islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Dëshiroj të pendohem, por...  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
454 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 454 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Dëshiroj të pendohem, por...  Empty96%Dëshiroj të pendohem, por...  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Dëshiroj të pendohem, por...  Empty0%Dëshiroj të pendohem, por...  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Dëshiroj të pendohem, por...  Empty0%Dëshiroj të pendohem, por...  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Dëshiroj të pendohem, por...  Empty0%Dëshiroj të pendohem, por...  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Dëshiroj të pendohem, por...  Empty1%Dëshiroj të pendohem, por...  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Dëshiroj të pendohem, por...  Empty2%Dëshiroj të pendohem, por...  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Dëshiroj të pendohem, por...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Dëshiroj të pendohem, por...  Empty
MesazhTitulli: Dëshiroj të pendohem, por...    Dëshiroj të pendohem, por...  EmptySat 17 Jul 2010 - 8:29

Dëshiroj të pendohem, por...
DËSHIROJ TË PENDOHEM, POR...


PARATHËNIE


Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush që e humb, e ai që e humb rrugën e vërtetë, s’ka kush që e udhëzon përveç Allahut. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut. Ai është Një dhe nuk ka ortak. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
Allahu i ka urdhëruar të gjithë besimtarët të bëjnë teube (pendim) kur tha: “Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur: 31) Ai, robërit i ndau në të penduar dhe mizorë, duke mos lënë vend për të tretin, andaj edhe tha: “E ata që nuk pendohen janë mizorë.” (Huxhurat: 11)
Kjo është koha kur shumica e njerëzve janë larguar nga feja e Allahut. Gjynahet na përshkuan e fesati u përhap aq shumë, sa gati të gjithë i përfshiu diçka nga fëlliqësirat e gjynaheve, përveç atyre që i ruajti Allahu.
Por, deshi Allahu të përhapet Drita e Tij dhe i zgjoi shumë nga të zhyturit në errësirë dhe të koturit në gjumë, që të hetojnë se i kanë lënë pas dore detyrat ndaj Allahut. Ata u penduan për lajthitjet dhe mosdëgjimin dhe i drejt-uan zemrat e tyre kah kështjella e pendimit. Disa të tjerë e braktisën jetën e mërzitshme dhe telashet e saj për t’i hyrë rrugës që i nxjerr nga errësira në dritë.
Këta kalorës, gjatë shtegtimit të tyre, hasin në pengesa dhe frikësohen se mos vallë nuk do të arrijnë deri te pendimi. Këto pengesa janë ose të karakterit individual-shpirtëror, ose të karakterit të jashtëm, nga rrethi ku jetojnë.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore për shkrimin e kësaj broshure, duke pasur shpresë se në të do të ketë shpalim për pshtjellimet, sqarim për dyshimet, argument për vendi-met dhe pengesë për shejtanin.
Kjo broshurë përmban një hyrje për rrezikun e pakujdesisë ndaj gjynaheve, pastaj një shpjegim rreth kushteve të pendimit dhe mjekime shpirtërore së bashku me fetva të rëndësishme të përforcuara me argumente nga Kur’ani, Suneti dhe mendimet e dijetarëve.
Lus Allahun që me këto porosi të kem dobi unë dhe vëllezërit e mi muslimanë. Nga ata do të më mjaf*ton*te një dua e përzemërt ose një këshillë e sinqertë. Allahu na i faltë gabimet të gjithëve!
Autori

VËSHTRIM NË RREZIKUN E ASGJËSIMIT TË GJYNAHEVE

Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur Allahu i Madhëruar urdhëroi robërit e Tij që t’i pendohen, e bëri kusht që teube-ja të jetë e sinqertë dhe tha:
“O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë!” (Tahrim: 8)
Allahu na dha afat për t’u penduar para se të fillojnë të regjistrojnë Kiramun Katibin (Melekët e regjistrimit). Për këtë Muhammedi alejhi selam tha: “Meleku që qëndron në anën e majtë për besimtarin gabimtar ngre lapsin (nuk regjistron) gjashtë orë. Nëse pendohet dhe i kërkon falje Alla-hut, e lëshon lapsin, e nëse jo, i regjistrohet një gabim.”
Transmeton Taberaniu dhe Bejhekiu
Por Allahu na jep edhe një afat pas regjistrimit, afat që zgjat deri para momentit të vdekjes.
Është fatkeqësi që shumica e njerëzve nuk shpresojnë tek Allahu dhe as që dëshirojnë të jenë të ndershëm, andaj edhe i bëjnë gjynah Allahut ditë e natë. Një grup tjetër është zënë me asgjësimin e gjynaheve. Të tillët i sheh tek i asgjësojnë disa gjynahe të vogla, duke thënë për shembull: “Ç’dëmton një shikim apo një përshëndetje me një femër të huaj?!” Ata zbaviten duke shikuar lakuriqësi nëpër revista dhe filma, saqë disa prej tyre, pasi kuptojnë se një çështje është haram, pyesin pa u brengosur fare: “Sa të këqija ka në të? A është gabim i madh apo i vogël?” Nëse vërtet e ke vërejtur një gjendje të tillë, atëherë krahaso këtë gjendje dhe dy urtësitë vijuese të shënuara në “Sahihun” e Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë:
1) Transmetohet se Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë: “Ju jeni duke bërë disa punë që në shikimin tuaj janë më të imta se qimja, kurse ne, në kohën e Pejgamberit alejhi selam, i kemi llogaritur se janë shkatërruese.”
2) Transmetohet se Abdull-llah ibni Mes’udi (radij*Allahu anhu) ka thënë: “Besimtari i sheh gabimet e veta sikur të jetë ulur nën një bjeshkë, nga e cila ka frikë se mos po i bie mbi kokë, ndërsa gjynahqari i sheh gabimet e veta sikur një mizë, e cila kalon kah hunda e tij, e ai e tremb (me dorën e tij) dhe e largon.”
A thua këta gjynahqarë e vërejnë rrezikun e çështjes në fjalë kur lexojnë hadithin e Muhammedit aljehiselam “Mjerë ju nëse i asgjësoni gjynahet! Ai që i asgjëson gjynahet është si shembulli i një grup njerëzish të cilët (gjatë rrugës) zbresin në një luginë. Çdonjëri prej tyre sjell nga një krande, derisa grumbullojnë aq sa mund ta pjekin bukën e tyre. Nëse një person merret me agjësimin e gjynaheve ato pady-shim do ta shkatërrojnë atë”. Sipas një transmetimi tjetër: “Mjerë ju nëse i asgjësoni gjynahet! Ashtu ato do t’i grumb-ullohen personit dhe do ta shkatërrojnë atë.”
Transmeton Ahmedi
Dijetarët kanë theksuar se gjynahu i vogël vjen nga pakësimi i turpit, mosbrengosja, mosfrika ndaj Allahut dhe asgjësimi i vetë gjynahut, kështu që i bashkangjitet gjynahut të madh dhe ngrihet në shkallën e tij. Dijetarët kanë thënë: “Gjynahu i vogël nuk trajtohet si i vogël nëse përsëritet, kurse gjynahu i madh nuk trajtohet si i madh nëse kër*kohet falje (istigfar).” Kujt është në këtë gjendje i themi: Mos shiko në peshën e gjynahut, por shiko kujt po i bën gjynah.
Nga këto fjalë me siguri do të kenë dobi të sinqerta, inshaAllah, ata që i ndiejnë të metat dhe gabimet shpirtëri-sht, e jo ata që janë shfrenuar në marrëzitë e tyre dhe janë këmbëngulës në gabime.
Këto fjalë janë për ata që u besojnë Fjalëve të Allahut:
“Njoftoji robërit e Mi se, vërtet, Unë jam Ai që fal shumë dhe jam Mëshirues i madh. Po njoftoji se dënimi Im është dënim i dhimbshëm.”
(Hixhr:49-50)
KUSHTET E PENDIMIT DHE PIKAT PLOTËSUESE TË TIJ

