Vëlla, a njeh në këtë kohë ndonjë njeri me dy fytyra?
Unë nuk njoh!
Shumica e njerëzve sot janë me dhjetë fytyra. Nuk kanë mbetur sot vetëm me dy, disa edhe me njëzet fytyra, me pesëdhjetë, e njëqind... Vështirë është të gjesh me dy fytyra, janë të rrallë këta!
Vallë, a thua ku është i sinqerti, i cili njihet vetëm me një fytyrë?
Allahu im! Na bëj prej robërve të Tu të sinqertë!
Po, vëlla! Shumë njerëz janë me ty në xhami, këmbët e tyre pranë këmbëve të tua, krahët e tyre pranë krahëve të tua. Kokat e tyre afër kokës tënde në
. Të gjithë të nënshtruar para Allahut dhe i luten Atij. E, më pas, kur del prej xhamisë ka tjetër fytyrë (nga ajo që kishte në xhami). Kur hyn në shtëpi me gruan dhe me fëmijët del me fytyrën e tretë. Në punë me fytyrën e katërt. Nëse ka ndonjë punë me ndonjë grua të huaj, është i butë, i qetë, i mirë me një fytyrë të pestë. Kur ka ndonjë punë me burra është me fytyrën e gjashtë. Kur ka të bëjë me personalitete ose me njerëz më të ngritur se ai, është më fytyrën e shtatë. Kur janë në nivel më të ulët se ai, fukaratë, të dobëtit, me fytyrën e tetë. Kështu me radhë me fytyrë të nëntë, të dhjetë...
Kush je ti?!
Kush je ti, o rob i fytyrës?!
Prej këtyre fytyrave, cila është fytyra jote e vërtetë?
Deri kur ti kështu do t’i ndërrosh këto fytyra?
Deri kur ti do të jesh mashtrues?
Vallë, a nuk po e di se vërtet Allahu i Lartësuar i sheh të gjitha këto fytyra?
Allahu të sheh këtu e atje, të sheh tani dhe të sheh nesër!
Kur sëmuret, pronari i fytyrave është me një fytyrë. Kur është i shëndoshë me tjetër fytyrë. Kur e kap varfëria me një tjetër fytyrë. Kur arrin pasuri mban një tjetër fytyrë.
Kështu, pronari i fytyrave të shumta aspak nuk turpërohet prej Allahut, edhe pse Ai e sheh.
Kush je ti vëlla?
Përgjigju kësaj pyetjeje. Kush je ti?
Cila është fytyra jote?
Cili është personaliteti yt?
Cila është rruga jote?
Pse po jeton me njëzet fytyra e njëzet ngjyra dhe me njëzet mënyra?
A nuk ke turp prej Allahut, edhe pse Ai të sheh?
Vëlla, duhesh të jesh vetëm një, bëhu posedues i një fytyre të vetme dhe ec vetëm në një rrugë.
Vëlla, cilën fytyrë dëshiroj për ty?
Për ty dëshiroj fytyrën e robit të Allahut, të jesh rob i Tij. Rob i cili përulet në ruku dhe në
, lexon
Kuran, i nënshtrohet dhe i përulet Krijuesit Allah.
Dëshiroj të jesh rob i Allahut në shtëpi, rob i Allahut në xhami, rob i Allahut në rrugë, rob i Allahut në punë, rob i Allahut kur njerëzit të njohin dhe kur nuk të njohin, edhe kur të jesh në vetmi pa askënd, pos Allahut. Allahu është Ai i Cili të sheh këtu dhe atje.
Turpërohu prej Allahut, që mos të të shohë me fytyrën që Ai nuk të njeh ty.
Muhamed Husejn Jakub
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu