Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Dua të pendohem me ardhjen e Ramazanit, por... Fri 6 Jul 2012 - 17:34 | |
| Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Tij, se sa gëzimi që përjeton ndonjëri prej jush, i cili duke udhëtuar me kafshë në shkretëtirë, papritur ajo i ikë dhe në të ndodhet ushqimi dhe uji i tij. E humb shpresën se do ta gjej, ulet nën një pemë dhe shtrihet, por gjithmonë pesimist për gjetjen e saj. Ndërkohë që vazhdon në këtë gjendje, sheh përpara syve kafshën e tij, e kap për litari, pastaj nga gëzimi i madh që kishte thotë: O Zoti im, ti je robi im dhe unë jam zoti yt. Gaboi prej gëzimit të madh”. (Muslimi) Papritur, kuptova se Ramazani kishte ardhur. Kanë kaluar nga ai disa ditë. Dëshiroja të priste pak në mënyrë që të përgatitesha për ta takuar. Të këqijat e mia janë të shumta dhe mëkatet janë të panumërta, por me gjithë këtë unë jammysliman, si çdo mysliman që e do shumë Ramazanin dhe pret në të mëshirën e Zotit (xh.sh.) Çfarë të bëj? Dua të jetoj Ramazanin, dua t’i lë punët e mia të këqija, dua që agjërimi im të pranohet; kam shumë frikë. E vërtetë është se kam bërë shumë mëkate, por bujaria e Zotit ishte që më la të jetoj deri në Ramazan. Ai dëshiron të më falë mua. Po, e ndjej këtë. Ky është një mesazh i veçantë mes meje dhe Zotit tim. Ai më do mua.. Po, unë i bëj mëkat Atij, por Ai është Mëshirëbërës, Falës, Pranuesi i pendesës, pa dyshim që Ai dëshiron të më pranojë pendimin, por unë nuk jam i përgatitur. Oh dilema ime, çfarë duhet të bëj? “Ooooo Zot! Më ndihmo të pendohem te Ti. Dua të “ktheheeeeem”, dua të “pendoheeeeeem”! O Zoti im, më merr për dore, ma prano pendimin, më ndihmo ndaj egos që urdhëron për të keqen! O ti djall, shporru nga unë, largohu prej meje, lërmë! Aaaaaaaah, po dëgjoj të qeshurat e djallit, ai thotë: Nuk të lë ty, sepse ti je i dobët dhe do të çoj larg bindjes e adhurimit. Po dëgjoj një zë tjetër që mua më thotë: mos ju bind atij, ai është i dobët. Ti jo. Dëgjo thënien e Zotit “S’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët” (4:76), “Vërtet ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre” (16:99). Ah grindjet e shpirtit tim, a jam unë i dobët? Jooooo , unë nuk jam i dobët… A është i fortë djalli? Jooooo, ai është i dobët, Zoti im nuk gënjen, Ai ka thënë se djalli është i dobët, d.m.th. unë jam i fortë, do të thotë mundem që unë të kthehem me sinqeritet tek Zoti. Më kanë humbur disa ditë nga Ramazani, por akoma kanë mbetur shumë prej tij. Çfarë po më ndalon tani që unë të kthehem? Ngrihu tani, merr abdes dhe drejtohu te Zoti yt, çfarë të ndalon? Djajtë janë të prangosur, dyert e xhenetit janë të hapura, ndërsa dyert e zjarrit të mbyllura. Të gjithë njerëzit janë në adhurim, xhamitë të mbushura plot dhe të gjithë agjërojnë. Njerëzit falin namazin e teravisë dhe lexojnë Kur’anin. Të gjitha këto a nuk më ndihmojnë të zgjidhë prangat e mia? Ç’është kjo? Dera po troket? Kush po më thërret? Kush? Unë jam Ahmedi. . Urdhëro Ahmed. Selamun alejkum, si jeni? Ve alejkum selam ve rahmetullahi. - Më fal që nuk të kam telefonuar, por kam qenë i zënë. - Nuk ka gjë. - Nuk të kam parë në xhami që në Ramazan? Ndoshta të ka penguar ndonjë gjë e hajrit. Nuk ia ktheva; heshta pak çaste. Isha i hutuar. E vuri re heshtjen time, por me të shpejtë e ndërpreu atë dhe tha: “Sot dua të të shikoj në xhami, fryma e teravisë është e bukur dhe të mbush me gëzim”. Foli dhe fytyra e tij shkëlqente nga gëzimi: në jetën time nuk kam parë gëzim më të madh se sa bashkimi i myslimanëve në adhurim. Dëshiroj t’i flas por heshtja më ka mbërthyer. Luftova me veten, duhet patjetër t’i flas dhe të dëgjoj këshillën e tij. Pas një përpjekje të shpejtë fillova t’i flas dhe i thashë: “Ahmed, unë jam shumë i lodhur”. Ja plasa të qarit. Mu afrua duke u përpjekur të më qetësoj nga trishtimi im duke më thënë: çfarë ke, o vëlla? Më thuaj, çfarë ke? I thashë: “Dua të pendohem, por diçka në vete më ndalon. Dua të ma pranojë Zoti agjërimin tim, por nuk kam forcë për adhurim”. Ma ktheu duke më thënë: “Mos i beso, ti mundesh të kthehesh e të pendohesh! Çdo gjë që ke në kokë janë iluzione dhe ngacmime të djallit, por ato shumë shpejt do të mbarojnë”. I thashë: “Si arrihet kjo?” - Në qoftë se nuk më beson mua, tha ai, atëherë ngrihu tani, merr abdes dhe falu. Hajde ngrihu tani, po të pres. O Zoti im, lavdi Zotit! Tani ndjej se jam plotësisht i lirë. Nxitova për të marrë abdes, mora dhe u fala. Sikur në sytë e mi kisha pasur perde e ajo u largua dhe sikur u lirova nga robëria. Pas namazit shokut tim i thashë: “A ke mundësi të ulesh me mua dhe të lexojmë diçka nga Kur’ani? Fytyra e tij shkëlqeu nga sihariqi dhe gëzimi. Mora librin e Zotit xh.sh, më dukej sikur po e merrja për herë të parë. Ndjeva një prehje dhe qetësi shpirtërore. Në atë moment kuptova se ne mundemi të ndryshojmë jetën tonë dhe se shumë iluzione na ndalojnë për t’u kthyer te Zoti; le t’i shkatërrojmë këto pranga iluzive. Rruga për te Zoti është e hapur nuk ka gjë ta mbyll atë, përveç iluzioneve të cilat duhet të mos zënë vend në jetën tonë. | |
|