Fjala teube (pendim) është fjalë e madhe, me kuptim të thellë e jo si mendon dikush: shprehje me gojë e pastaj vazhdim në gabime. Nëse e vrojtojmë ajetin kur’anor: “Kër-kojeni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) tek Ai.” (Hud:3), do të shohim se teubeja është shtesë mbi istigfarin (kërkimi i faljes).
Pasi çështja është mjaft me rëndësi dhe me peshë të madhe, patjetër duhet të ketë kushte. Dijetarët islamë kanë cekur disa kushte të teubes, të mbështetura në ajete dhe hadithe. Ato janë:
I pari: Braktisja e gjynahut menjëherë.
I dyti: Pendimi për gabimin e bërë.
I treti: Zotimi se nuk e përsërit më.
I katërti: Kthimi i hakut atyre që dëmtoi ose kërkimi i faljes.
Disa dijetarë shtojnë edhe disa pika plotësuese për teuben e sinqertë, të cilat do t’i citojmë së bashku me disa shembuj:
E para: Lënia e gjynahut të jetë vetëm për Allahun, jo për ndonjë qëllim tjetër, sikur pamundësia për ta bërë ose frika nga fjalët e njerëzve.
Shembull: Nuk llogaritet i penduar ai që i braktis gjynahet për pozitë ose autoritet, ose nga frika se mos po largohet nga vendi i punës.
Po ashtu, nuk llogaritet i penduar ai i cili i braktis gjynahet për ta ruajtur shëndetin dhe fuqinë e tij, sikur ai që e lë zinan (prostitucionin) nga frika e sëmundjeve ngjitëse ose pse ia dobëson trupin dhe kujtesën.
Nuk llogaritet i penduar as ai që e lë vjedhjen nga arsyeja se nuk e ka gjetur hyrjen e shtëpisë, se nuk ka pasur mundësi që ta hapë arkën, apo ka pasur frikë nga rojtari a polici.
Gjithashtu, nuk është i penduar ai që e lë marrjen e ryshfetit nga frika se mos dhënësi i tij është nga ndonjë shoqatë që lufton ryshfetin.
Nuk llogaritet i penduar kush e lë pirjen e alkoolit apo marrjen e drogës nga arsyeja se ka mbetur pa të holla.
Po ashtu, nuk llogaritet se është penduar ai që nuk është në gjendje ta bëjë gjynahun nga ndonjë shkak jashtë dë*shirës së tij. Shembull: Rrenacaku që e kap ndonjë sëmundje që ia merr gojën; zinaqari që e humb fuqinë për kontakt seksual; vjedhësi që humb duart në ndonjë fatkeqësi. Pra, personat e këtillë patjetër duhet ta pranojnë gjynahun me keqardhje dhe të pendohen për të. Gjithashtu, t’i shmangen krejtësisht e pastaj mos të përmallohen apo të dëshpërohen nëse u ikën, prandaj edhe alejhi selami thotë: “Pendimi është teube.”
Trasmeton Ahmedi dhe Ibni Maxhe
Allahu e konsideron të paaftin, të cilit i bie ndër mend të bëjë një gjy*nah, njëjtë si bërësin e gjynahut. E ja seç tha Muhammedi alejhi selam: “Kjo botë është për katër persona: Një rob të cilin e furnizon Allahu me pasuri dhe dituri, e ai nëpërmjet tyre ia ka frikën Zotit, nga ato u ndan të afërmve dhe e di se edhe Allahu ka në to hak, ky është në pozitën më të nderuar. Dhe një rob të cilin Allahu e ka furnizuar me dituri, por jo edhe me pasuri, e ai thotë me sinqeritet: “Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.” Sipas këtij qëllimi, edhe ky ka shpërblimin e njëjtë me të parin. Dhe një rob të cilin Allahu e ka furnizuar me pasuri, por jo edhe me dituri, e ky e keqpërdor pasurinë e vet pa dituri. Krahas pasurisë nuk ia ka frikën Allahut, nuk u ndan të afërmve dhe nuk e di se edhe Allahu ka në to hak. Ky është në pozitën më të poshtër. Dhe një rob të cilin Allahu nuk e furnizoi as me dije as me pasuri, e ai thotë: “Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.” Sipas qëllimit, edhe ky e ka dënimin e njëjtë me të fundit.”
Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu
E dyta: Ta ndiejë të keqen e gjynahut dhe dëmin e tij. Kjo do të thotë se pendimi i vërtetë nuk mund të jetë krahas ndjenjës së kënaqësisë dhe gëzimit kur i kujton gjynahet e kaluara, ose kur lakmon kthimin e tyre në të ardhmen. Ibni Kajjimi në dy librat e tij “Ed-dau ved-devau” dhe “El-fevaid” ka cekur dëmet e shumta që sjellin gjynahet. Prej tyre janë: mosarritja deri te diuria, egërsimi i zemrës, vështirësimi i çështjeve, dobësimi i trupit, humbja e respek-tit, largimi i bereqetit, pakësimi i suksesit, ngushtimi i shpir-tit, lindja e problemeve, adaptimi në gjynahe, mosrespekti ndaj Allahut, mosrespekti ndaj njerëzve, mallkimi i kashëve ndaj tij, veshja e petkut të nënçmimit, vulosja e zemrës, hyrja në mallkim, mospranimi i duave, shtimi i turbullirave në tokë dhe në det, zhdukja e xhelozisë, humbja e turpit, ndërprerja e nimeteve, ardhja e dënimit, trishtimi i zemrës së gjynahqarit, mbetja në robëri të shejtanit, përfundimi i keq në këtë botë dhe dënimi i dhembshëm në botën tjetër.
Njohja e pasojave të rënda që sjellin gjynahet e dety-ron besimtarin të largohet nga gjynahet në tërësi. Disa njerëz kalojnë prej një gjynahu në një gjynah tjetër për disa shkaqe. Ndër to janë:
1) beson se dëmet e gjynahut tjetër janë më të lehta;
2) shpirti i anon më tepër, kurse epshi e nxit;
3) rrethanat e këtij gjynahu janë më të volitshme, përkundër të tjerave, të cilat kërkojnë më tepër përgatitje dhe kushtet nuk i kanë të gatshme dhe të plota;
4) shoqëria e tij ende shkon pas gjynaheve, prandaj atij i vjen vështirë të ndahet prej tyre;
5) nganjëherë personit gjynahu i sjell autoritet dhe pozitë në shoqëri dhe i vjen vështirë që ta humbë këtë pozitë, prandaj edhe vazhdon në këtë gjynah, mu si disa qeveritarë të cilët bien pre e sherrit dhe e fesatit. Prej tyre ishte edhe Ebu Nuvasi, i cili, kur u këshillua dhe u qortua për këmbë-nguljen në gjynahe prej Ebul Atahijjes, poetit fetar, tha:
A mendon, o Atahijje,
unë t’i lë këto zbavitje?
Ta shkatërroj me adhurime
unë në popull pozitën time?
E treta: Ta shpejtojë njeriu teuben e mos ta vonojë, sepse vonimi i saj në thelb është gjynah që kërkon teube të sërishme.
E katërta: Të frikësohet se mos teubeja e tij është e mangët dhe mos të garantohet se i është pranuar e pastaj t’i mbështetet vetes dhe të sigurohet nga ndëshkimi i Allahut.
E pesta: Ta kompensojë atë që i ka kaluar nga haku i Allahut, për shembull, nxjerrja e zekatit që nuk e jepte më parë, sepse zekati është hak (e drejtë) e të varfërit.
E gjashta: Ta braktisë vendin e gjynahut, nëse prania atje e fut në gjynah.
E shtata: Ta braktisë atë që i ndihmoi në gjynah (kjo pikë dhe ajo më parë janë urtësi të hadithit “vrasësi i njëqindëve”, i cili do të ceket më vonë).

