuk e djegë dorën e punëtorit! | |
E drejta e punësimit ose e të punuarit për një pagë apo për një shumë të caktuar gjen mbështetje në Kur`an , Sunnetin e Pejgamberit s.a.w.s dhe në argumentet e ixhmasë (mendimi i përbahskët i dijetarëve islam). Në Kur`an dhe Sunnet- i Sahiha, ndonjëherë jepen edhe shembuj për metodat e punësimit dhe të të punuarit nga fetë e shenjta para islamit,kurse ndonjëherë kjo çështje është qartësuar me disa parime të drejtpërdrejta.
Në Kur`ani Kerim tregohet ngjarja e Hazreti Musait a.s para se t`i shpallet pejgamberllëku.Hz.Musa a.s ndahet nga Egjipti dhe duke ecur në rrugë për në rrethin Medjenit sheh dy vajza se si jan duke i ujitur tufën me dhi.Hz.Musai a.s u ndihmon vajzave dhe njëra nga vajzat i thotë babait të saj: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!”
Personi të cilin e sugjeroi vajza babanë e saj që ta marrë si punëtorë, ishte Hz.Musai a.s Pas kësaj,Hazreti Musa a.s punon dhjet vjet pranë babait të atyre dy vajzave, i cili me shumë mundësi ka qenë Hazreti Shuajbi a.s. Në fakt Hazrti Musai a.s duke i kullotur dhitë e kësaj familje, në të njejtën kohë i mëson sekretet e pejgamberllëkut nga ajo shkoll profetike.Kurse nga ana tjetër, dy vetitë që i thekson vajza vigjilente që shprehu dëshirën ndaj babait të saj për ta punësuar Hz.Musanë dhe që më vonë fiton nderin që të bëhet gruaja e tij, janë veti shumë të rëndësishme tek një punëtorë.Vetia e parë është fuqia për ta bërë atë punë; kurse tjetra është të qenurit një person i besueshëm. Dijetarët Islam duke e komentuar këtë ajet dhe ajetet tjera të ngjajshme, kanë ardhur në konkludim se është e lejuar që të punësohet një person nga ana e një personi tjetër. Në një ajet tjetër ,Allahu xh.sh u bën thirrje të gjithë robërve të Tij që të punojnë edhe për këtë botë, por edhe për botën tjetër, duke thënë:Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.(Suretun Nexhm:39)
Puna e punëtorit është e shenjtë
Nga ana tjetër, puna e një njeriu i cili kryen përgjegjësitë që i ka para Zotit të tij, merr vlerën e adhurimit.Andaj dhe puna apo mundi i punëtorit është i shenjtë dhe i vlefshëm.Edhe Pejgamberi ynë s.a.v.s na porosit në këtë mënyrë: "Asnjëri nuk mund të fitojë të ardhura më të pastra se se sa nga mundi i dhënë nga vetë ai" dhe në këtë çështje si shembull e ka dhënë Hazreti Davudin a.s, i cilie dhe pse ishte i Dërguar i Zotit, me djersëne tij mundohej që të fitonte kafshatën e bukës(Ibn,Tixharat)
I Dërguari i Zotit gjithahstu është shprehur se një njeri i cili del nga shtëpia me qëllim që të siguroj riskune fëmijëve ose t`i përmbush nevojat e prindërve apo të fitoj kafshatëne bukës, është në rrugë të Zotit deri sa të kthehet në shtëpi.Përveç asaj, një njeri i cili në punë me qëllim që të mos jetë nevojtarë për askënd dhe që mundoeht prindërit dhe fëmijët e tij të mos jenë nevojtarë të ansjërit tjetër,në çdo hap të tij do të fitojë sevap adhurimi.
Një ditë i Dërguari i Allahut pasi bën musafaha (e përqafon) Hazreti Muazin, njërin nga As-habët, shprehet në këtë mënyrë: "Muaz, të janë bërë duart me luth(të janë prishur duart)!" Hz.Muazi përgjigjet: "Po, o i Dërguari i Zotit, jam duke e punuar tokën me kazmë dhe në atë mënyrë mundohem që t`ua sigurojë riskun e fëmijëve". I Dërguari i Universit, sikur t`ua puth ballin e të gjithë punëtorëve me respekt,Hazreti Muadhine puth në ballë dhe urdhëron: "Këtë dorë nuk do ta djeg xhehennemi".
Një ditë tjetër , Pejgamberi ynë (sal-lallahu alejkhi ves-selem) duke ndenjur bashkë me sahabet në Medine, përpara kalon një i varfër i cili lypte në moshë të re.I varfëri pohonte që ai dhe familja e tij ishin të varfër dhe po kërkonte ndihmë.Hazreti Aliu, të cilin i Dërguari i Allahut s.a.v.s e dërgonte tek shtëpia e të riut që kërkonte ndihmë,sheh se në shtëpinë e të riut nuk ka asgjë tjetër përveç se një qilim me të cilin ishin të mbuluar fëmijët e shtëpisë dhe të një tenxhereje. Pas kësaj,Resulullahi s.a.v.s e urdhëron Hz.Aliun që ta shes qilimin dhe tenxheren në pazar dhe me ato para të blejë një litar.Hazreti Aliu vepron ashtu siç urdhërohet.Pejgamberi s.a.v.s ia zgjat litarin të varfrit dhe i thotë: "Merre këtë dhe shko në mal,mblidh dru dhe fito para buke duek shitur dru.40 ditë mos u kthe në shtëpi.Mbrenda kësaj periudhe të gjitha nevojat e shtëpis sate do ti përmbushim ne!" Njeriu pas 40 ditëve kthehet në shtëpi dhe vjen në praninë e Pejgamberit a.s me paratë që kishte fituar.Pas kësaj ngjareje, Pejgamberi s.a.v.s urdhëron në këtë mënyrë: "...........Kush nga ju merr litarin në krahë dhe mbledh dru nga mali dhe më vonë duke e mbajtur atë në krahë shkon dhe e shet në pazar për ta siguruar riskun,është më e hajrit se sa të shkojë dhe të kërkojë diçka prej dikujt tjetër".(Buhari,Buju,15)
I Dërguari i Allahut ka dhënë edhe shumë sugjerime në lidhje me mbrojtjene së drejtës së puntorit, dhënia e rrogës së plotë dhe në kohë, si dhe sjellja me ta në mënyrë të mirë.
Shkrujti:Ilaz Salihi Marur nga Revista Zaman 2012 Autor.Mr. Fetullah Gylen
| |
|