Allahu thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Zuhruf: 67)
Bashkëpunëtorët në të keqe do të mallkojnë njëri-tjetrin Ditën e Gjykimit. Andaj është detyrë jotja, o i penduar, të largohesh nga ata dhe t’i shkëpusësh të gjitha lidhjet, të kesh kujdes nga ata, nëse nuk ke mundësi t’i thërrasësh në rrugën e shpëtimit. Gjithashtu, ruaju mos të të tërheqë shejtani dhe ta zbukuron kthimin te ta nëpërmjet thirrjes tënde në rrugën e shpëtimit, kur ti e di se je i dobët dhe nuk mund t’u rezistosh.
Kemi shumë raste ku disa persona janë kthyer përsëri në gjynahe duke i përtërirë lidhjet me shokët e mëparshëm.
E teta: Shmangia e gjërave të ndaluara, si p.sh.: pijet alkoolike, veglat muzikore, fotografitë dhe filmat e shfrenu-ar (pornografikë), tregimet erotike dhe statujat. Ato duhen thyer, shmangur ose djegur.
Është e domosdoshme zhveshja e të gjitha rrobave të xhahilijjetit nga i penduari në prag të marrjes së qëndrimit islam. Sa prej rasteve kemi që janë bërë shkak këto rroba që të penduarit të kthehen nga pendimi i sinqertë dhe ta shtrembërojnë rrugën e tyre pas udhëzimit. Lusim Allahun të na forcojë!
E nënta: Të zgjedhë shokë të mirë, të cilët do t’i ndihmojnë për t’i zëvendësuar të këqijtë. Gjithashtu, duhet të ma*rrë pjesë në tubimet ku përmendet Allahu dhe zhvillohet dija, në mënyrë që ta mbushë kohën me gjërat që i sjellin dobi e mos të gjejë vend shejtani për t’ia përkujtuar të kaluarën.
E dhjeta: Ta pastrojë trupin e tij, të cilin e ka mbajtur me fitim të palejueshëm, dhe ta shpenzojë fuqinë e tij duke e respektuar Allahun.
E njëmbëdhjeta: Ta bëjë teuben para gargarës (para se t’i vijë fryma në fyt) dhe para se të lindë Dielli nga perëndimi. “Gargara” është zëri që del nga fyti me rastin e daljes së shpirtit. Qëllimi parësor është që teubeja të bëhet para se të ndodhë kijameti i vogël (vdekja) dhe kijameti i madh (shkatërrimi i botës), duke pasur për argument fjalën e Pejgamberit alejhi selam: “Kush pendohet para gargarës, Allahu ia pranon teuben.” Dhe: “Kush pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, Allahu ia pranon pendimin.”
(Transmeton Muslimi)

I MADH

Këtu do të përmendim shembuj të pendimit në kohën e gjeneratës së parë, në kohën e sahabëve të Pejgamberit alejhi selam.
Transmetohet nga Burejde (radijAllahu anhu), se Maiz bin Malik el-Eslemi erdhi tek i Dërguari dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, unë i kam bërë zullum vetes dhe kam bërë zina, dëshiroj të më pastrosh!” Pejgamberi e ktheu. Të nesërmen erdhi prapë dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam bërë zina.” Ai prapë e ktheu. Pejgamberi alejhi selam dërgoi dikë te populli i tij dhe pyeti: “A mos dini diçka në është i sëmurë nga mendtë?” Ata thanë: “Ne dimë se mendjen e ka të plotë dhe me sa shohim është prej të mirëve.” I erdhi ai edhe për të tretën herë. I Dërguari prapë pyeti për të dhe e informuan se nuk ka gjë dhe është i shëndoshë. E kur i erdhi edhe për të katërtën herë e hapi një gropë për të, urdhëroi që të gurëzohet dhe ashtu u bë. Burejdeja tha: “Pastaj erdhi Gamidija dhe i tha: “O i Dërguari Allahut, unë kam bërë zina, më pastro!” Edhe atë e ktheu. Të nesërmen i tha: “Pse më kthen? A do të më kthesh siç e ke kthyer Maizin? Për Zotin, unë jam me barrë.” Atëherë tha: “Nëse jo, atëherë shko derisa ta lindësh.” Kur lindi, i erdhi me fëmijën në pelena dhe i tha: “Ja, ky është, e kam lindur.” Ai ia ktheu: “Shko dhe ushqeje derisa ta ndash nga gjiri.” Kur e ndau nga gjiri, erdhi së bashku me fëmijën, i cili në dorën e tij mbante një copë bukë, dhe i tha: “Ja, o i Dërguari i Allahut, e kam ndarë nga gjiri dhe po ushqehet vetë.” Atëherë ia dha në mbrojtje fëmijën njërit prej muslimanëve, urdhëroi që t’i hapet një gropë deri në gjoks dhe dha urdhër te njerëzit që ta gurëzojnë. Halid bin Velidi mori një gur dhe e gjuajti në kokë, saqë gjaku i saj e spërkati fytyrën e Halidit, e ky e shau. Pejgamberi alejhi selam e dëgjoi sharjen e tij dhe i tha: “Ngadalë, o Halid, se pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, ajo ka bërë një teube që, sikur ta kishte bërë mbledhësi i tatimeve (haraxhit dhe zekatit), do t’i falej. Pastaj ia fali namazin e xhenazes dhe e varrosën.”
Transmeton Muslimi
Sipas një transmetimi tjetër tregohet se Umeri i ka thënë të Dërguarit të Allahut: “O i Dërguar i Allahut, njëherë e gurëzove e pastaj po ia fal edhe xhenazen?!” Pejgamberi ia ktheu: “Ka bërë një teube që, sikur t’u ndahej shtatëdhjetë banorëve të Medinës, do t’u mjaftonte. A ke gjetur diçka më të vlefshme se ajo që sakrifikoi vetveten për Allahun?!”
Transmeton Abdur-Rezaku në koleksionin e tij.


ENDIMI I FSHIN TË KALUARAT

Dikush mund të thotë: Dëshiroj të pendohem, por çfarë më garanton faljen e Allahut nëse pendohem? Unë dëshiroj të ndjek rrugën e sigurtë, por më ndërhyn ndjenja e dyshimit. Sikur ta dija se Allahu m’i fal gjynahet, do të pendohesha!
I them atij: Atë që ti ndien në shpirtin tënd e kanë ndier në shpirtrat e tyre edhe të tjerë para teje, sahabët e Resulull-llahut alejhi selam.
Sikur të ndalesh pak e të mendosh për këto dy rastet vijuese, hamendja ka për t’u larguar nga shpirti yt, me lejen e Allahut.
Imam Muslimi (rahimehull-llah) na përcjell rastin e pranimit të Isla*mit nga Amër ibën Asi, i cili thotë: “Kur Allahu e dashuroi Islamin në zemrën time, i shkova Pejgam-berit alejhi selam dhe i thashë: “Zgjate të djathtën, se dua të ta jap besën.” E zgjati të djathtën e unë i tërhoqa duart e mia. Atëherë më tha: “Ç’ke, o Amër?” I thashë: “Desha të shtroj disa kushte.” Ai më tha: “Çfarë kushtesh?” I thashë: “Të më falen gabimet!” Ai ma ktheu: “A nuk e di, o Amër, se Islami i fshin të kaluarat, edhe hixhreti i fshin të kaluarat, por edhe haxhi i fshin të kaluarat?”
Imam Muslimi transmeton, nga Ibni Abbasi (radijAllahu anhuma), se disa njerëz nga mushrikët kanë bërë vrasje, saqë e kanë tepruar, gjithashtu kanë bërë zina, saqë e kanë tepruar. Pastaj erdhën te Muhammedi alejhi selam dhe e pyetën: “Ajo që po thua dhe po ajo në të cilën na thërret është vërtet e mirë. Sikur të na lajmëroje se, për atë që kemi bërë, ka falje, atëherë do ta pranonim!” Atëherë zbriti ajeti kur’anor: “Dhe ata që përveç Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeri përveç kur e meriton, në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin.” (Furkan: 68)
Gjithashtu ajeti tjetër: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.” (Zumer: 53)


A MË FAL ALLAHU?

Ti mund të thuash: Dëshiroj të pendohem, por gjynahet e mia janë të shumta. Nuk ka lloj prej punëve të ndyra që nuk e kam bërë, saqë nuk e di se a mund të m’i falë Allahu?
Por të them ty, or vëlla, se ky problem nuk është vetëm yti, por i shumicës së atyre të cilët dëshirojnë të pendohen. Më kujtohet rasti i një të riu, i cili m’u drejtua me pyetje duke më treguar se ka filluar të bëjë gjynahe qysh në vitet e hershme, se si ai kishte kaluar vetëm të shtatëmbëdhjetat kurse regjistri i tij ishte përplot me veprime të ndyra, të mëdha e të vogla, nga të gjitha llojet, me të gjitha moshat. Ai kishte dhunuar një vajzë të vogël, kishte bërë një mori vjedhjesh dhe më në fund thotë: “Unë jam penduar tek Allahu xhel-le shanuhu. Tani zgjohem natën dhe fal namaz, i agjëroj të hënat dhe të enjtet, lexoj Kur’an çdo herë pas namazit të sahabut. A thua, a pranohet pendimi im?”
Është bazë tek ne, si ithtarë të Islamit, t’i kthehemi burimit, Kur’anit dhe Sunetit, kur janë në pyetje dispozitat, zgjidhjet dhe ilaçet. Kur i kthehemi Kur’anit, aty gjejmë Fjalën e Allahut:
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është që shumë fal dhe është Mëshirues. Dhe kthehuni tek Zoti juaj dhe pendojuni Atij.”(Zumer:53,54)
Ja, pra, kjo është përgjigjja e saktë për problemin e sipërpërmendur dhe është aq e qartë, saqë nuk ka nevojë për sqarim. Ndërsa të menduarit se gjynahet janë më të mëdha se vetë falja e Allahut rrjedh nga mosbindja e personit në gjerësinë e rahmetit të Allahut, nga mungesa e besimit në fuqinë e Allahut për t’i falur të gjitha gjynahet, nga dobësimi i një virtyti të rëndësishëm prej virtyteve të zemrës, e ajo është shpresa, dhe mosbesimi në fuqinë e pendimit në shlyerjen e gjynaheve të kaluara.
Tani do t’i përgjigjemi çdonjërës prej këtyre dilemave:
E para: Mjafton për të si sqarim Fjala e Allahut:
“Mëshira Ime përfshin çdo gjë.” (A’raf: 156)
E dyta: I mjafton hadithi kudsijj dhe i vërtetë: “Thotë Allahu: “Kush e di se Unë kam fuqi për t’i falur gjynahet, ia fal atij dhe nuk më vjen vështirë, nëse nuk më bën tjetërkë ortak.”
Transmeton Taberaniu dhe Hakimi
Qëllimi i këtij hadithi është kur robi ta takojë Zotin e tij në ahiret.
E treta: Këtë dilemë do ta shërojë hadithi kudsijj vijues: “O bir i Ademit, çdoherë që më thërret dhe më lutesh, Unë t’i fal ato që i ke bërë dhe nuk më vjen vështirë. O bir i Ademit, sikur të arrijnë gjynahet e tua kupën e qiellit, e pastaj të më kërkosh falje, do të të fal dhe nuk më vjen rëndë. O bir i Ademit, sikur të vish tek Unë me gjynahe sa është toka, dhe më takon pa më bërë askë ortak, do të të vij me falje sa është toka.”
Transmeton Tirmidhiu
E katërta: I mjafton hadithi i Resulull-llahut alejhi selam kur thotë: “Ai që pendohet nga gjynahu, është si ai që nuk ka bërë gjynah fare.” Transmeton Ibni Maxhe.
Atij që e vështirëson faljen e Allahut për gjynahet e tij të grumbulluara, po ia përkujtojmë hadithin në temën vijuese.


TEUBEJA E VRASËSIT TË NJËQIND VETAVE

Nga Ebi Seid El-Huderiu transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nga ata që kanë qenë para jush, ka qenë një njeri që i ka mbytur 99 veta. Pastaj kërkoi njeriun më të ditur në sipërfaqe të tokës. Atë e drejtuan te një prift, të cilit i shkoi dhe e pyeti: “Për një që ka mbytur 99 veta, a ka teube?” Ai iu përgjigj: “Jo.” E ky edhe këtë e mbyti dhe i plotësoi njëqind. Pastaj prapë kërkoi njeriun më të ditur në sipërfaqe të tokës. E drejtuan te një njeri i ditur dhe e pyeti: “Për një njeri që i ka mbytur njëqind veta, a ka teube për të? Ai iu përgjigj: “Po, e kush mund ta ndajë atë nga teubeja?!” Pastaj vazhdoi: “Shko në filan vend, në të cilin ka njerëz që i bëjnë ibadet Allahut dhe adhuro Allahun së bashku me ta, e mos u kthe në vendin tënd, se ai është vend i fesatit.” Mori rrugën dhe, pasi e kaloi gjysmën e rrugës, i erdhi vdekja. Atëherë ranë në dilemë melaiket e rahmetit dhe melaiket e dënimit. Melaiket e rahmetit thanë: “Ai u pendua dhe u drejtua me zemrën e tij kah Allahu.” Melaiket e dënimit thanë: “Ai kurrë një punë të mirë s’e ka bërë.” Atëherë u erdhi një melek në formë të njeriut dhe e bënë ndërmjetësues të tyre. Ai u tha: “Mateni largësinë mes dy vendeve dhe, te cili është më afër, atij i takon. Kur e matën, e panë se është më afër vendit ku dëshironte të shkonte dhe e morën melaiket e rahmetit.”
Transmeton Buhariu, Muslimi
Në një transmetim tjetër të vërtetë thuhet: “Ka qenë më afër fshatit të mirë për një pëllëmbë dhe u konsiderua prej tyre” Kurse në një transmetim tjetër, gjithashtu të vërtetë, thuhet: “E urdhëroi Allahu njërin fshat të largohet e tjetrin të afrohet dhe u tha: “Mateni largësinë e të dyve”, dhe e panë se është më afër fshatit për një pëllëmbë, ashtu që iu falën gjynahet.”
Po, po kush mund ta ndajë atë nga teubeja?! E ti që dëshiron të pendohesh, a mos të duken gjynahet e tua më të mëdha se të këtij personi të cilit Allahu ia fali?! Kurrsesi, atëherë pse dëshpërohesh?!
Por çështja, more vëlla musliman, është edhe më e çuditshme se kjo. Studio pak Fjalën e Allahut:
“Ata që përveç Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton, në bazë të drejtësisë, dhe nuk bën kurvëri, ndërsa kush e punon këtë, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfisho-het dënimi Ditën e Kijametit dhe aty mbe*tet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepra të mira, Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj ai fal shumë” (Furkan: 68:70)
T’i hedhim një shikim Fjalës së Tij: “Të tillëve Allahu ua shndërron të këqijat në të mira”, na e bën të qartë sa i mëshirshëm është Allahu ndaj nesh. Dijetarët thonë se shndërrimi këtu është dy llojesh:
I pari: Shndërrimi i vetive të këqija në veti të mira ashtu siç shndërrohet shirku në iman, zinaja në nder dhe pastërti, gënjeshtra në drejtësi, tradhtia në besueshmëri, e kështu me radhë.
E dyta: Shndërrimi i të këqijave me të mira Ditën e Kijametit. Mendo pak në Fjalën e Allahut: “Ua shndërron Allahu të këqijat në të mira.” Ai nuk tha: “Çdo të keqe do ta shndërrojmë me çdo të mirë që do të bëjnë, sepse ato mund të jenë më pak, baraz apo më shumë me numër apo me peshë, po kjo matet sipas sinqeritetit të të penduarit dhe vlerës së pendimit të tij. Po a ka nimet më të madh se ky? Tani shiko sqarimin e kësaj dhuntie hyjnore në këtë hadith të bukur:
Nga Abdur-rahman bin Xhubejri transmetohet se Ebi Tavil Shatb el-Memdudi i ka ardhur Pejgamberit alejhi selam, kurse në disa versione të tjera thuhet: “I ka ardhur një plak i shtyrë në moshë, saqë vetullat i kishin rënë mbi sy, i mbështetur në shkop, iu afrua Pejgamberit alejhi selam dhe i tha: “Më trego për një njeri që i ka bërë të gjitha gjynahet dhe nuk ka lënë asgjë prej tyre pa punuar, pra i ka bërë të gjitha, qofshin të vogla apo të mëdha.” Në një version tjetër: “ka bërë çdo gjë që i ka ardhur në dorë, saqë, sikur të shpërndahej gjynahu i tij në mes banorëve të tokës, prapë do t’i shkatërronte ata.) A ka vend për pendim? Alejhi selami tha: “A je bërë musliman?” Njeriu tha: “Sa më përket mua, unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Allahut.” Atëherë Resulull-llahu i tha: “Bë vepra të mira dhe lëri të këqijat, ashtu që Allahu të t’i shndërrojë të gjitha në të mira.” I mahnitur i tha: “Edhe tradhtitë edhe krimet e mia?!!!” Pejgamberi iu përgjigj: “Po!” Atëherë njeriu filloi të brohorasë: “Allahu Ekber!”, dhe vazhdoi kështu derisa humbi nga shikimet tona”
Transmeton Taberaniu dhe Bezzari
Tani disa nga të penduarit mund të pyesin: Unë, derisa isha në rrugë të humbur, nuk kam falur namaz, isha jashtë bazave islame, por i kam bërë disa vepra të mira. A më llogariten edhe pas pendimit apo i ka marrë era?!
Edhe për të ka përgjigje: Transmetohet nga Urve ibni Zubejri se Hakim ibni Hazami e ka lajmëruar se ai i ka thënë Pejgamberit alejhi selam: “O Resulull-llah, ç’thua për disa punë me të cilat doja të arrija sevap në xhahilijjet, siç është sadakaja, lirimi i robërve dhe vizita e farefisit, a ka për to shpërblim?” Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj: “Kur je bërë musliman, i ke ma*rrë edhe të gjitha të mirat që i ke bërë më parë.”
Transmeton Buhariu
Gabimet falen, të këqijat shndërrohen në të mira, të mirat e kohës së xhahilijjetit po përcillen te personi edhe pas pendimit, atëherë çka mbeti?!!!



SI TË VEPROJ KUR BËJ GJYNAH?

Mund të thuash: Nëse bëj ndonjë gjynah, si të pendohem nga ai menjëherë? A ka ndonjë punë që duhet bërë pas teubes në moment?
Përgjigjja është kjo: Pas braktisjes së gjynahut, duhet të bëhen dy gjëra:
E para: Pendimi me zemër, vendosja për moskthim. Ky është rezultat i frikës ndaj Allahut.
E dyta: Aktivizimi i trupit me mirësi të ndryshme, në mesin e tyre edhe me namazin e teubes, ndërsa teksti i tij është si vijon:
Transmetohet nga Ebu Bekri (radijAllahu anhu), se ai ka thënë:
“Kam dëgjuar Resulull-llahun alejhi selam duke thënë: “Çdo njeri i cili bën gjynah, pastaj ngrihet dhe pastrohet, fal (dy rekate) dhe kërkon falje nga Allahu, Allahu atë do ta falë.” Pastaj lexoi këtë ajet: “Ata të cilët, kur bëjnë ndonjë mëkat të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre. E kush i fal mëkatet përveç Allahut? E që, duke e ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).” (Ali Imran 135)
Hadithin e transmetojnë Es’habus-sunen
Ndërsa në disa transmetime të tjera të vërteta ekzistojnë edhe disa veçori të tjera të namazit, të cilat i fshijnë gjynahet. Këtu, do t’i cekim shkurtimisht këto veçori:
1) Nga Ukbe ibni Amiri transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Zotit ka thënë: “Çdonjëri që merr abdest dhe e merr abdestin me përpikëri e pastaj i fal dy rekate, i për-qendruar me zemrën dhe fytyrën e tij, atij do t’i bëhet borxh xheneti.”
Abdesti sjell shumë dobi, se me përpikmërinë e marrjes së abdestit dalin gjynahet nga gjymtyrët e lagura së bashku me ujin apo me pikën e fundit të ujit. Gjithashtu, nga mirësitë e abdestit janë Bismil-lahi në fillim dhe duatë pas mbarimit. Ato janë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Alla-hut, i vetëm është, nuk ka ortak dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij” Ose duanë: “O Allah, më bë nga të penduarit dhe më bë nga të pastërtit.” Ose duanë: “Lavdia të qoftë Ty, o Allah, dhe duke të Të falënderuar dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Teje. Kërkoj falje prej Teje dhe pendohem tek Ti.” Këto lutje, që bëhen pas marrjes së abdestit, kanë shpërblim të madh.
2) Ngrihet dhe fal dy rekate.
3) Përqendrohet me zemrën dhe fytyrën e tij në atë namaz.
4) Të mos hutohet.
5) Dhikrin dhe përlushmërinë ndaj Allahut i bën me respekt të plotë.
6) Pastaj i kërkon falje Allahut (i bën istigfar)
Ndërsa rezultati i saj është:
1) I falen gjynahet e bëra më parë.
2) I bëhet borxh xheneti.
E dyta: Të bëhen sa më shumë vepra të mira dhe sjellje të bukura. A ju kujtohet Umeri (radijAllahu anhu), kur e kuptoi gabimin e tij me Resulull-llahun në polemikën që u zhvillua në marrëveshjen e Hudejbisë, e pas saj tha: “Kam bërë pastaj për këtë gabim vepra të mira (për shlyerjen e gjynahut).”
Mendo pak në shembullin që ceket në këtë hadith të vërtetë: “Shembulli i atij që bën vepra të këqija e pastaj u kthehet veprave të mira, është si shembulli i një njeriu që ka pasur një mburojë (rrobë e hekurt që vesh luftëtari) të ngushtë, nga e cila gati ngulfatej, pastaj e ka bërë një vepër të mirë dhe i është çliruar një hallkë, pastaj e ka bërë edhe një tjetër dhe i është çliruar edhe një hallkë. Kështu vazhdoi derisa është çliruar nga mburoja.”
Transmeton Taberaniu
Veprat e mira e lirojnë njeriun nga burgu i gjynaheve dhe e nxjerrin në botën e gjerë të përkushtimit.
Për ty, vëlla i dashur, po sjellim edhe këtë tregim këshillu-es:
Transmetohet nga Ibni Mes’udi, i cili ka thënë: “Erdhi një njeri te Muhammedi aleji selam dhe i tha: “O Resulull-llah, kam takuar një grua në një kopsht dhe kam bërë me të çmos, përveç marrëdhënieve intime. E kam puthur dhe e kam përkëdhelur, por nuk kam bërë diçka tjetër. Ti më dëno mua si të duash.” Pejgamberi alejhi selam nuk i tha asgjë, atëherë njeriu shkoi. Umeri tha: “Allahu do t’ia mbulonte gjynahun, sikur ta mbulonte ky vetë.” Pejgam-beri e përcolli ate me shikim dhe tha: “Kthejeni tek unë.” E kthyen tek ai, e Pejgamberi recitoi: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, si dhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Hud: 114) Muadhi tha: (Sipas një versioni tjetër Umeri tha “O i Dërguar i All-lla-hut, ajo është vetëm për të apo edhe për të gjithë njerëzit?” Ai i tha: “Jo, por për të gjithë njerëzit.”
Transmeton Muslimi

KEQBËRËSIT MË PENGOJNË

Dikush thotë: Dëshiroj të pendohem, por keqbërësit nga shoqëria ime e mëparshme më pengojnë dhe më nënçmojnë në çdo vend. Posa dëgjuan se ka disa ndryshime tek unë, filluan të më sulmojnë rrezikshëm. Unë po e ndiej vetën të dobët, si të mbrohem?
Këta persona i këshilloj të bëhen të durueshëm. Ky është caktim i Allahut për t’i sprovuar robërit e Tij të sinqertë, që të dallohen të drejtët nga rrenacakët dhe t’i dallojë Allahu të ndjyrët nga të pastërtit.
Kush vendos t’i përmbahet kësaj rruge dhe ka filluar të hapërojë në të, le të përqendrohet në të. Shejtanët prej xhinëve dhe njerëzve e inspirojnë njëri-tjetrin që t’i kthejnë të penduarit në të kaluarën, e ata nuk duhet t’i dëgjojnë. Ata në fillim thonë: “Ky është shqetësim i përkohshëm, shpejt do të të kalojë. Kjo është vetëm krizë momentale.” Çudia më e madhe është se disa prej keqbërësve, në fillim të pendimit, i thonë shokut të tyre: “Shpresojmë se nuk të ka kapur ndonjë e keqe!”
Gjithashtu është për t’u çuditur se njëra prej femrave, kur dashnori i saj ia mbylli telefonin në fillim të bisedës, sepse ai është penduar dhe nuk dëshiron të vazhdojë në gjynah, ajo e thërret përsëri dhe i thotë: “Ndoshta të ka kaluar shqetësimi?!” Ndërsa Allahu thotë:
“Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve. Sunduesin e njerëzve. Të Adhuruarin e njerëzve. Prej të keqes së cytësit që fshihet, i cili bën cytje në zemrat e njerëzve. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët apo njerëzit.” (Nas: 1-6)
Kush ka përparësi që të respektohet: Zoti yt, apo shokët e së keqes?
Duhet ta dish se ata do të të pengojnë në çdo vend dhe do të mundohen të të kthejnë në rrugën e humbjes me çdo mënyrë. Më kanë treguar se, pas pendimit, njëra nga ish-shoqet e tij e urdhëronte shoferin e saj t’i vihet pas, ndërkohë që ai ishte në rrugë për në xhami, ndërsa ajo i flet atij nga dritarja.
Në këtë rast:
“Allahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në jetën e botës tjetër.” (Ibrahim: 27)
Keqbërësit do të përpiqen t’ua përkujtojnë të kaluarën dhe në çdo mënyrë t’ua përkujtojnë gjynahet e bëra, sikur kujtimet, thirrjet telefonike, fotografitë, letrat etj. Ata nuk guxojnë t’i dëgjojnë, por të kenë kujdes nga mashtrimet e tyre dhe le të përkujtojnë rastin e Ka’b bin Malikut, sahabit të ndershëm, kur i Dërguari i Allahut urdhëroi sahabët që ta bojkotojnë atë për shkak të mospjesëmarrjes së tij në betejën e Tebukut, derisa të jepte leje Allahu. Gjatë kësaj kohe mbreti i Gassanëve i dërgoi një letër, ku i tha: “Kemi dëgjuar se shoku yt ka hequr dorë prej teje, por Allahu nuk të ka lënë në vend të shkretë dhe të humbur. Eja tek ne, se do të të ndihmojmë.” Kështu, jobesimtari dëshiron ta për-fitojë besimtarin, që ai të dalë nga Medina dhe të shkatë-rrohet në vendin e kufrit. Por cili ishte qëndrimi i këtij sahabi të ndershëm?! E ja se çka tha Ka’bi: “Porsa e lexova letrën thashë: “Edhe kjo është gji*thashtu sprovë!” E futa në zjarr dhe e dogja.”
Kështu le të qëndrojë çdo besimtar ndaj kujdo që i dërgon letër, mash*kull apo femër. Le ta djgin derisa të bëhet hi dhe le ta përkujtojnë zjarrin e xhehenemit derisa janë duke e djegur. Allahu thotë:
“Ti, pra, bë durim, se premtimi i Allahut është i saktë, e kurrsesi mos të të luhasin ata që janë të dyshimtë.” (Rum: 60)


ATA MË KËRCËNOHEN!

Dëshiroj të pendohem, porse shokët e mi të mëparshëm më kërcënohen se do t’i nxjerrin në shesh marrëzitë e mia dhe do t’i përhapin fshehtësitë e mia në masë. Ata kanë fotografi dhe dëshmi, e unë kam frikë për autoritetin tim. Unë jam tepër i shqetësuar!
Atij i themi: Luftoji bashkëpunëtorët e shejtanit, se kurthi i tyre është e dobët. Këto janë vetëm presione nga ndihmësit e Iblisit. Ata të grumbullohen, por para sabrit dhe këmbëngulësisë së besimtarit shumë shpejt shpërndahen dhe shkatërrohen.
Dije se, nëse vazhdon të ecësh me ta dhe u nënshtrohesh dëshirave të tyre, ata do të tubojnë edhe më shumë material kundër teje. Ti kështu do të jesh i dështuar, si në fillim ashtu edhe në fund. Atëherë, pra, mos i dëgjo ata dhe kërko ndihmë prej Allahut kundër tyre dhe thuaj: “Më mjafton mua Allahu; sa ndihmëtar i mirë është Ai.” Resulull -llahu, kur frikësohej nga të këqi*jat e një populli, thoshte: “O Allah, ne t’i lëmë Ty qafat e tyre dhe të kërkojmë ndih-më nga të këqijat e tyre.”
Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi
Vërtet rasti është shumë i vështirë. Keqbërësi lajmëron në telefon besimtaren e gjorë dhe të penduar dhe i thotë: “I kam incizuar bisedat e tua, gjithashtu kam edhe fotografi të tuat. Nëse nuk pranon të da*lësh me mua, do të të poshtëroj te familja.” Vërtet këto fjalë janë prekëse, prandaj edhe gjendja e saj nuk mund të nëpërkëmbet.
Shiko, se çfarë lufte zhvillojnë bashkëpunëtoret e shejtanit me të penduarit nga radhët e këngëtarëve dhe këngëtareve, aktorëve dhe aktoreve. Ata publikojnë produksionet më të marra të tyre, si në media ashtu edhe në treg, me qëllim presioni dhe lufte psikike. Por mos të harrojmë se Allahu është me takvalitë dhe teubexhitë. Ai është edhe kujdestar i besimtarëve. Nuk i nënçmon dhe nuk i lë të vetëm. Çdo rob që i është mbështetur Allahut, asnjëherë nuk është poshtëru-ar. Dije se pas çdo vështërsie ka lehtësim dhe pas çdo ngushtësie ka lirim.
Vëlla i dashur, për ty po paraqesim një tregim të prekshëm, që dëshmon qartë për atë që themi. Ky është tregimi i sahabit të ndershëm Murthid bin Ebi Murthid El Ganevi, i cili ka flijuar duke i mbartur muslimanët e dobët fshehurazi prej Mekës në Medine.
“Ka qenë një njeri që quhej Murthid bin Ebi Murthid. Ai iu mbarte robërit prej Mekës dhe i çonte në Medine. Ndërsa në Mekë ka qenë një femër lavire, që quhej Anaka, të cilën ai e kishte shoqe. Ai i kishte premtuar një njeriu nga robërit e Mekës se do ta dërgonte në Medine. Rastin e tij ai e rrëfen kështu: “Duke ecur rrugës arrita deri te një strehë e një muri të Mekës, në një natë plot hënë. Në moment erdhi Anaka. Ajo vërejti errësirën e hijes sime përskaj murit dhe filloi të vijë drejt meje. Kur u afrua afër, më njohu dhe tha: “Murthidi?!” Iu përgjigja: “Po, Murthidi.” Ajo më tha: “Mirë se ke ardhur, eja dhe buaj tek ne sonte.” Unë i thashë: “O Anaka, Allahu e ka ndaluar zinanë.” Atëherë klithi: “O banorët e çadrave, ky njeri është duke transportuar robërit tuaj!” Menjëherë filluan të më ndjekin tetë veta e unë ia mësyva Mandemit (kodër e njohur te njëra nga hyrjet e Mekës) dhe u ndala te një shpellë, duke hyrë brenda. Ata m’u afruan aq shumë, saqë për pak preknin kokën time. Por, Allahu i qorroi e pastaj u kthyen. Iu kthe*va shokut tim dhe fillova ta mbaj. Ishte shumë i rëndë. E afrova te një vend më i sigurtë, ia zgjidha prangat dhe e mbajta ashtu i lodhur derisa arrita në Medine. Shkova te Pejgamberi alejhi selam dhe i thashë dy herë: “Pejgamber i Allahut, dua të marto-hem me Anakën.” Pejgamberi heshti dhe nuk u përgjigj, derisa zbriti ajeti: “Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë vetëm se me ndonjë lavire ose idhujtare, edhe lavirja, me të nuk do të duhej të martohet kush, vetëm se ndonjë lavir ose idhujtar.” (Nur: 3)
Atëherë Pejgamberi alejhi selam tha: “O Murthid, zinaqari nuk marton kë përveç zinaqares apo mushrikes dhe zinaqarja nuk marton kë përveç zinaqarit apo mushrikut, prandaj edhe mos u marto me të.”
Transmeton Tirmidhiu
A e sheh se si Allahu i mbron ata të cilët besojnë dhe si është në anën e bamirësve?
Edhe nëse të ndodhë më e keqja, së cilës i frikësohesh, dhe të zbulohen disa gjynahe, aq sa çështja kërkon sqarim, sqarojua qëndrimin tënd të tjerëve. Thuaju. “Po, vërtet kam qenë gjynahqar e tani jam penduar tek Allahu. Tani, çka dëshironi prej meje?!”
Ta kemi parasysh të gjithë, se turpi i vërtetë është ai që do të zbulohet para Allahut në Ditën e Kijametit, Ditën e përçmimit të madh, jo para njëqind apo dyqind, një mijë apo dy mijë, por në dëshminë e të gjitha krijesave, melaikeve, xhinëve dhe njerëzve prej Ademit e deri te njeriu i fundit.
Ejani të kthehemi së bashku te duaja e Ibrahimit alejhi selam:
“Mos më turpëro ditën kur do të ringjallemi. Ditën kur nuk bën dobi as pasuria as fëmijët. (Ka dobi) vetëm ai që i paraqitet Allahut me zemër të shëndoshë.” (Shuara: 87-89)
Mbrohu në momentet e vështira me duatë pejgamberike: “O Zot, mbuloji të metat tona dhe sigurona nga ajo që kemi frikë. O Zot, na bë (të fortë) t’u hakmerremi atyre që na kanë bërë zullum. Na ndihmo kundër atyre që na kanë bërë padrejtësi. O Zot, ndërpreje dashakeqësinë e armiqve dhe ziliqarëve ndaj nesh!”









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
Dëshiroj të pendohem, por...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Deshiroj te pendohem por......!!
» Dua të pendohem me ardhjen e Ramazanit, por...
» Dëshiroj të të përgjigjem…
» DËSHIROJ TË BËHEM...!
» Atë që e dua për vete ua dëshiroj të tjerëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Shkarkime (dowonload) :: Libra Islame-
Kërce tek: